Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Ndertimet pa leje
Ndertimet pa leje
Wednesday, 21 May 2008
prishjetpalejeBesi Bekteshi / Prishet vetëm një ndërtim, aty ku janë të gjithë të tjerët pa leje.
Shkodër---Në Shkodër vazhdojnë herë pas here jo me ritëm të lartë, por gjithmonë me një farë rikthimi të vazhdueshëm në pika të ndryshme të qytetit dhe largim për tu rithyer sërish më pas ndërtime pa leje. Në fakt të gjitha këto lloj mënyrash të rikthimeve ju kanë krijuar bindjen edhe shumë subjekteve, se prishjet kanë një selektim të çuditëshëm dhe target aspak ligjor. Kësaj rradhe në shënjestër të ndërtimorëve të Shkodrës ka qënë një dyqan i vogël pikërisht ngjitur në urën e Bahçallekut të cilit i është prishur vetëm një pjesë. Jo si zakonisht, mediat nuk janë lajmëruar të gjitha përveç njërës që me sa duket ka qënë në pëlqyeshmërinë e shefave të ndërtimorëve për ta pasur si një sistem pune me anëshmëri si njerzore dhe politike. Gjithsesi dyqani i vogël në urën e Bahçallekut  është shëmbur dhe të gjëndur përpara një fakti sipas tyre i pa paralajmëruar nga të zotët e këtij dyqani të cilët kanë deklaruar mbas shëmbjes se lokali i tyre i ka pasur të gjitha letrat e rregullta. Nga zëra të tjerë është deklaruar se ky lokal i vogël ka pasur arsye politike, sepse në këtë rrugë ka shumë lokale të tjera që nuk kanë dokumenta të rregullt dhe nuk janë prishur. Në fakt Bashkia ka deklaruar se janë prishur disa objekte për të liruar vëndin për trotuare, por nga vëzhgimi në terren vërtetohet plotësisht se është hedhur në tokë vetëm lokali i vogël dhe fadroma nuk ka prekur asgjë përveç tij, në urën e Bahçallekut. Ka rënë në sy gjithashtu se Inspektoriati i Ndërtimit dhe policët e Bashkisë, kanë ardhur vetëm për dyqanin e vogël dhe asgjë tjetër në këtë zonë edhe pse ka disa dhjetra lokale dhe dyqane të cilët as që kanë një dokument ligjor në lokal dhe duart e tyre.
Një aksion i tipit të tillë nuk bën asgjë tjetër, por po krijon bindjen se prishjet po shkojnë drejt një funksioni tepër të keq si është edhe shkatërrimi i paragjykuar dhe aty ku nuk ka mbrojtje. Në Shkodër ka disa dhjetra shtëpi apo lokale që nuk po prishen në rrugët që po shtrohen dhe po pengojnë edhe mbarimin apo përfundimin real të tyre. Një nga këto është edhe rruga “Isuf Sokoli” e cila po zgjatet, duke mos u punuar më dhe që me sa duket nuk ka edhe kontrollin e duhur të autoriteteve lokale për të përfunduar tashmë krejtësisht këtë rrugë kaq të rëndësishme të Shkodrës dhe pikërisht për ndërtimet si pa leje dhe me leje që vazhdojnë të prosperojnë edhe pse dihet që do të shkatërrohen.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 5°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1023.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page