Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Futboll
Futboll
Friday, 09 May 2008
valter_fushaj9maj-08 / Besi Bekteshi
- Speciale me Presidentin e “Vllaznisë” Valter Fushaj
Fushaj: Nuk ka asgjë të trukuar në fitoren e “Vllaznisë”Të tre të pezulluarit nga “Tirana” mund të jenë shumë mirët te “Vllaznia”.Shkodër—Mbas polemikave të shumta në shtyp dhe median sportive në përgjithësi, ka reaguar dhe Presidenti i “Vllaznisë” Valter Fushaj. Nga një prej donatorëve të “Tiranës” i cili ka deklaruar se “Vllaznia” ka korruptuar treshen Vrapi, Sina dhe Durro të cilët nuk u aktivizuan gjatë pjesës së dytë të takimit final është akseleruar edhe polemika. Në këtë kontekst Fushaj është prononcuar ndaj këtyre deklaratave dhe qartësisht është shprehur se: Çdo njeri që flet kështu në drejtim të “Vllaznisë” e konsideroj të pa përgjegjëshëm. Unë mendoj se “Vllaznia” e ka treguar veten në fushë dhe se i mbylli të gjitha  hapsirat “Tiranës” për të arritur ajo një rezultat pozitiv. Pas kësaj ndeshje, treshja e mësipërme e futbollistëve është përjashtuar dhe jo thjesht pezulluar nga aktiviteti dhe ekipi i Tiranës. Në këtë rast Fushaj ka deklaruar se “ato janë tashmë lojtarë të lirë dhe gjithashtu lojtarë shumë të mirë dhe ne normalisht që i duam për cilësinë futbollistike që kanë”.

Por unë thotë Fushaj dua të theksoj diçka se ata mund të jenë pezulluar apo përjashtuar nga donatorët që kanë fajsuar pikërisht ato në rast disfate, por për sa i përket besimit unë do të isha shumë dakort që ato të ishin me “Vllazninë”.
Në fakt ka pasur shumë kritika dhe aludime, por edhe polemika pa fund për shitje dhe blerje në prag të ndeshjeve, por edhe në rast të fitoreve dhe humbjeve në takime finale apo të zakonshme. Kjo tani është bërë një modë futbollistike e përhershme dhe me sa duket këtu ka qënë edhe qëllimi i prononcimit të Presidentit të “Vllaznisë” Fushaj i cili për të sqaruar pafajsinë e lojtarëve dhe marrëdhëniet korrekte të tyre me skuadrën në të cilën aktivizohen deklaroi se “ato mund të kenë besimin e Vllaznisë” dhe dihet se lojtarët që nuk kanë pasur një herë besim nuk mund ta gëzojnë atë aq kollaj në një ekip tjetër. Kjo donte të tregonte se në qoftëse dikush shitet dhe blihet, këtë nuk e bën vetëm me një ekip por kudo që mund të shkojë dhe mjafton një herë për të pasur njollën e madhe të fajësië. Ky ka qënë edhe konteksti i deklaratave të Fushaj edhe pse në pamje të parë duket disi një prononcim “fajësie” dhe raporti indirekt në polemikat e mëdha të takimit final “Tirana-Vllaznia”. Megjithatë për Vrapin, Sinën dhe Durron tashmë ka një ekip që është i interesuar direkt dhe ky ekip është “Vllaznia”. Tanimë është bërë e kohës që kur humb akuzohesh për shitje dhe kur fiton për blerje, dhe kjo të bën të mendosh se në asnjë rast polemikat nuk do të rreshtin dhe nuk do të mbyllen në kampionat dhe takimet e kupave të ekipeve shqiptare.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 1°C
Lag.: 53%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 30°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page