Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Gjygji
Gjygji
Wednesday, 21 May 2008
famullitariBesi Bekteshi / Gjygji midis arqipeshkëvisë dhe famullitarit të Velipojës, kërkon praninë e Ipeshkëvit të Shkodrës Masaffra.Avokati “të merret forcërisht” për të dëshmuar.
Shkodër—Më sa duket gjygji për të zëvëndësuar famullitarin “rebel” të Velipojës don Marjan Ukaj do të vazhdojë dhe drejtësia kësaj rradhe ka rënë në një farë halli sepse edhe dëshmitari kryesor i kërkuar nga mbrojtja e Ukjat nuk paraqitet. Në fakt nuk është një dëshmitar i zakonshëm por vetë arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Angello Masaffra. Senaca gjygjsore e sotme duhej të ishte e fundit sepse Masaffra ishte dhe dëshmitari i fundit por mungesa e dëshmitari justifikohet me impenjime të shumta të tjera të cilat tashmë avokati i don Marjan Ukajt i ka denocuar dhe ka kërkuar si për të gjithë dëshmitarët e tjerë që të zbatohet ligji dhe të sillet me forcë në sallën e gjakatës së rrethit. Ka qënë vetë Masaffra që ka denoncuar në komisiariatin e Shkodrës Ukajn dhe është po i ky aqë nuk paraqitet para trupit gjykues për të dëshmuar dhe mbrojtja e ka konsideruar një devijim të Ipeshkëvit, për të mos u përballuar me të vërtetën. Sipas don Marjan Ukajt Ipeshkëvi i tij është i vetëdijshëm që ka vepruar gabim kundra famullitarit të Velipojës tashmë i zëvënëdsuar nga arqipeshkëvia, por që nuk e ka lëshuar as godinën dhe asgjë zyrtare dhe kishtare prej të cilave përbëhet në fakt edhe famullia. Ukaj ka thënë se atij i mungojnë argumentet për tu ballafaquar dhe kjo është edhe arsyeja e vërtetë sipas tij, që ipeshkëvi i Shkodrës nuk vjen në sallën e gjygjit si të gjithë dëshmitarët e tjerë të veshur me rrobën e kishës, apo edhe të tjerë pa këtë rrobë.
Trupi gjykues ka rënë në një farë halli ligjior, sepse pikërisht ai që ka kërkuar hapjen e këtij proçesi ligjor nuk paraqitet dhe ka vendosur që të ripërsëritet njoftimi i ftesës së tij si dëshmitar, duke shtyrë edhe gjygjin. Kuptohet se askush nuk ka deklaruar dhe vendosur që Ipeshkëvi i Shkodrës të merret forcërisht, por gjithësesi tanimë drejtësia i ka ezauruar dhe tejkaluar pritjetet e dëshmitarit të rëndësishëm dhe mbas kësaj shtyerje nuk kuptohet mirë se si të të veprohet.
Avokati ka kërkuar edhe një herë zbatimin e ligjit dhe deri në sjelljen forcërisht të Masaffrës, por gjygjtarët kanë vendosur që edhe kësaj here dëshmitari të thirret normalisht dhe data e gjygjit është vendosur 9 qershor në orën 10-të të paradites.
Ka shumë muaj dhe po kalojnë ndoshta vite që midis famullitarit të Velipojës Ukaj dhe Arqipeshkëvisë së Shkodrës ka mosmarrëveshje tepër të thella të cilat kulmuan me hyrjen në grevë të urisë të gati 60-të anëtarëve të Këshillit të Kishës në këtë famulli. Në atë kohë besimtarët dhe anëtarët këtij këshilli dolën nga greva nga ndërhyrja e don Marjanit dhe të Ipeshkëvit të Kosovës nga vjen dhe origjina e vetë Ukajt. Deri më sot, pikërisht në këto vitet e fundit të tranzicionit ky është edhe momenti më i vështirë midis një famillie e famullitari, dhe Ipeshkëvit të Shkodrës, moment që nuk po gjen rrugë zgjidhje që ka edhe një famullitar të shkarkuar sipas ligjeve të kishës, një të emëruar, por që nuk ka se ku të ushtrojë pozicionin e tij, sepse kolegu Ukaj nuk i liron vëndin të cilin e konsideron të pa drejtë për ta lëshuar.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 8°C
Mes.: 4°C
Lag.: 66%
Shpejt.: 26 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1020.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page