| Shkoder me 09.05.2008 (1) |
|
| Friday, 09 May 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendshme Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder Adresa : Lagjja Partizani, Rruga F. Barbullushi, Shkoder Shkoder me 09.05.2008 NJOFIM PER SHTYP Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur me dt.07.05.2008, rreth ores 22.30, ne fshatin Bratosh, Komuna Bajze, rrethi Malesi e Madhe, ku jane vrare me arme zjarri shtetasit: - Gjergj Shota, vjeç 24, banues ne fshatin Bratosh - Ton Ulaj, vjeç 28, banues ne fshatin Bratosh Si dhe eshte plagosur shtetasi Ardjan Narkaj, vjeç 40, banues po ne fshatin Bratosh, i cili ka merre plage ne kembe dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Si rezultat i punes hetimore te bere nga forcat policore te Drejtorise se Policise Qarku Shkoder , per zbulimin dhe dokumentimin ligjor te kesaj ngjarje, eshte bere e mundur brenda nje harku kohor prej 24 oresh, zbardhja e kesaj vepre kriminale. Keshtu me dt. 08.05.’08, ne oren 20.00, eshte eksekutuar Urdher Ndalimi i Pokurorise se Rrethit Gjyqesor, ndaj autorit te dyshuar per kryerjen e krimit, shtetasit Ardjan Narkaj, i cili ka mbetur vete i plagosur ne vendngjarje, nga ku rezulton se palet mes tyre kane shkembyer zjarr. Ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, pas nje konflikti te çastit mes autorit te krimit dhe dy viktimave. Keta te fundit kane qene persona te shpallur ne kerkim, pasi kane qene te denuar me masen e burgimit 6 vjet e 9 muaj, per vepren penale te “Vjedhjes me arme zjarri ne bashkepunim”. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale, 18 cope gezhoja model 56, 6 cope gezhoja model 54, si dhe nje arme zjarri automatike. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e autorit te dyshuar Ardjan Narkaj, eshte bere e mundur gjetja e armeve, me te cilat mendohet se eshte realizual krimi, pikerisht: - nje pistolete e tipit TT, - dy krehera me 4 fisheke, - nje automatic model 56, - 200 cope fisheke model 56, - 10 cope fisheke model 54, - 20 cope granata, - 5 cope ndezesa denature - nje arme e ftohte thike metalike, materiale keto, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Gjithashtu nga kontrolli i bere ne kuader te ketij operacioni nga efektivat e policise, per gjetjen e sendeve dhe gjurmeve te kesaj vepre penale, eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Kol Narkaj, vjeç 48, banues ne fshatin Bratosh, pasi i jane gjetur ne banesen e tij arme zjarri dhe municione, konkretisht, 1 arme zjarri pistolet, model 54 dhe 30 cope fisheke Materialet ne ngarkim te dy shtetasve, Ardjan Narkaj per vepren penale te “Vrasjes ne rrethane te tjera cilesuesei”, “Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake ”, si dhe Kol Narkaj per vepren penale te “ Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”, iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder, per hetime te metejshme. Si rezultat i hetimeve perfundimtare te kesaj ngjarje,dhe pas kontrollit te vazhdueshem per zbulimin dhe zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, nga ana e forcave policore eshte bere e mundur gjetja e armeve te kryerjes se krimit, te cilat konkretisht jane.: - nje automatic model 56 dhe - nje pistolete model 57. Po ne kuader te ketij operacioni dhe sipas investigimeve te bera, nga efektivat e policise , u be ndalimi i shtetasit Gjek Narkaj, vjeç 47, banues ne fshatin Bratosh te rrethit Malesi e Madhe. Ndalimi i tij u be pasi, ky shtetas ka tentuar te fsheh provat materiale ne lidhje me kryerjen e krimit. Materialet ne ngarkim te te lartpermendurit do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te “Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes” dhe “Moskallzim te krimit” DREJTORIA E POLICISE QARKU SHKODER |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |