| memcajKryegjygjtari |
| Friday, 16 May 2008 | |
Kryegjygjtari Maliq Memçaj: Po arrestohen pleq të sëmurë dhe fukarenj, dhe jo kultivuesit dhe trafikantët e vërtetë.
Prokurori i Shkodrës:Përfaqësueit e pushtetit vëndor japin përgjigje dyzuese dhe inkopetente.Shkodër—Në një konferencë për rrezikun e drogës të mbajtur në sallën e madhe të qarkut të Shkodrës më në fund drejtësia dhe prokuroria kanë hapur gojën dhe kanë mbajtur qëndrimin e tyre në raport më luftën kundër drogave dhe kultivimit të saj. Në prani të Prefektit të Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu, Kryegjygjtari i Shkodrës Maliq Memçaj ka deklaruar: Persona që janë sjellë në gjygj si të akuzuar për të gjitha këto vepra penale janë kryesisht të moshave të treta përfshirë edhe gra. Nga të gjithë personat të sjellë për gjykim 50-të i përkasin moshës 60-80 vjeç dhe ka deri në 85-së vjeç dhe ndër këto ka edhe 5-së gra. Ne e kemi ngritur këtë problem dhe kemi thënë se “Prokuroria duhet të reflektojë dhe të mos na sjellin njerëz ashtu kot apo fshatarë të varfër dhe fukarenj të këputur” ka thënë me vendosmëri Memçaj. Por ai ka shtuar se “prokuroria nuk na sjell pikërisht ato që merret me aktivitetin e drogës realisht”. Memçaj ka deklaruar gjithashtu se kjo “është një luftë që duhet zhvilluar në vazhdimësi dhe jo me fushatizëm”. Por kritik është treguar edhe Prokurori i ri i Shkodrës Përparim Kolluri që ka deklaruar se në vitin e kaluar ka munguar bashkëpunimi midis autoriteteve vëndore për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Problem i madh ka thënë ai është se në shumicën e rasteve “nuk gjëndet pronari i ligjëshëm i tokës së kultivuar”. Prokurori Kolluri ju ka kujtuar ligjin si kryetarëve të komunave dhe autoriteteve vëndore si dhe specialistëve të rendit e të policisë kriminale që të organizojnë punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin e këtyre të mbjellave dhe zbulimin e autorëve. Ai ju ka kujtuar edhe përgjegjësinë penale në rast të mos veprimit. Në shumicën e rasteve ka thënë Prokurori i Shkodrës, përfaqësues të pushtetit vëndor janë thirrur për të dëshmuar dhe kanë dhënë shpjegime për parcela të ndryshme të gjetura dhe përgjigjet duke qënë të dyzuara dhe inkopetente kanë bërë që proçeset të dështojnë dhe për rrjedhojë personat përgjegjës të mos ndëshkohen. Por deklarata e kryetarit të gjygjit Memçaj ka qënë një bombë në sallën e konferencës duke thënë se: Kemi dënuar me nga katër pesë vite burg njerëz të cilët janë nuk janë asnjë tjetër, por fukarenj.Pastaj e ka mbyllur fjalën e tij, duke u larguar dhe thënë “ma bashi ditën e mirë”. Në fakt Shkodra është një nga vëndet me kushtet më të mira të mbjelljes së canabisit dhe në zona rurale tepër të varfëra dhe të pa banuara të cilat me të vërtetë nuk merren me asnjë lloj tjetër prodhimi, por vetëm me të tillë bimë. Kurse për tu arrestuar dhe dënuar, janë pleqtë dhe plakat apo të sëmurë që vërtetë nuk janë autorët, por ato që nuk ju bën përshtypje burgu përpara varfërisë së madhe e të tejskajshme që kanë aty ku banojnë. Kurse ato që kultivojnë dhe nxjerrin dhjetra kilogram canabis të presuar shetisin me makina luksoze ndoshta edhe në mes të Shkodrës dhe Tiranës. Kjo konferencë e tillë ka nxjerrë në shesh edhe marrëdhëniet midis policisë dhe prokurorisë dhe gjygjsorit dhe me sa duket plaga e vërtetë po ti shtosh edhe pushtetin e inkriminuar lokal, janë edhe e keqa e vërtetë e kultivimit të drogës në qarkun e madh të Shkodrës, sot ndoshta më problematiku në Shqipëri për këtë qëllim. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |