| Komuna e Temalit prej muajsh pa çertifikata |
| Thursday, 15 May 2008 | |
Besi Bekteshi / Komuna e Temalit prej muajsh pa çertifikata.500 familje në ndihmë ekonomike të penalizuar. Fshatra ngjitur me Tropojën, që çertifikatat duhet ti marrin në Vaun e Djës Shkodër—Një nga komunat malore të Shkodrës dhe pikërisht ajo e Temalit, ka rreth 5-së muaj që nuk furnizohet me çertifikata për banorët e saj. Mirë problematikën e madhe që paraqet mungesa e një çertifikate në kohën e sotme, por kjo gjëndje ka penguar edhe ndarjen e ndihmës ekonomike të pothuaj të gjithë familjeve që praktikisht nga kjo ndihmë varen finaciarisht. Duhet thënë se kjo komunë është nga më të cilësuarat për varfëri në Shqipëri dhe niveli i jetësës është tepër i ulët. Duhet imagjinuar se çfarë problemi arrin të krijojë edhe mungesa e ndihmës ekonomike, e cila është shumë pak, por sëpaku arrin të sigurojë “bukën thatë” sikundër deklarojnë banorët. Janë 500 familje me një nivel jetese tepër të ulët që tani vetëm për mungesë çertifikatash nuk kanë asnjë të ardhur zyrtare dhe një bordero ku të hedhin një firmë. Problemi është krijuar, sepse nga riorganizimi i zyrave të gjëndjes civile, Temalit si komunë, ju shkri kjo lloj zyre. Ajo i është aneksuar Bashkisë së Vaut të Dejës dhe vetë kryekomunari tregon: Janë 500 familje që trajtohen me ndihmë, por mungon kjo ndihmë se nuk ka çertifikata. Mark Zhuri si kryekomunari i Temalit tregon se ka pasur shumë vajtje ardhje Tiranë dhe Shkodër, në Ministri, në Drejtorinë e Përgjithshme të gjëndjes civile, dhe se ka kërkuar edhe në Prefekturë, por nuk kanë gjetur ndonjë rrugë zgjidhje.Banorët e Temalit në fakt duhet të humbin një ditë udhëtim për shkak të distancave dhe rrugëve tejet të amortizuara dhe të rrezikshme që kanë në fshatrat e tyre. Në fakt ato kufizohen me Tropojën dhe duhet të marrin një çertifikatë në Vaun e Dejës. Udhëtimi i tyre kushton afërsisht 3000 lekë dhe pa futur këtu edhe disa harxhime të tjera. Ky është edhe realiteti i plotë i atyre që duan të kenë një çertifikatë në komunën e Temalit nga më të varfërat në vënd. Në fakt përpara disa kohësh ka pasur një problem të madh me gjëndjen civile të kësaj komune lidhur me administrimin e keq të gjëndejs civile dhe tanimë me fitoren e dytë si kryekomunar të Zhurit, kjo gjëndje civile është hequr përfundimisht nga komuna dhe njerzit të gjithë duhet të shkojnë tepër larg për të marrë çertifikata dhe kryer të gjithë veprimet që çertifikata në fakt lejon dhe që janë shumë të mëdha jo vetëm për ato që janë në asiatencë, por për të gjithë banorët e Temalit. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |