Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Furgonet e Shkodres
Furgonet e Shkodres
Tuesday, 27 May 2008
Drejtuesit e furgonave 8 plus 1 vazhdojnë grevën dhe përgënjeshtrojnë marrëveshjen me Bashkinë e Shkodrës.
Kryetari i Bashkisë duhet të zbatojë ligjin, kanë thënë shoferët.Shkodër—Sot në Shkodër ka qënë mbledhje e rradhës e Këshillit të Bashkisë dhe në dyert e këtij institucioni përsëri ka pasur një numër të konsiderueshëm të drejtuesve grevistë të furgonave 8 plus 1, të cilët kanë kërkuar me insistim edhe shtrimin për zgjidhje të problemit të tyre. Në fakt drejtuesit t mjeteve dhe sindikata e tyre ka pritur që zgjidhja e tyre e vënd parkimit dhe respektimit si taksapagues që janë, por ajo nuk ka ndodhur në mbledhje e KB dhe as që është futur në rend të ditës.
Kjo mospërfillje e problemit të tyre, ka shkatuar edhe reagimin e drejtuesve të liçensuar të mjeteve dhe ato kanë qëndruar për disa orë përpara derës së Bashkisë së Shkodrës, ku në fakt po diskutohej për çdo gjë tjetër, por jo për problemin e tyre në mbledhje.
Bajram Hasa si sekretar i shoqatës së furgonave 8 plus 1 ka dekalruar se “kërkojmë zbatimin e ligjit dhe jo premtime boshe, sepse protesta vazhdon dhe do të vazhdojë deri sa Kryetari i Bashkisë të zbatojë ligjin”.
Nga shoferët i tha në dyert e Bashkisë se “të pakëtn të arrihej të futesh problemi ynë në rëndin e ditës, sepse po qëndrojmë pa punë” dhe nga Zenel Uka si kryetar i sidikatës së shoferëve është deklaruar se ne takon zona A e cila ndodhet në qëndër të qytetit. Në këtë zonë ka thënë ai, po punojnë në të zezë furgona me targa të bardha dhe këta nuk i shohim, por edhe policia e shteti nuk i sheh, kurse ne i shohim, sepse na marrin pasagjerët.. Sipas grevistëve deklarata që ka dalë nga Bashkia e Shkodrës për takimin e djeshëm me kryetarin në institucionin e tijj dhe një përfaqësie të grevistëve, nuk është e vërtetë. Uka ka deklaruar se nuk kemi rënë dakort dhe unë kam qënë vetë në këtë takim. Kjo deklaratë është e njanëshme dhe në qoftëse kryetari thotë “kemi rënë dakort, ne deklarojmë se nuk kemi rënë dakort” ka thënë kreu i sindikatës së drejtuesve të furgonave 8 plus 1.
Grevistët ka deklaruar se edhe në ditët që do të pasojnë do të kalojnë nëpër të gjithë rrugët e qytetit dhe këto 60-të vetura që rëndom quhen furgona 8 plus 1, ato nuk do të punojnë, por do të parakalojnë në shenjë proteste në kryqëzimet e shumta të Shkodrës. Në fakt abuzivët edhe sot kanë vazhduar punën e tyre pa u gjobitur dhe pa u shqetësuar shumë nga policia e cila e ka për detyrë për ti bllokuar.

Besi Bekteshi

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 6°C
Lag.: 70%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1023.0 mb
NE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page