Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow PS Shkoder
PS Shkoder
Thursday, 15 May 2008
ps_shkoder_logo14maj-08 / Besi Bekteshi
PS-ja në Shkodër degdiset skutave, por kreu i saj Shiroka deklaron se do të vijmë në pushtet dhe patjetër që do të kemi seli në qëndër. 
Shkodër—Në fakt është e treta herë që selia e Partisë Socialiste dhe forca e dytë politike në Shkodër, lëvizet si vëndqëndrim dhe kësaj rradhe institucionet lokale e kanë çuar atë në një vënd kur më përpara duhet të hysh në një oborr shkolle, pastaj të kalosh disa kthesa dhe më vonë të arrish në një ndërtim tip çerdhe apo kopësht, që ka edhe mjedise të tjera jashtë standarteve me hithra dhe mure të degraduara sëpaku nga jashtë.
 Në fakt kreu i PS-së në Shkodër deklaron se në 2009-tën do të fitohen zgjedhjet nga forca e tij politike dhe PS-ja po punon për zgjedhjet e reja në parti. Ne synojmë që organizatat socialiste të mbulojnë të gjithë teritorin e  Bashkisë së Shkodrës sipas qëndrave të votimit ka thënë Shiroka. Ne do të jemi peshë e fitores së përgjithshme në Shqipëri ka deklaruar Shiroka. Pra do të jemi një peshë e kësaj fitorie si qytet i Shkodrës ka afirmuar zoti Shiroka, në kuadrin e përgatitjeve për vitin 2009-të, që me sa duket tashmë kjo forcë politike në kryeqëndrën e veriut, i ka marrë seriozisht.


edip_shirokaGjithsesi një farë mosdhënie rëndësi si forcë politike sëpaku për selinë e saj në qytet vihet re dhe tashmë duket qartë se në çfarë “vrime” me hithra e kanë çuar si banim lokalët forcën e dytë përfaqësuese në qytet.
Por Shiroka edhe për këtë gjë thotë: Për ne është më e rëndësishme puna në terren se sa vëndi ku ne zhvillojmë aktivitetin e përditshëm.
Na mjafton të kemi një zyrë dhe paisjet, por punën e kemi në terren ka thënë kreu i PS-së duke mos i dhënë rëndësi vëndit aspak të denjë për një parti që pretendon të vijë në 2009-tën në pushtet. Por me sa duket për këtë ardhje në pushtet përsëri Shiroka thotë: Me një fytyrë të re dhe me një seli në qëndër të Shkodrës do të kemi një mjedis ku të gjithë njerzit të kenë mundësinë të marrin kontaktin e përditshëm dhe të përjavshëm e kështu me rradhë me të gjithë strukturën e re që do të dalin nga këto zgjedhje të reja.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page