|
Bagėtitė pushtojnė Shkodrėn. |
|
Monday, 02 June 2008 |
|
Besi Bekteshi / Bagëtitë “pushtojnë” Shkodrën.
Verimi i tufave me dele, kthen qytetin më të madh në veri, në një “pelegrinazh” të imtash.Shkodër—Në orët e vona të natës së djeshme, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë, ka pësuar një “invazion” nga tufat e mëdha të deleve dhe qingjave të cilat të kontrolluara nga çobanët dhe qentë e tufës, kanë përshkuar qëndrën dhe rrugët kryesore të Shkodrës. Në fakt tufat e mëdha të deleve të cilat do të ngjiten në kollota malore për të veruar dhe gjetur bar jeshil, nuk kanë pasur mundësi tjetër përveç se për të ecur në rrugët e qytetit, sepse barinjtë nuk kanë qënë të sigurtë për ti kaluar ato nga anash qytetit, ku si ndërtimet infrastrukturore dhe kullotat e zëna dhe të parcelizuara të livadheve, tanimë nuk mund të kalohen.Barinjtë janë treguar dashamirës me lulishtet e qëndrës së Shkodrës dhe janë kujdesur që delet të mos i kalojnë nën “inspektim”, sepse përndryshe sot qyteti nuk do të kishte as bar dhe as lule në lulishtet e tij.
Delet kanë qënë të qeta i kanë bërë njerzit që kanë mundur të jenë zgjuar për të asistuar në një spektakël të vërtetë të tufave të deleve në marrshim në qëndrën e Shkodrës. Barinjtë kanë qënë kaq të edukuar sa që edhe këmborët nuk i kanë lejuar të tringëllijnë për ti mos i çuar shkodranët nga gjumi dhe aty afër orës 14-të të datës 2 qershor, ato kanë arritur destinacionin dhe kanë filluar verimin në malësitë e mbi Shkodrës.
|