| Edi Rama: Ilir Meta ėshtė njė mik qė ka humbur rrugėn. |
| Sunday, 08 June 2008 | |
Ilir Meta është një mik që ka humbur rrugën.
Kryeministri sillet si drejtor komunaleje. Shkodër—Kreu i Socialistëve Shqiptarë tashmë e ka bërë Shkodrën një vënd që e viziton shpesh, dhe me sa duket ai dhe të tijët, duan që edhe rrethin dhe qytetin i cili nuk ka votuar asnjëherë me shumicë të majtën, ta kthejë si mendim dhe sidomos si votim nga ky krah. Mbasi ka shkuar në disa fshatra të Shkodrës si Paçram, Bërdicë apo nga Ana e Malit dhe mbasi policia ka ndaluar katër persona në një makinë që po shoqëronte eskortën e kryetarit socialist të cilët i kanë “bërtitur Ramës” me fjalinë “Rroftë Sali Berisha” ky i fundit është prononcuar mediatikisht në kryeqëndrën e veriut. Rama ka thënë se po mbyllet faza e dëgjimit të turit të tij “Dialog me Shqipërinë” dhe kjo fazë sipas tij, ishte dëgjimi i njerzve në çdo qytet dhe çdo fshat. Në shtator ka thënë ai, do të jetë krijimi i ideve të reja të PS-së në bazë të këtij dëgjimi, dhe në funksion të hartimit përfundimtar të programit tonë të ri. 6maj-08 Besi Bekteshi Rama ka theksuar në Shkodër se nuk i pëlqen teoria e bastioneve dhe “unë prandaj kam ardhur shpesh këtu dhe në të gjithë Shqipërinë, sepse kam prekur realitete të reja gjatë gjithë kohës”. Unë kam diçka shumë të veçantë sidomos në komunën e Hajmelit ka thënë Rama, duke treguar se “me sa duket vitin e shkuar ne nuk kemi goditur me kandidaturën dhe pala tjetër ka ditur të identifikojë midis djemve dhe këtë kandidat që e kishin mbështetur edhe socialistët”. Rama tha se aty ishin të kënaqur për të, dhe ky është shëmbulli më i shkëlqyer i asaj që unë them, që për kaq kohë ne “duhet të shkojmë përtej të majtës dhe të djathtës” me kuptimin që socialistë dhe demokratë të ndershëm të bashkohen në funksion të një programi që i përmbush më mirë nevojat e tyre. Ai ka thënë se “nuk duhet të shkosh mbas flamurit të partisë si mbas Berihait, të mos thuash se unë jam në këtë llogore njëherë e përgjithmonë dhe të thuash gabimisht se çfarë do lloj cilësie të ketë përfaqësuesi im unë do të votoj përfaqësuesin tim”. Kurse për kandidaturat e nesërme të PS-së në Shkodër, Rama ka thënë se është shumë herët dhe se është pjesë e dëgjimit të njerve dhe problemeve të tyre dhe që nuk i ka pyetur askush ndonjëherë, por janë përdorur si “mish për top” të fushatave elektorale. Për gjatësinë e fushatës elektorale e cila u pranua nga Rama se do të fillonte në shtator, nga ai u deklaruar se “energjitë duhen shpenzuar për njerzit dhe jo në kutinë e televizorit ku politikanët mbyllen si në big brodher” me sherret dhe konflitet rutinë. Unë e konsideroj jo të gjatë këtë hark kohor që të shkoj personalisht në çdo fshat të Shqipërisë, për të takuar sa më shumë njerëz, ka thënë kreu i PS-së. Pastaj Rama ka akuzuar me shifra për qarkun e Shkodrës duke thënë se “si ka mundësi që 50 përqind e tokave të punueshme janë lënë djerrë”. Kryeministri i Shqipërisë ka thënë Rama, bredh nëpër Shqipëri për të përvehtësuar punët komunale. Ky Kryeministër shkon e inaguron rrugët e shtruara nga kryetarët e komunave dhe nuk thotë ku janë 8000 km e premtuar në rrugët rurale. Ky është i fundit Kryeministër që sillet si drejtor komunaleje ka deklaruar Rama. Rritja e pushtetit të tij me ndryshimin e kushtetutës dhe ndihmën edhe të Ramës në këtë drejtim vetë ky në Shkodër, e ka etiketuar si një “përrallë me kryeministër” sepse kushtetuta është bërë dhe reformuar me sistemin zgjedhor i cili kërkon edhe disa mekanizma të tjerë për të funksionuar. Ky sistem nuk arrin të bëjë maxhoranca të gjëra dhe kështu që kërkon disa mekanizma të tjera, për të garantuar stabilitetin e plot të qeverisjes. Këto ndryshime nuk kanë forcuar Kryeministrin, këto ndryshme ka thënë Rama, po rrisin përgjegjëshmërinë e Kryeministrit dhe të Kuvëndit karshi popullit shqiptar. Çdo të thotë ti japësh pushtet të pakufizuar Kryeministrit kur i jep kopetencën e mocionit të besimit ka pyetur në Shkodër zoti Rama. Pra Kryeministri i thotë popullit se “unë kam këtë reformë dhe në qodftëse kjo reformë në parlament nuk kalon ne shkojmë në zgjedhje” ka përforcuar idenë e tij kreu i PS-së. Kjo nuk është të abuzosh me pushtetin e Kryeministrit, por të rrisësh përgjegjëshmërinë e tij, në raport me reformat dhe qeverisjen dhe kontratat me popullin të cilat nuk mund të kthehen në letra pa vlerë. Nga ana tjetër ndryshimet i japin mundësi Parlamentit që ta shkarkojë Kryeministrin në çdo moment që ka një maxhorancë duke prezantuar natyrisht një alternativë tjetër. Qëllimi i opozitës nuk duhet të jetë të rrëzojë qeverinë në çdo moment, por të çojë përpara vëndin edhe pse është në opozitë. Alternativa e opozitës nuk është rrëzimi i pozitës dhe qeverisë në çdo moment, sepse pikërisht kjo na ka lënë pas me konfulsionet dhe tronditjesh të shkaktuara në mënyrë artificiale. Për mocionin e besimit ne kemi të përgjegjëshëm popullin shqiptar dhe në qoftëse një “ i çmëndur kryeministër, shpërndan parlamentin, këtij të çmënduri populli shqiptar nuk i jep më votë për tu bërë kryeministër”, pra ka thënë ai mocioni besimit është një akt i marrjes së përgjegjësisë përpara popullit në emër të kontratës me të. Ndryshimet në kushtetutë nuk e kanë dobësuar as rolin e Presidentit, sepse ai sot aktualisht është në një konflikt me Kryeministrin dhe Spikeren e parlamentit për shkak të dekreteve të dërguara në kuvënd në funksion të kopetencave të tij. Ku është kufizuar këtu pushteti i Presidentit ka pyetur Rama në Shkodër. Në fakt ka thënë ai, ka shkuar puna këtu që populli mund të na thotë “shkoni në opozitë se e keni presidentin kukull”por këtë e tha, duke sqaruar në mënyrë hipotetike se çfarë ndodh kur zgjedhje e presidentit do të bëhet me 71 vota. Në fakt kjo sjellje e jona për integrimin europian ka të bëjë me avancimin e Shqipërisë dhe është në filozofinë e vetdijes time se “opozita nuk është vetëm pasqyra ku njerzit shohin se sa e shëmtuar është pozita dhe qeveria” por edhe dritarja ku njerzit shohin të ardhmen. Një opozitë e tillë moderne është një opozitë që punon për njerzit dhe punon për vëndin jo vetëm duke demaskuar qeverinë por duke bërë nxitjen e atyre proçeseve që qeveria nguron ose është e pa aftë. Në këtë mënyrë krijohet një impakt shumë më i fuqishëm te partnerët ndërkombëtarë, pasi bëhet fjalë për një konsensus midis forcave politike në raport me këtë problematikë ka thënë Rama. Mos harrojmë se ky nuk është konsensusi i Edi Ramës me Sali Berishën, por i të gjithë shqiptarëve me njëri tjetrin. Politika duhet të përfaqësojë të dy rrymat e mëdha të socialistëve dhe demokratëve shqiptarë që në pikën e integrimit janë bashkë, ka sqaruar idenë e tij mbi konsesuset e mëdha kreu i socialistëve Rama. Ne duhet të marrim një formular të hapit tjetër të integrimit që ka 4000 pyetje dhe pikërisht përgjigja e tyre është një inventar shumë i mirë i punëve dhe i mangësive tona. Rama ka deklaruar se kanë më shumë mundësi koreanoveriorët të lëvizin lirisht se sa shqiptarët dhe ne nuk duhet ta pranojmë këtë izolim, duke qënë avokat të lirisë së lëvizjes së shqiptarëve. Ndërsa për mocionin e shkarkimit të kreut të kuvëndit Topalli, kryetari i PS-së ka deklaruar se nuk ka asnjë tërheqe nga ky mocion, dhe idea e tillë nuk është një qëllim në vetvete, por është e lidhur me faktin se spikeria e parlamnentit, po sillet në mënyrë abuzive me detyrën. Ndërkohë ka thënë Rama ne nuk duam që duke futur mocionin për shkarkim ne nuk duam të krijojmë kushtet e alibisë për të mbajtur jashtë rëndit të ditës imunitetin e Fatmir Mediut si dhe dekretet e Presidentit të Republikës. Ne kemi marrë me vetdije më shumë kosto dhe kemi pranuar qetësisht shprehjen e mos pëlqimit të shumë kujt, për qëndrimin tonë solid, por njëkohësisht edhe të matur për Gërdecin ka sqaruar edhe këtë pikë Rama. E kemi bërë këtë, se nuk kemi dashur ta kthejmë Gërdecin në një sherr të madh politik, ku një tragjedi kaq e madhe të mbetej e pa zbardhur, sepse në mes të sherrit fajtorët të merrnin rolin e viktimës, siç ka ndodhur me të tjera tragjedi në këtë vënd. Ne besojmë se kësaj çështjeje duhet ti shkojë deri në fund jo politika, por drejtësia, ka deklaruar lideri i socialistëve Rama. Kurse në momentin që nga forcat qeveritare vjen presioni drejt prokurorisë, ne nuk mund të bëjmë tjetër, por të ngrejmë menjëherë barrikadat për shkak se mendojmë se Prokuroria po ecën përpara dhe nuk kemi arsye për ta paragjykuar apo gjykuar atë. Përsëri kemi të bëjmë me shprehjen e një opozite europiane ka mbajtur qëndrim edhe këtu në këtë pikë Rama. Unë i drejtohem me termin “spiker” Topallit, sepse përveç se ruan rregulloren dhe zëvëndëson Presidentin për arsyet kushtetuese të shprehura qartë, ajo është njësoj si të gjithë deputetet e kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar Rama. Zonja ka marrë kopetenca ndryshe, duke i kërkuar MB dhe MD-së sëbashku me Prokurorinë së Përgjithshme, që të shpreheshin për figurën e gjygjtarëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ka komision ligjesh që e bën këtë, ka saktësuar Rama. Ndërsa për bashkëpunimin apo jo me LSI-në, Rama ka deklaruar se ne do ti fitojmë zgjedhjet e 2009-tës pavarësisht nga kjo gjë. Natyrisht që ne jemi me dyert të hapura me të gjithë ato që duan ti bashkohen platformës tonë të bashkimit të ri dhe pa dyshim Ilir Meta është një mik që ka humbur rrugën por nuk është as armiku dhe as kundështari jonë. Për këtë ne jemi kaq të përmbajtur, duke u munduar të mirkuptojmë një njeri që ka një problem jo të vogël me veten dhe që për këtë arsye ka bërë në vazhdimësi deklarata dhe veprime të pa përshtashme ka shtuar Rama. Sot ai është peng i mllefit të tij ka thënë Rama dhe unë jam i keqardhur për këtë sepse në një politikan kariarre njerzit kanë investuar me votën e tyre dhe besimin e tyre dhe nga ana tjetër unë urj që “drita e arsyes të ndizet në rrugën e Ilirit dhe ai të kuptojë se është në rrugë pa krye”. Rama në fund të intervistës në TV1 Channel, ka deklaruar se do të jetë forca e parë në Shqipëri dhe ka ftuar edhe shkodranët të bashkohen socialist e demokratë përtej të kuptimit të vjetër të deri tanishëm. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |