| Tamarė- Vermosh e pakalueshme edhe nė verė |
| Thursday, 15 May 2008 | |
![]() 15maj-08 /Besi Bekteshi
Speciale
Kumuna Kelmendit dhe ajo e Temalit
Rruga Tamarë- Vermosh e pakalueshme edhe në verë.Klemendi humb qindra mijra euro sepse turizmi varet nga rruga. Lelçaj:kam ngritur problemin, por nuk kam marrë përgjigje. Nuk ka fonde askush dhe nuk di si të ndërhyj për të rregulluar situatën. Shkodër—Aksi rrugor Tamarë – Vermosh jo vetëm që është një mungesë kalimi automjetesh e plotë në dimër, por kjo pjesë rruge kaq e rëndësishme turistike dhe të një prej vëndeve më piktoreske dhe kërkesa të mëdha për turizëm malor edhe nga jashtë, nuk mund të frekuentohet as në verë. Rruga mund të kalohet vetëm nga mjete të posaçme dhe kryesisht të larta, por që edhe ato kanë pësuar aksidente pikërisht në këtë rrugë. Ky moment kaq i vështirë i këtyre viseve nga më të bukurat e Shqipërisë, me një klimë të jashtëzakonshme dhe ujra kristal, por edhe me kërkesa të mëdha nga ekoturistët kryesisht britanikë, austriakë dhe gjermanë dhe francezë që quhet Kelmend, humbet qindra mijra euro, sepse askush normalisht nuk mund të ngjitet aty. Ndue Lelçaj si kryetar i komunës së Kelmendit, duke parë këtë pamundësi të jashtëzakonshme për turizëm dhe vështirësitë e jashtëzakonshme të banorëve në dimër, paraqet ankesën e tij për këtë rrugë. Lelçaj thotë se e kam bërë kërkesën disa herë për rrugën nga Tamara deri në Vermosh dhe përveç atyre problemeve për shkëmbinjtë dhe rrëzimet në rrugë, tashmë situata është mjaft problematike, sepse kjo gjë është gjatë gjithë kohës. Tani jemi në zezonin kur lëvizja bëhet gjithmonë e më e madhe, por për këtë segment nuk ka se ku të jetë më keq se kaq, deklaron Lelçaj. Ai thekson se Kelmendi vizitohet jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe nga shumë emigrantë që kthehen në krahinë. Lelçaj shpjegon se vetëm rruga e fshatit Vukël që mund të merret si shëmbull, mund të përshkohet nga automjete tepër të rënda dhe të paisura me aksesorë për jashtërrugëve, dhe më lart as me këtë mjete nuk mund të kalohet. Asnjë mundësi financiare nuk ka as komuna dhe as një institucion në varësi të tillë dhe prandaj është kërkuar të ndërhyhet nga qarku apo prefektura. Drejtoria e rrugëve ankohet se nuk kam mjete thotë Kryetari i Komunës por vazhdon ai, as unë nuk kam asnjë lloj fondi dhe nuk di se si do të ndërhyj, sepse edhe faktikisht është nën një përgjegjësi të dikujt tjetër për të tentuar që të futem edhe unë. Në këtë mënyrë akset rrugore rurale të pjesës malore ndoshta më të bukur jo vetëm të Shqipërisë edhe pse janë premtuar nga qevria edhe pse ka disa fonde të rregullimit të rrugëve, vazhdojnë të mbeten një humnerë e keqe e lajthitjes shtetërore dhe të pushtetit lokal, i cili nuk di dhe shpesh herë nuk do të zhvillohet sidomos në momente kur ka vlera të jashtëzakonshme turistike dhe të ekosistemit. Besi Bekteshi |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ESE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |