| “The Dumball Rally” mban zgjuar Shkodrën. |
| Friday, 30 May 2008 | |
|
29maj-08 /Besi Bekteshi
Shkodër—Kanë ndryshuar rrjedhën e natës, por edhe paraditen e sotme 100 të rinj nga Anglia me 35-së makinat e tyre të ngjyrosura në format nga më të ndryshme të mundëshme. Ato kanë ardhur në qëndër të Shkodrës dhe të akomoduar në “Grand Hotel Europa” kanë demostruar edhe artin e tyre megjithse jo profesionist, të drejtimit të makinës. Të 100-të të rinjtë kanë një veçori, sepse janë jo të famshëm dhe aspak të pasur, por kanë një shpirt të madh përfaqësimi dhe entuziazmin e rinisë të shprehur në mënyrë të plotë. Ato janë bashkuar për të xhiruar me makinat e tyre nëpër të gjithë Europën dhe kësaj rradhe ato kanë shijuar edhe qytetin e madh verior i cili i priti në mënyrë spontane, por gjithmonë entuziaste. Të rinjtë kërkojnë të mbledhin fonde për fëmijët që kanë humbur prindërit në luftërat e Ish Jugosllavisë dhe në fakt ky është edhe qëllimi sensibilizues i tyre. “The Dumball Rally” turin nëpër Europë e kanë filluar që nga data 24 maj dhe do të zgjasë deri me datën 31 maj dhe nga Shkodra ato janë nisur për në Bitola të Maqedonisë, për ta përfunduar rrugëtimin e gjatë në Korfuz të Greqisë. Të rinjtë britanikë kanë mbajtur zgjuar Shkodrën me harenë e tyre dhe në mëngjez po ashtu, kanë treguar edhe entuziazmin dhe njohjen me të rinj shkodranë të gjimnazit 28 Nëntori të cilët i takuan përpara se të hynin në shkollë edhe për faktin se hoteli i tyre është shumë pranë këtij gjimnazi të madh në Shkodër. Ky tur i “makinave të bojatisura” sikundër u quajt nga shkodranët, është financuar nga qeveria britanike, por që nga fillimi i këtij turi ato kanë arritur të mbledhin rreth 20 mijë paund. Në fakt në bisedat me bashkëmoshatarët e tyre në Shkodër ato janë habitur për njohjen në masë të gjuhës angleze nga të rinjtë dhe nga niveli i tyre i përgjithshëm, por edhe arsimor. Shumë prej tyre kanë deklaruar se nuk e kishin pasur idenë për Shqipërinë por tani kanë arritur të kuptojnë se është një vënd me natyrë shumë të bukur dhe me njerëz të dashur dhe mikpritës. Të rinjtë kanë vlerësuar lirinë e qytetit dhe shetitjen e madhe, por edhe kohën e nxehtë afër 30 gradëve në qytet si edhe mundësitë e mëdha për të bërë plazhë në lumejtë, liqenin dhe detin që Shkodra i kanë në shumë pak kilometra katror. “The Dumball Rally” ka bërë edhe një xhiro të madhe në qytet dhe ka marrë edhe urime të qytetarëve kurreshtarë të Shkodrës. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |