| Arjeta Ferlushkaj |
| Sunday, 25 May 2008 | |
Shkoder, 24 maj 2008 /Nga Arjeta Ferlushkaj
Perurohet ne Shkoder krijimtaria e Bashkimit te Intelektualeve te Malit te Zi. Bashkepunimi mes Fakultetit te Shkencave Shoqerore- Sektori Shkencor i Albanologjise dhe Bashkimit te Intelektualeve Shqiptare te Malit te Zi, solli promovimin e disa botimeve nga krijues dhe studiues te ketyre trevave. Sot, ne oren 11.00, ne ambientet e Fakultetit te Shkencave Shoqerore (FSHSH) te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, u be perurimi i disa botimeve te studiuesve shqiptare te Malit te Zi- Ulqin. Pjesemarres ne kete veprimtari ishin drejtues dhe pedagoge te Departamentit te Gjuhes dhe Letersise, Historise dhe Gjeografise, personalitete te Shkodres te afert me keto krahina, studente etj. Fjalen e hapjes e mbajti pergjegjesi i Sektorit te Albanologjise Prof. Dr. Tomor Osmani, i cili pershendeti te pranishmit dhe i uroi mireseardhjen studiuesve nga Mali i Zi. Pershendeti veprimtarine edhe Dekania e Fakultetit te Shkencave Shoqerore Prof. As. Dr. Paulina Hoxha si dhe kryetari i Bashkimit te Intelektualeve Shqiptare te Malit te Zi Prof. Dr. Gani Karamanaga. Ne kete veprimtari u mbajten disa kumtesa. Prof. Dr. Tomor Osmani referoi mbi revisten “Dija”, e cila perfshin mjaft disiplina dhe del ne Malin e Zi. Prof. Dr. Vehbi Hoti referoi rreth librit “Meteoret e arsimit shqip ne Mal te Zi” te Prof. Dr. Paloke Gjelosh Berisha. Prof. Dr. Fatbardha Hoxha foli rreth “Lirikes popullore ne trekendeshin Ulqin –Shestan- Bregu i Bunes” me autor Bahri Brisku. Rreth nje botimi tjeter te po ketij autori referoi edhe Prof. Dr. Mahir Hoti. Drejtoresha e Departamentit te Letersise Dr. Ledri Kurti, referoi mbi antologjine e botuar nga Hajro Ulqinaku “Ulqini ne det”. Ne kete antologji jane perfshire krijime te ndryshme nga autore ulqinake. Kumtesen e pergatitur nga Prof.As.Dr. Tefe Topalli dhe drejtoresha e Departamentit te Gjuhes Dr. Mimoza Priku e referoi kjo e fundit, ku flitej per librin e Bahri Briskut “Deti dhe detaret ne letersine popullore shqiptare”. “Drenica ne shekuj” ishte kumtesa e fundit qe u referua nga MA. Nevila Haxhia. “Drenica ne shekuj” eshte botim i autorit Nezir Citaku. Pas ketyre kumtimeve, Prof.Dr. Tomor Osmani i ftoi te pranishmit ne nje diskutim te hapur por qe nuk u zhvillua ndaj u dha fjala e mbylljes. Duhet permendur, qe ky eshte bashkepunimi i dyte i F.SH.SH. te Universitetit te Shkodres me intelektualet e Malit te Zi por, i pari i ketij lloji. Intelektualet e Malit te Zi e vleresojne shume deshiren per t”u paraqitur me punen e tyre para opinionit shkencor te Shkodres. Kjo deshire e tyre respektohet vazhdimisht nga institucioni i pare i dijes ne Shkoder, Universiteti “Luigj Gurakuqi”. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |