Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Furgonat bllokojnė rrugėt e qytetit tė Shkodrės.
Furgonat bllokojnė rrugėt e qytetit tė Shkodrės.
Tuesday, 27 May 2008
26maj08 /Besi Bekteshi
Furgonat bllokojnë rrugët e qytetit të Shkodrës.
Drejtuesit kërkojnë të dorëzojnë liçensat e tyre, sepse shteti nuk i respekton. 
Jemi në falimentim, nga që furgonët “pirat” na konkurojnë dhe kthimin e kemi bosh.
Shkodër—Mbas shumë përpjekjeve dhe grevave të vogla, por edhe paralajmërimeve se do të kalohet në demostrime më të larta demokratike, drejtuesit e furgonave 8 plus 1 kanë bllokuar sot rrugët e qytetit dhe kanë shkuar edhe përpara Bashkisë së Shkodrës. Problemi i tyre është se duke u lejuar furgonat abuzive dhe të pa liçensuar që të nisen nga qëndra e qytetit, ato po rrezikojnë falimentimin. Në këtë mënyrë ato kanë kërkuar prej kohësh kthimin e tyre në qëndër të qytetit të Shkodrës dhe mundësinë që të nisen pikërisht nga qëndra e Shkodrës të mbushur me pasagjer.  Që në fillim ato kanë deklaruar se edhe “pse i kanë paguar liçencat e tyre ato tashmë me këtë sjellje të Bashkisë dhe policisë nuk kanë se çfarë ti duan më”.
Dorëzimin e liçensave në Bashki ka qënë edhe qëllimi i tyre dhe pastaj janë nisur nga vëndqëndrimi aktual rreth 50-të furgonë të liçensuar, duke bllokuar në një farë mënyre të gjithë trafikun e Shkodrës dhe demostruar kështu se janë të shumtë dhe se janë të bashkuar në këtë pikë.
Nga drejtues të sindikatës së tyre është thënë se: Nuk kërkojmë asgjë të ndryshme se sa kolegët e tjerë në Shqipëri dhe se nisja nga qëndra për to është një mënyrë që të mos falimentojnë. Drejtuesit e furgonave kërkuan me forcë respektimin e liçensës së tyre dhe taksave të paguara dhe mos lejimin e furgonave “pirat” që marrin në çdo pikë të qëndrës së Shkodrës pasagjerë, duke u toleruar nga Bashkia dhe policia e qarkullimit.
Këtu nuk mbushemi me pasagjer, sepse padrejtësisht punojnë makina të tjera në qëndër dhe kthimin e kemi bosh ka thënë Ali Demaj kryetari i sindikatës së forgonave 8 plus 1.
Kryetari i “Velipoja Expres” Agron Zeneli ka deklaruar se jemi në grevë pa afat, deri sa problemi ynë të zgjidhet edhe pse Bashkia shpesh na ka premtuar se problemi ynë do të zgjidhet, por situata është e njëjtë.

Po ashtu Bajram Hasa si sekretar i sindikatës, ka deklaruar se Bashkia ka tre raste që na ka bërë premtime dhe faktikisht ato janë vetëm në letra, kur të tjerët kanë vëndqëndrime në qëndër të Shkodrës. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër, por këtë sepse ne punojmë me rradhë dhe me liçenca, apo më mirë të themi jemi taksapagues të rregullt ka thënë ai. Ne jemi të falimentuar, sepse Bashkia sot kërkon liçensën 5-së vjeçare disa milionë lek të vjetra dhe në këtë mënyrë trajtimi që na bëhet, nuk ka rrugëdalje.
Në fakt kreu i Bashkisë së Shkodrës ka pritur një përfaqësi të drejtuesve dhe në prani të drejtuesve të policisë së qarkullimit  ka premtuar largimin nga rrugët e Shkodrës të abuzivëve me furgona të pa linçensuar. Përveç kësaj, Lorenc Luka ka premtuar edhe një studim për pikëqëndrimin e këtyre furgonave për të marrë pasagjerët. Megjithatë nga sindikata e furgonave nuk është bërë asnjë deklaratë dhe me sa duket ato janë në pritje të veprimeve të Bashkisë së Shkodrës, në këtë drejtim.

 


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 6°C
Lag.: 70%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1023.0 mb
NE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page