Lajme
Black Box
Vrasja e E.V. njė nga ekzekutimet mė enigmatikė tė ndodhura nė Shkodėr. | Vrasja e E.V. njė nga ekzekutimet mė enigmatikė tė ndodhura nė Shkodėr. |
| Friday, 16 May 2008 | |
|
16maj-08 Besi Bekteshi Vrasja e Esat Valbonës një nga ekzekutimet më enigmatikë të ndodhura në Shkodër. Shkodër—Kanë kaluar orë nga ekzekutimi mafioz dhe me sa duket i mirë organizuar i bisnesmenit Esat Valbona me origjinë nga Tropoja, por me banim prej shumë kohësh në Shkodër. Policia ka vetëm njoftime të thata mbi vrasjen dhe nuk ka dhënë as detaje dhe as mendime të specialistëve të saj për të mos folur për pista hetimi të cilat janë të shumta sipas opinioneve në Shkodër, por asnjë sipas policisë. Pra asnjë dyshim, as një rrethanë dhe asnjë koment apo të vërtetë më tepër, nga policia e qarkut të Shkodrës. Sot varrimi i bisnesmenit është shoqëruar edhe nga nxënës të gjimnazit “28 Nëntori” për shkak edhe të njohjes që këto nxënës kanë me motrën e bisnesmenit e cila është edhe nëndrejtoresha e tyre. Kjo vrasje e ndodhur në orën 20-35 minuta në fillim të Xhabijeve në një nga lokalet e vogla të LOTO-sportit ka bërë bujë në qytet jo vetëm për egzekutimin enigmatik, por edhe të vrasjes së një personi që ka disa bisnese që nga ndërtimi apo edhe nga lokalet në qytet. Asnjë krismë arme dhe vetëm një goditje e cila i ka përshkuar zemrën Valbonës i cili ka arritur të dalë nga lokali, të bëjë disa metra në këmbë dhe të thotë “ më qëlluan” duke dashur të dalë në rrugë, për të ndalur ndonjë makinë të rastit me qëllimin për të shkuar në spital.Por kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk ka mundur ti mbijetojë derdhjes së gjakut dhe plagës së rëndë të marrë direkt në zemër. Njoftimet e para kanë dalë nga brënda policisë, por jo në mënyrë zyrtare dhe me sa duket me qëllimin për të humbur mënyrën e saktë të kryerjes së vrasjes. Në fakt nga të thënat e para ka dalë se Valbona mund të jetë qëlluar me snajper dhe nga një distancë e madhe është goditur, duke qëndruar në lokal dhe aty askush nuk ka dëgjuar dhe parë gjë. Por në fakt me ardhjen e policisë dhe ekspertëve është vënë re mirë edhe nga gazetarët se plumbi në xhamin e lokalit ka qënë shumë poshtë për tu qëlluar me snajper dhe për më tepër ka pasur edhe një goditje të vetme në rrugë, në një trajektore e cila mund të vinte vetëm nga brënda lokalit. Ky ka qënë edhe momenti i parë i dyshueshëm për variantin e parë. Nga të pranishmit në lokal nuk ka dalë ndonjë e re e madhe, sepse të gjithë as kanë dëgjuar dhe as kanë parë gjë. Po është pranuar se kanë parë Valbonën të çohet duke u lëkundu, dhe të shëmbet në tokë mbas disa çastesh duke thënë “më qëlluan”. Nga kjo gjë doli edhe momenti i dytë si variant i ekzekutimit me silenciator nga brënda lokalit dhe kjo tanimë është edhe pista e dytë më e pranueshme për të gjithë. Në fakt lokali është shumë i vogël dhe prania njerzore aty kurrsesi nuk mund të jetë kaq e madhe sa të mos lejojë edhe identifikimin e të gjithëve. Mospasja e versionit zyrtar për vrasjen tregon dhe vështirësitë për policinë e cila është vënë tepër në lëvizje, por deri tani pa asnjë rezultat. Esat Valbona ka edhe një vëlla i cili ka shërbyer në organet e policisë dhe në të vërtetë pistat për policinë mund të jenë të shumta. Gjithsesi më të përfolurat janë marrëdhëniet disi të pa kontrolluar të Valbonës me vëndin e origjinës që është Tropoja dhe pista tjetër është edhe ajo e vjetra e një grabitjeje në bankën e Shkodrës në 97-tën tepër e pa detajuar deri tani dhe me autorë të përfolur dhe të vrarë, por gjithmonë këto janë vetëm supozime të cilat shtohen përditë nga që policia vazhdon memecërinë e saj për ti lënë fre të lirë pastaj mediave dhe investigimit të saj të natyrshëm. Pistë e tretë janë edhe marrëdhëniet e bisnesit, por që në fakt si pistë të vërtetë në Shkodër nuk e besojnë, përpara dy kryesoreve të përmënduar më lart. Ky krim i ri në Shkodër ndoshta do të kërkojë kohë të madhe për tu zbardhur dhe kryerja e tij në mënyrë kaq enigamatike, por që gjithsesi ka lënë gjurmë të mjaftueshme për ekspertët si gëzhoja, plumbi dhe trajtktoria e tij mundet në fillim të qartësojnë diçka se nga cili drejtim ka ardhur goditja dhe ky është një moment parësor të sqarimit të përgjithëshëm të vrasjes së tipit mafioz dhe me shumë enigma brënda. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |