|
Wednesday, 04 June 2008 |
Kryetari i Bashkisë Shkodër, z.Lorenc Luka ka pritur sot paradreke në zyren e tij, ambasadorin Amerikan në Tiranë z. John Withers. Gjatë këtij takimi, kryetari i Bashkisë i ka uruar mirsearedhjen mikut amerikan dhe e ka falenderuar ate për kontributin që qeveria ameriane ka dhënë për Shqipërinë në përgjithësi ,dhe për Shkodren në veçanti. Më tej z. Luka i ka bërë një pasqyrë të shkurtër të situatës ekonomike,politike dhe institucionale të qytetit të Shkodrës Ndërsa ambasadori Withers është shprehur i kënaqur që i është dhënë mundësia të zhvillojë një vizitë pune në qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës.Gjatë këtij takimi z.Withers i ka shprehur gatishmërinë kryetarit të Bashkisë z. Lorenc Luka për të ndihmuar në realizimin të gjitha atyre projekte që Bashkia e Shkodrës do ti shohë të arsyeshme ,si në fushen ekonomike,të infrastrukturës ,të monumenteve historike dhe të kulturës ,ashtu edhe në kuadrin e decentralizimit të pushtetit vendor.Zyra e Shtypit/Bashkia Shkoder
|