| Shkoder me 05.06.2008 |
|
| Thursday, 05 June 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendshme Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder Adresa : Lagjja Partizani, Rruga F. Barbullushi, Shkoder Shkoder me 05.06.2008 NJOFIM PER SHTYP Me dt. 04.06.2008, ne ora 21.15, eshte bere ekzekutimi i Vendimit Penal, ne ngarkim te shtetasit Fatjon Sterkaj, vjeç 30, lindur e banues ne lagjen “Tom Kola”, Shkoder . Ky shtetas ka qene person i shpallur ne kerkim nga Komisariati i Policise Shkoder me shkrese dt.09.12.1998, per arsye se me vendim te Gjykates se Rrethit Tirane dt. 27.07.1999, te ndryshuar me vendim te Gjykates se Larte dt.24.03.2000, e cila e ka denuar te lartpermendurin, ne mungese, me 7 vjet burg per vepren penale te “Vjedhjes me dhune ne bashkepunim”. Ngjarje kjo e ndodhur me dt.10.09.1998, rreth ores 12.00, ne afersi te stadiumit “Dinamo”, Tirane , ky shtetas ne bashkepunim me shtetasin Artan Brahja, ka vjedhur me dhune nje automjet tip Benz, me targa TR 7859 D, ne pronesi te shtetasit D. A. Kapja e tij u be mundur, si rezultat i informacioneve te marra, ne rruge operative nga ana e forcave policore te Drejtorise se Qarkut Shkoder , duke bere keshtu te mundur zbulimin e vendndodhjes se ketij personi ne kerkim. Informacionet e mbledhura jane derguar, per ndjekje ne Interpol Tirana dhe ne saje te bashkepunimit te frytshem me SH.B.A., eshte bere kapja dhe ekstradimi i Fatjon Sterkaj, ne vendin tone. Gjithashtu ne ngarkim te ketij shtetasi rendon dhe vepra penale e “Fallsifikimit te pasaportes”, pasi i eshte gjetur nje pasaporte e fallsifikuar, ne emer te nje shtetasi tjeter, te cilen e ka perdorur per tu larguar ne drejtim te SH.B.A Materialet ne ngarkim te shtetasit Fatjon Sterkaj i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Sot me dt. 05.06.’08, rreth ores 00.30, ne aksin rrugor Shkoder-Velipoje, ne vendin e quajtur Qender Sektor Velipoje, shtetasi Amarildo Buçela, vjeç 16, banues ne Velipoje, duke levizur me automjetin tij tip Golf 5, ngjyre e zeze, me targe 483 T 609, ka dale nga rruga dhe eshte perplasur ne nje shtylle e me pas ne nje objekt tjeter, ku per pasoje ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ka mberritur menjehere ne vendgjarje dhe po kryen veprimet hetimore per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti. Me dt. 04. 06. ’08, rreth ores 11.00, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Frederik Kelaj, vjeç 45, lindur e banues ne Shkoder , i denuar me pare per vepren penale te “Armbajtjes pa leje”. Arrestimi i tij u be, pas nje kontrolli te ushtuar nga ana e efektivave te seksionit te Luftes Kunder Droges, ne lokalin e te shtetasit ne fjale, ne lagjen “Skenderbeg”, iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale, dy qese plasmasi te tejdukshme, brenda te cilave dyshohet te jete lende narkotike, pasha e ketyre dy qeseve , eshte perkatesisht, 3.65 gram njera dhe 1.95 gram tjetra. Pasi u kryen veprimet e duhura proçeduriale nga efektivat e seksionit perkates ne Drejtorine e Policise se Qarkut, materialet ne ngarkim te ketij shtetasi do i kalojne Prokurori se Rrethit Shkoder, per hetime te metejshme. DREJTORIA E POLICISE QRKU SHKODER |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |