Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Premiera “Putargat e Thata”
Premiera “Putargat e Thata”
Monday, 02 June 2008

putargat2qershor08 / Besi Bekteshi speciale kulturore / Premiera “Putargat e Thata” gjen vlerësimin e saj në Shkodër.
Organizimet e premierave në teatrin “Migjeni” tashmë një sukses i plotë i drejtimit të tij.Premiera e dramës  “Putargat e Thata” e vënë në skenë nga regjia e Stefan Çapalikut dhe me tekst po të tij, ka sjellë risinë e dramës së re të një interpretimi modern dhe skenografisë të ideuar bindëshëm në këtë drejtim. Nga një organizim i përsosur dhe i mirë paraqitur, i drejtorit të teatrit “Migjeni” Lorenc Mosi, është bërë e mundur që një dramë e re dhe konceptualisht modernem, të ndiqet me kurreshtje nga elita kulturore e qytetit të Shkodrës. Një dramë që trajton problemin themelorë të boshllekut shpirtëror të familjes shqiptare por kryesisht shkodrane, të viteve 80-të nën diktaturë, kishte si aktor kryesor të rikthyerin pas shumë viteve në skenë, Beb Shiroka në krah të të cilit ishte Paskualina Shllaku. Tema e njeriut të kthyer në Shqipëri dhe që jetonte me erën e dashurisë për vajzën që kishte lënë jashtë

 dhe që tanimë mbas shumë viteve i vjen si një vegim dhe fantazëm e bardhë dashurie ka përmbledhur subjektin dramatik themelor.
Mungesa shpirtërore e shoqërisë dhe agresiviteti në rritje i rinisë, dilnin paralel më një lojë aktoriale të saktë dhe plotë nga Shiroka dhe Shllaku me mizanskena por edhe me efekte dramatike të bukura.
Debati njerzor i rëndë, por edhe kalimi po ashtu jo i lehtë i situatave njerzore, del edhe me dy të rinjtë Jozef Shiroka dhe Erka Karaulli të cilët ishin ndërthuar në një plastikë dramatike të pa arritur shumë herë në “Migjeni”. Drama “Putargat e Thata” në dialogjet e saj, por edhe në monologun e rolit kryesor në të cilin Beb Shiroka ka rikthyer veten në skenën e madhe të “Migjenit” kishte sarkazmën e kohës që peshonte mbi vetë rolin dhe njerzit, kishte ironinë e të shkuarës e parë sot mbi të djeshmen e ashpër dhe të mbytur me kotësinë, e varfërinë e përgjithshme njerzore dhe materiale.
Por drama kishte dhe ngritjet e saj të lartësisë së zërit dhe ashpërsisë së veprimit, e cila është luajtur shkëlqyeshëm nga katër personazhet.
Çapaliku kësaj rradhe ka arritur që të mjeshtërojë me fjalën dhe kjo është përcjellë mirë te spektatori në teatrin “Migjeni”. Greta si një personazh fantazmagorik, si e dashura e ish studentit të kthyer mbas luftës së dytë botërore vjen si një imazh bukurie dhe balerine si një fllad rinie edhe pse tashmë ajo kujtohet me dhuratat e saj të vogla për njeriun që dikur kishte dashur dhe tashmë ishte mbas perdes së hekurt. Rozari ishte plaku i sotëm me rininë e tij të djeshme dhe Maria e motra që shpesh herë ngjason edhe me gruan e tij, pasi drama vetë e ka lënë në dyshim këtë gjë, të bën të meditosh. Maria   ka mbytur tashmë çdo sens të idesë me lirinë e jetës, por edhe të botkuptimit edhe pse dikur kishte mendime të tjera. Drama shkakton emocion dhe kushtet e “Migjenit” me kondicionerët e tij, kanë sjellë vëmëndjen e madhe të elitës kulturore e cila e ndoqi dramën e Çapalikut.
“Putargat e Thata” është një dramë tjetër mbas disa komedive dhe dramave që Lorenc Mosi, po sjell në skenën e “Migjenit” dhe jeta kulturore e qytetit në fakt ka gjetur një ngritje të re nga instutucioni i madh kulturor i veriut të Shqipërisë. Paskualina Shllaku thotë se drama ka emocione të mira dhe ndëgjojmë shumë fjalë të mira për të. Kemi kënaqësi të madhe, sepse ky është një art i bukur shumë. Shllaku thotë se drama në fjalë simbolizon jetën e këtij qyteti në vitet e tmerrshme të diktaturës, të një jete me shumë ëndrra por pa asnjë realitet, një jete me shumë pretendime që nuk u realizuan asnjëherë. 
Punë të mirë ishte bërë nga skenografia dhe kustumet e gjetura nga Zef Paci, muzika tragjike, por edhe romantike ishte gjetur dhe vënë në skenë nga Ramazan Kaponja, kurse koreografia nga Gjergj Prevazi. Punë të mirë ka bërë as/regjizori Enver Hyseni dhe sidomos inspektori i skenës Sabah Baxha.
Kështu që edhe një dramë tjetër me nivel cilësor ka arritur rë shfaqet në skenën e “Migjenit” dhe me sa duket ky nuk do të jetë fundi, sepse për gazetën “SOT” drejtori Mosi ka premtuar edhe shumë të tjera brënda vitit duke pretenduar edhe komedi të mirë arritura dhe që priten vazhdimisht me shpresë nga spektatori shkodran.
Kësaj rradhe “Migjeni” për dy ditë ka mbledhur një spektator cilësor dhe kjo ishte edhe fitoria e madhe e dramës, e cila ka treguar se duhet vënë në skenë edhe pse një pjesë e spektatorit e ka të vështirë ta ndjekë. Por në fakt ky është edhe momenti i mirë dhe i qartë i drejtimit të teatrit të famshëm të Shkodrës që me guximin e drejtorit Mosi, arrin të ndërthurë komedinë dhe dramën në dy gjinitë më të pëlqyeshme të shkodranëve.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 53%
Shpejt.: 23 km/h
Drejtimi: 30°
Barom.: 1023.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page