|
Tuesday, 13 May 2008 |
NJOFTIM PER SHTYP /
Shkodër, më 13/05/2008
Lënda : Informacin per punen e kryer gjate dites sotme Në mes të
problemeve qe aktualisht dominojne punen tone ne administraten e Dep.
Ardhurave të bashkisë Shkoder është dhe përpjekja për të shmangur
evazionin fiskal ngasubjektet që ushtrojne aktivitete biznesi brenda
juridiksionit tonë .Meqenese afati ligjor për të shlyer detyrimet
lokale dhe taksen vendore për biznesin e vogel ka qenë 20 prill eshte e
qarte për çdo subjekt se tashme ato qe nuk ka respektuar detyrimin ne
kohe do përballen me sanksionet qe permban ligji.
Më keq akoma, ka
subjekte edhe sot qe nuk janë paraqitur për aplikim ( pranë Q.K.R. )
megjithese janë të evidentuar dhe kanë marre njoftimin nga inspektori i
zones per te kryer veprimet e duhura. Nga verifikimet e kryera ne
terren rezultojne nje numer i konsiderueshem subjektesh qe paraqiten
debitore dhe ne gjykojme se tashma jane konsumuar te gjitha perpjekjet
per te gjetur mirekuptimin me kete kategori,dhe sipas ligjit Nr.9632,
date 30/10/2006 “ Per Sistemin e Taksave Vendore “ me ndryshimet
perkatese si dhe udhezimeve ne zbatim te tyre , jemi te detyruar qe tu
bllokojme aktivitetin deri ne shlyerjen e plote te detyrimeve . Dita
e sotme , eshte dita e pare qe kemi organizuar grupe te perbashketa
pune me Policine Bashkiake dhe ate te Rendit dhe keshtu do te vazhdoje
deri ne çuarjen ne zero te borxheve qe kane subjektet ndaj Bashkise.
Jane bllokuar 22 subjekte nga te cilet 9 jane paraqitur brenda dites se
sotme per te aplikuar prane Q. K. R. Zyra e
shtypit
|