Lajme
Te Fundit
Genti Tavanxhiu , Shqiptari kandidat per ēmim ne Lojrat Olimpike ne Kine | Genti Tavanxhiu , Shqiptari kandidat per ēmim ne Lojrat Olimpike ne Kine |
| Tuesday, 13 May 2008 | |
|
Kompeticioni filloi me 8 gusht 2005, tre vjet para ceremonise se hapjes se Lojrave Olimpike dhe kishte 386 punime te artisteve nderkombetare. Punimet u perzgjodhen nga nje panel prej 17 ekspertesh arti nga Austria, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Amerika e vende te tjera. Pas nje turneu te gjate nderkombetar ku artdashesit jo vetem pane, por dhe votuan per veprat me te preferuara, vota me te cilat u bashkuan dhe ato te komitetit organizativ dhe eksperteve te artit per te mundesuar nominimin e finalisteve per cmimet e percaktuara. Turneu prej rreth 3 vjetesh eshte zhvilluar anembane botes duke u nisur nga qytetet me te medha te Kines si Makao, Tianjin, Xiamen, Zhengzhou, Changchun, Taiyuan, Shijiazhuang, Ningbo, Nanning, Shenzhen, , Hong Kong, e ne vende te tjera te mbare botes si Seul, Londer, Los Anxhelos, Lozane, Atlanta, Gjeorgji, Gisborne, Rome, Wellington, Barcelone, Sidnei. Sot kjo ekspozite eshte e perbere vetem nga 79 finaliste nderkombetare, te cilet me veprat e tyre do te jene pjesmarres ne keto muajt e fundit te kesaj ekspozite te vendosura ne sallen ku do jepen dhe cmimet e te gjithe sportisteve fitues ne vazhdim. Ndarja e çmimeve te artisteve do te ndiqet nga televizonet dhe media Kineze Ky eshte aktiviteti i dyte i rendesishem ne Kine, ku sheh si protagonist edhe artistin shqiptar, i cili ka marre pjese dhe me pare ne Bienalen e dyte te Artit te organizuar ne Pekin ne shtator te vitit 2005. Kjo ngjarje eshte nje ngjarje e rendesishme dhe per artin shqiptar. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |