| Bashkia Shkoder |
| Tuesday, 27 May 2008 | |
Njoftim për Shtyp ![]() Përfaqësues të Bankës Botërore për arsimin vizitojnë Shkodrën.Gjatë paradrekes së sotme, Kryetari I Bashkisë shkodër ka pritur në zyren e tiju një grup pune të Bankës botërore i cili kryesohej nga z.Richard R.Hopper,specialist i arsimit pranë këtij institucioni me qendër në Washington të SHBA. Gjatë këtij takimi,kryetari i Bashkisë z. Luka pasi ka falenderuar miqtë për praninë e tyre në Shkodër ,i ka njohur përfaqësuesit e BB në lidhje me situaten e arsimit në përgjithësi në qytetin tonë , si dhe me ecurinë e dy projekteve që ato kanë marrë përsipër të financojnë . Përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë ritheksuar edhe njëherë gatishmërinë e tyre për të marrë përsipër që të financojë një shumë prej rreth 1.2 milion Eurosh që ka të bëjë me ndërtimin e 2 shkollave 9 vjeçare në qytetin e Shkodrës .Njëra nga shkollat do të ndërtohet në lagjen Mark Lula dhe do të ketë 24 klasa,ndërsa tjetra është parashikuar që të ndërtohet pranë zonës Industriale dhe do të ketë 12 klasa. Kjo vizitë dhe ky investim i pritshem nga BB, është në përputhje të plotë me strategjinë e Bashkisë Shkodër dhe të drejtuesve të saj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë territorin e qytetit të Shkodrës. Zyra e Shtypit |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |