| Të persekutuarit |
| Wednesday, 21 May 2008 | |
Besi Bekteshi / Të persekutuarit e regjimit komunist harrohen nga
deputetët e Shkodrës dhe partitë e djathta në përgjithësi, në ditën e
përkujtimit të gjenocidit komunist. Të persekutuarit bëjnë thirrje për më shumë vëmëndje dhe pjesmarrje të deputetëve në datat e përkujtimit të tyre. Shkodër—Të rënët për atdheun për vite me rradhë janë përkujtuar të gjithë në një datë e cila ka qënë dita e 5 Majit. Kështu në Shkodër megjithse ka pasur shumë tentativa të ndryshme të përkujtimit, forcat e djatha kanë shkuar edhe në varrezat e “Rrmajit” për të vendosur kurora të rënëve nga regjimi komunist përveç faktit të nderimit të dëshmorëve dhe të rënëve gjatë luftës së dytë botërore në verrezat e dëshmorëve të cilat vazhdojnë të kenë fushën e plehrave pranë. Por sot ka qënë 21 maji si dita zyrtare e përkujtimit të të rënëve nga regjimi komunist dhe natyrisht të persekutuarit kanë pasur aktivitete e tyre. Shoqatat e të persekutuarave kanë shkuar në varret e “Rrmajës” në Shkodër, për të nderuar kujtimin e atyre që janë vrarë nga regjimi komunist dhe ku një pjesë e mirë nuk ju janë gjetur as eshtrat. Kanë qënë të afërt të të pushkatuarve të regjimit, përfaqësues të institucioneve vëndore, por në rang të ulët dhe ish të përndjekur të regjimit. Kastriot Bajraktari si Kryetari i Shoqatës së Persekutuarve deklaroi se këto të rënë, e deshën Shqipërinë ashtu sikundër e deshën rilindasit shqiptarë, si një vënd europian të lirë dhe demokratik. Ato kishin këtë ideal dhe për këtë u vranë, duke dhënë jetën, si gjënë më të shtrenjtë që kishin, tha ai. Ne jemi këtu që t’ju premtojmë atyre që komunizmi si dhe krimi e pabesia, nuk do të kthehen më kurrë në këtë vënd ka thënë kreu i të persekutuarave të regjimit. Në “Rrmaja” u vendosën kurora me lule dhe u ekzekutua himni kombëtar. Mbas kësaj ceremonie, shoqata e të persekutuarve ka pasur një konferencë dhe aty është shfaqur edhe pakënaqësia e madhe për mungesën e organizimit nga Bashkia, duke thënë se ju është dashur të ndërhyjnë me mënyra të ndryshme për të bërë të munduar realizimin e kësaj përkujtimoreje. Nënkryetari Ndrekë Bazhdari ka deklaruar se: Kjo datë është sanksionuar nga KM-ve që në 2006-tën dhe në këtë vendim janë të ngarkuara të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masat për organizim. Mirëpo fatkeqësisht kemi bërë një ndërhyrje të madhe për të ndërgjegjësuar disi Bashkinë e Shkodrës që të merrte masa për të vendosur vetëm tre parrulla ose ndonjë flamur që pak bie në sy ka thënë ai. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve dhe kryesisht deputetëve që janë përfaqësim i këtij persekucioni dhe ju a kujtojmë se ne jemi shtylla vertebrale e demokracisë. Ato duhet të jenë vetë të përfaqësuar në këto data dhe është për të ardhur keq që edhe mediave nuk ju serviret një tematikë e tillë, ditë më përpara se të ndodhë organizimi, ka thënë zoti Bazhdari. Kjo duhet që të sensibilizohet opinioni dhe kryesisht ai i ri, sepse të gjithë luftën që e bëmë dhe ai gjak që është derdhur, është bërë për Shqipërinë demokratike që këtë ta gëzonte pikëprisht kjo gjeneratë e re. Në konferencë është trajtuar problemi i të drejtave të të persekutuarave pasi edhe në periudhën e post komunizmit ato nuk po trajtohen mirë dhe përkundrazi me shumë ndryshim nga të tjerët. Në fakt ka rënë shumë keq në sy mungesa e krerëve lokalë të Shkodrës që kishin dërguar vetëm zëvëndësat e tyre dhe po ashtu përshtypje aspak të mirë ka bërë mungesa tërësore e të gjithë deputetëve të Shkodrës të cilët si kusht të daljes si të tillë, kanë pasur edhe përfaqësimin e kësaj shtrese e cila sot pikërisht nga këto përfaqësues është harruar në ditën e tyre të gjenocidit komunist. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |