| Shkodėr, me 09.05.2008 |
|
| Friday, 09 May 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendeshme Drejtoria e Policise Qarkut Shkoder ______________________________________________________________________________ Shkodër, me 09.05.2008 INFORMACION NGA DREJTORIA E POLICISE QARKUT SHKODER Prej disa muajsh jemi në dijeni të një konflikti që ekziston midis disa banorëve të fshatit Vig, në Komunën Vig-Mnelë të Rrethit Shkodër dhe punonjësve të firmës “Oskeola” lidhur me çështjen e shfrytëzimit të një miniere kromi në këtë zonë. Mbi bazën e informacioneve të marra ditët e fundit në të cilat bëhej fjalë se konflikti ishte tepër i acaruar dhe mund të çonte në ngjarje të rënda kriminale, deri në konfrontim me armë, pasi banorë të përfshirë në këtë konflikt qarkullonin të armatosur, efektivat e policisë të Stacionit të Policisë Bushat janë angazhuar në marrjen e masave për parandalimin e krimeve të rënda. Me dt.07.05.2008, rreth orës 13.20, në telefonin Nr.129 të Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë Shkodër është bërë një telefonatë ku theksohej se në fshatin Vig të Komunës Vig-Mnelë ka një konflikt, midis disa banorëve të këtij fshati dhe punonjësve të firmës “Oskeola” ku në konflikt janë përfshirë përsona të armatosur (Telefonata është bërë nga përfaqësues të firmës “Oskeola”). Me të marrë këtë informacion punonjës të policisë efektiv të Stacionit të Policisë Bushat nën drejtimin e Shefit të Stacionit N/Inspektor Arjan Hajati, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishte ndodhur konflikti. Kur janë afrur tek vendi ku sipas informcaionit të marrë kishte ndodhur konflikti, rreth orës 14.20, efektivat e policisë kane parë një automjet tip “Fuoristradë”, marka “Nissan Patrol”, me targë SH 3523 D, ngjyrë të kuqe, në të cilën udhëtonin pesë përsona. Në momentin që punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë automjetit për të ndaluar njëri nga përsonat që ndodhej në automjet, pikërisht shtetasi Ndue Frrok Ndoj, të cilit dukshëm i shquhej një arme që mbante në brez, ka tentuar të largohet nga automjeti, por është bllokuar nga punonjësit e policisë dhe gjatë kontrollit, atij i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë TT, me një kreher me shtatë fishekë, të cilën e mabnte pa leje. Në momentin që është kapur nga forcat e policisë ky shtetas është prezentuar si gazetarë. Në automjet sëbashku me këtë përson ishin edhe shtetasit. Nikollë Pjetër Lazri, Artur Drabeja, Elvis Nabolli dhe Ladimir Mark Ndoj, (ky i fundit drejtuesi i mjetit).. Më tej punonjësit e policisë, në zbatim të nenit 298, të Kodit të Procedurës Penale, kanë kërkuar të ushtrojnë kontroll të automjetit dhe përsonave, por gjatë kryerjes së këtij veprimi, shtetasit Artur Drabeja dhe Elvis Nabolli, kanë kundërshtuar forcat e policisë, për të mos lejuar kryerjen e kontrollit duke u prezantuar si gazetarë dhe kanë kërkuar që të largohen me gjithë automjet. Nga ana e punonjësve të policisë është kërkuar që këta përsona të paraqitnin dokumetet e identifikimit si gazetarë, por ata nuk dispononin as dokumente identifikimi si gazetarë dhe as ndonjë dokumet tjetër identifikus si shtetas, dhe si mjet identifikues ata tregonin vetëm një kamera televizive. Të gjendur para kësaj situate, punonjësit e policisë kanë komunikuar me Drejtorin e Policisë së Qarkut, duke i raportuar për situaten, dhe pasi Drejtori i Policisë ka urdhëruar që të shoqërohen mjeti me të gjithë përsonat për në ambientet e Komisariatit, kanë bërë shoqërimin e përsonave sëbashku me automjetin për në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të kryer veprimet proceduriale të mëtejshme. Pas verifikimit të dokumentacionit të automjetit, rezultoi se drejtuesi e automjetit Ladimir Mark Ndoj, drejtonte automjetin me Dëshmi Aftësie per Drejtim Automjeti (patentë) të fallsifikuar. Më pas në Komisariatin e Policisë Shkodër janë paraqitur edhe punonjës të firmës “Oskeola” të cilët kanë bërë kallzim dhe kanë identifikuar Ndue Frrok Ndoj e Nikollë Pjetër Lazri, si autorë të kanosjes së bërë ndaj tyre, ndërsa shtetasit Artur Drabeja, Elvis Nabolli dhe Ladimir Mark Ndoj, si përsona që kanë qënë prezent në vendngjarje. Mbi këtë bazë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ndue Frrok Ndoj, dhe ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër ka filluar Procedmin Penal Nr, dt.08.05.2008, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje” të kryer në baskëpunim me përsona të tjerë, parashikuar nga neni 278, paragrafi i dytë dhe neni 84 dhe 25 të Kodit Penal. Po kështu në ngarkim të shtetasit Ladimir Mark Ndoj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër ka filluar Procedmin Penal, dt.08.05.2008, për veprat penale “Fallsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186, paragrafi i parë i Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, (marrjes së deklarimeve përkatëse), përvec shtetasit Ndue Frrok Ndoj që është arrestuar në flagrancë, të katër përsonat e tjerë (Nikollë Lazri, Artur Drabeja, Elvis Nabolli dhe Ladimir Mark Ndoj), janë lënë të lirë. Dy Gazetarët Artur Drabeja dhe Elvis Nabolli të cilët janë identifikuar si të tillë pas ardhjes në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë qëndruar në ambientet e këtij Komisariati për një periudhë prej rreth 40 minutash, (nga ora 17.00 deri në orën 17.40), kohë gjatë së cilës janë kryer disa veprime proceduriale të domosdoshme për t’u pyetur në cilësinë e përsonave që tregojnë rrethana hetimi në bazë të nenit 297 te Kodit të Procedurës Penale, pasi ata kanë qënë prezent (dëshmitarë) në dy vepra penale të ndodhura (kanosje me arme dhe armëmbajtje pa leje). Ndërsa periudha nga ora 14.20 deri në orën 17.00, ka qenë periudha që policët kanë kryer veprime në vendngjarje si dhe koha e udhëtimit nga fshati Vig deri në Komisariatin e Policisë Shkodër, që sic dihet është një rrugë e gjatë, malore dhe e amortizuar, ku qarkullimi i automjeteve kryhet me shumë vështirësi. Theksojmë se nga efektivat e policisë nuk është bërë sekuestrim i ndonjë kasete, kamere, mjeti tjetër pune, apo sendeve të tjera përsonale që kanë patur me vete gazetarët. Po kështu nuk është ushtruar asnjë lloj dhune fizike apo psikologjike ndaj tyre. Lidhur me konfliktin që kanë patur disa fshatarë, banorë të fshatit Vig me përfaqësues të firmës “Oskeola”, ju sqarojmë se ky konflikt ka lindur para disa muajsh, dhe ka të bëjë me shfrytëzimin e një sasie minerali kromi që gjendet në këtë zonë. Përfaqësuesit e Firmës “Oskeola” dhe banorët e fshatit Vig, janë kofliktuar disa here me njëra tjetrën, pasi banorët kanë bllokuar rrugën duke mos lënë, mjetet dhe automjetet e Firmës “Oskeola” të ushtrojnë aktiviteten e tyre për shfrytëzimin e mineralit, me preteksin se ata (banorët e fshatit), janë pronarë të tokës. Në konfliktet e ndodhura, për parandalimin e ngjarjeve të rënda, në disa raste është ndërhyrë edhe nga organet e policisë, të cilat në tre raste edhe kanë bërë shoqërimin e përsonave në konflikt për në Komisariatin e Policisë Shkodër. Theksojmë se për konfliktet që kanë patur Firma “Oskeola” me banorët e fshatit Vig, Prokuroria Prana Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka filluar edhe Procedimin Penal Nr.278, dt.07.04.2008. Drejtori i Policisë Qarkut Kryekomisar Nikolin BALA |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |