Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow QKF-ja: Festivali i 46-tė i fėmijėve, plot me risi dhe muzikalitet.
QKF-ja: Festivali i 46-tė i fėmijėve, plot me risi dhe muzikalitet.
Tuesday, 10 June 2008
qkfRoland Guli: Festivali i Shkodrës është festivali i Shkodrës, kombëtar dhe mbarëkombëtar, dhe në Tiranë nuk kanë pse hyjnë në pazare emrash.  
Shkodër—“Qëndra Kulturore e Fëmijëve” në Shkodër po punon për detajet e fundit për festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve. Ky festival i 46-ti në rradhë i zhvilluar në Shkodër do të vijë me risi të shumta. Kori i fëmijëve i pa zëvëndësueshëm i këtij festivali ka në përbërjen e tij rreth 70 përqind elementa të rinj. Këto fëmijë variojnë nga mosha 5-12 vjeç. Festivali do të ketë 22 këngë dhe të gjitha të interpretuara “live” dhe nga këto tre do të jenë nga qyteti i Shkodrës.  Por risi tjetër është edhe skenografia e cila do të jetë më madhështore dhe parashikohet të kalojë mbi përmasat e skenës së zakonshme. Lidhur me këtë festival më mirë ka sqaruar edhe udhëheqësi artistik i tij Roland Guli.  Ai ka thënë se “ ne kemi bërë një përzgjedhje të 10-të këngëve më të mira të dhjetë viteve të festivaleve të para” dhe kemi ndërmënd të shkojmë te festivali i 50-të ku do të këndohen 20-të këngët më të mira të pikërisht këtyre 50-të festivaleve. Kështu që edhe muzikë e re dhe ajo e nostalgjisë në kohë do të jenë edhe të rejat e këtij festivali të madh.  Patjetër që do të përzgjidhet edhe kënga më e bukur e festivaleve në vite dhe sidoqoftë ka thënë Guli kjo është një risi dhe patjetër e bukur me një votim të lirë nga populli si në skenë dhe ato që e shohin në televizion.
Në fakt Guli ka sqaruar edhe një herë tentativat e shumta që këtë festival të fëmijëve ta transferojnë në Tiranë dhe për këtë thotë se “çdo festival do të ketë vlera, pra festivali i Tiranës nuk ka pse hyn në pazare emrash, sepse festivali i Shkodrës dihet që është kombëtar në fillim dhe tani mbarëkombëtarë”. Guli ka thënë se festivali i Shkodrës “duhet të luftohet në cilësi dhe në këtë rast rritet edhe cilësia e festivalit tonë”. Por, ka precizuar ai, festivali i Shkodrës është festivali i Shkodrës dhe ai kombëtar dhe mbarëkombëtar që mban edhe peshën reale të muzikës për fëmijë. Në fakt ky festival do të mbahet në teatrin “Migjeni” në datat 13, 14 dhe 15 të këtij muaji dhe përgatitjet janë në pragun e fundit të tij.
Gjithmonë përpara se ai të fillojë, vazhdojnë polemikat për transferimin e tij në Tiranë me qëllimin që çdo gjë kombëtare të destinohet në Tiranë, por kjo me sa duket është vetëm arsyeja më e vogël. Arsyeja e madhe është se organizatorë të një festivali të ngjashëm në Tiranë, që tenton ti marrë Shkodrës lavdinë 45-së vjeçare të muzikës për fëmijë, kanë si qëllim edhe marrjen e fondeve të shumta dhe të mëdha që në fakt qytetit më të madh në verior, as ja kanë dhënë ndonjëherë dhe as që kanë për t’ja dhënë kurrë, sepse si zyrat dhe dyert e duhura të financave, nuk janë në Shkodër. Megjithatë qyteti i njohur në këtë drejtim i Shkodrës, vazhdon të prodhojë festivale dinjtozë edhe pse lufta është e ashpër edhe pse fondet nuk janë të mëdha. Muzikantë, regjizore dhe udhëheqës artistikë me përkushtim, japin maksimumin e tyre për të arritur suksesin e rradhës. 

Besi Bekteshi

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page