| Berisha nė Rozafat |
| Sunday, 11 May 2008 | |
|
10maj-08 /
Besi Bekteshi Berisha në “Rozafat”: E shikoni Taraboshin? Më të larta janë akuzat e opozitës për mua, por unë jam ky që jam dhe s’kam pësuar gjë hiç. Shqipëria me debatikas nuk shkon përpara.Shkodër---Rreth orëve të mesditës Kryeministri Berisha i shoqëruar nga Kryeparlamentarja Topalli është ngjitur në kalanë “Rozafa” dhe mbasi ka treguar dhe biseduar për vlerat e mëdha të kësaj kalaje madhështore ka bërë zhvilluar një konferencë për shtyp në lartësitë dominuese të saj. Fillimin e konferencës për shtyp Berisha e ka filluar me merakun e mitingut të LSI-së që në orët e pasdites do të zhvillohej në Tiranë. Ai ka deklaruar se: Këta njerëz kishin katër vite që thërrisnin poshtë “dushku” sot bërtasin rroftë “dushku”. Pastaj për krijimin e “Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e Dushkut” sipas Berishës, ai tha se është “Komiteti i Hipokrizisë Kombëtare” . Pra nuk ke se çfarë t’ju thuash këtyre njerzve ka sqaruar Berisha. Por Berisha përgjatë përgjigjeve të tij është marrë edhe me Edi Ramën dhe ka thënë se: Dje ndodhi në Tiranë e pikërisht në vëndin e organizatës së “Debatikasve” u themeluan “Debatikasit e rinj”. Janë parë nga të gjithë thotë Berisha dhe vazhdoi se u themelua çdo gjë në terr e në errësirë dhe mund ti them zotit Rama se “Shqipëria me debatikas nuk shkon përpara”. Por në ato momente për takimin e “Ditës Europiane” në Tiranë ku ai vetë ishte sëbashku me Ramën, zoti Berisha e pikturoi si shumë të sukseshëm. Në atë konferencë ka pasur një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe më i tillë sipas tij ka qënë sepse të dy palët, si qeveria dhe opozita, u zotuan publikisht për të shëmbur murin e imunitetit. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonëshme për këtë vënd ka thënë Berisha dhe në fund ka mbajtur qëndrim edhe ndaj varfërisë dhe ka pranuar se ajo egziston, por ka treguar se shumë e dhimbshme është rritja e disa ushqimeve. Megjithatë Kryeministri i vëndit ka deklaruar se ai do ti sigurojë të gjithë pensionistët shqiptarë si dhe të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, se qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarkë rritjen e këtyre çmimeve. Por kulmi i konferencës për shtyp në kalanë e Shkodrës nga zoti Berisha ka qënë kur atij i është bërë pyetje për kërkesat e opozitës dhe kësaj pyetje ai i është përgjigjur duke treguar me gisht nga Taraboshi: Në lidhje me kërkesat e opozitës? Hidhini sytë atje, ja ku e keni Taraboshin dhe akuzat e shpifjet ndaj meje janë më të mëdha se ai mal, por jam ky që jam dhe nuk kam pësuar gjë hiç. Berisha në këtë rast ju ka treguar gazetarëve se ai nga akuzat as që ka pyetur ndonjëherë dhe për më tepër nuk pyet edhe për kërkesat e opozitës që në sesncën e tyre kërkojnë largimin e tij nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë. Përpara se të vinte në kalanë e Rozafës Berisha ishte sëbashku me Topallin dhe kryebashkiakun e Shkodrës Lorenc Luka për të inaguruar fillimin e urës së re të Bunës dhe ka prerë shiritin sëbashku me Ministrin Olldashi. Në këtë rast Berisha ka deklaruar se po të mos preket ekosistemi nga thellimi i Bunës, atëherë me që ura është e modelit që hapet, ky lumë do të bëhet i lundrueshëm si në dy shekuj më përpara dhe në fillim të shekullit të 20-të. Për urën e Bunës, Berisha ka thënë se ajo sëbashku me rrugën hyrëse, unazën dhe shumë investime të tjera rrugore do ta bëjnë Shkodrën me infrastrukturë moderne. Berisha ka dalë edhe një shetitje në bulevardin “13 Dhjetori” sëbashku me Kryeparlamentaren dhe lokalët e Shkodrës dhe është ndalur në një prej shkollave të qytetit për t’ju shpjeguar nxënësve rëndësinë e internetit dhe kompjuterit dhe të premtonte edhe aty zgjerimin e kapaciteteve në shkolla për këtë gjë. Në mbas dite Berisha ka pasur një takim në teatrin “Migjeni” për futjen në “NATO” me anëtarë të PD-së dhe intelektualë dhe këtë e ka bërë mbasi ka pushuar në mjediset e “Grand Hotel Europa” në qëndër të Shkodrës. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |