| Shkodėr, me 23.05.2008 |
|
| Friday, 23 May 2008 | |
|
BASHKIA SHKODËR BASHKIA SHKODER, Rr.13 Dhjetori, nr.1, Shkoder ; tel +355 22 43783 fax: +355 22 43720 Shkodër, me 23.05.2008 Njoftim për Shtyp Bashkia e Shkodrës vendos një Urë bashkëpunimi me Bashkinë e TODIT ,Rajoni i Umbrias Itali Gjatë ditës së sotme, kryetari i bashkisë Shkodër z.Lorenc Luka ka pritur në zyren e tij një delegacion të bashkisë së qytetit të Todit ,Itali.Në përbërje të delegacionit Italian,krahas titullarëve të bashkisë së Todit, ishin edhe konsulli Italian në Shkodër, Stefano Marguccio, si dhe ish ambasadori italian në Shqipëri ,Paolo Foresti. Ndërsa nga a ana e tij, kryetari i Bashkisë Z.Luka shoqërohej nga nënkryetari i Bashkisë Ridvan Troshani,Rektori i universitetit Artan Haxhi,Drejtoresha e arsimit Rajonal në Shkodër Artrida Farketi si dhe drejtori i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja Kolë Shiroka. Qëllimi i këtij takimi ishte realizimi i një strategjie për binjakzimin mes dy Bashkive respective . Bashkëpunimi me Bashkinë e Todit paraqet një rëndësi të veçantë ,pasi është një zonë e cila përfaqëson vlera kulturore,historike dhe zhvillim të lartë ekonomik brenda rajonit të Umbria-s. Gjithashtu në këtë takim i theksua se së shpejti do ti hapet rruga një binjakzimi dhe protokolli bashkëpunimi reciprok që ofrojnë dy bashkitë respective midis shoqatave të biznesit në qytetin e Todit dhe të dhomës së tregtisë së Shkodrës,shkëmbimin e mardhënieve kulturore ,për përgatitjen e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e objekteve monumente Kulture . Konkretish sot në zyren e kryetarit të bashkisë së Shkodrës u konkretizuar nisma e parë mes këtyre dy bashkive duke nënshkruar një marrveshje bashkëpunimi mes shkollës së mesme të gjuhëve të huaja të Shkodrës dhe një shkolle të mesme në qytetin e Todit. Zyra e Shtypit Bashkia Shkodër |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |