| Dy tė vrarė dhe njė i plagosur nga njė pėrleshja me armė. |
| Thursday, 08 May 2008 | |
|
8maj-08 Besi Bekteshi “Western” i vërtetë në malësi. Dy të vrarë dhe një i plagosur nga një përleshja me armë. Shkodër---Një ngjarje e rëndë është konsumuar rreth orës 21-30 në fshatin Bratosh në komunën e Kastratit në Malësinë e Madhe. Pasojat e një përleshje të vërtetë tip “Western” me armë janë dy viktima dhe një i plagosur, në mes të rrugës së fshatit e nga të dhënat e para kjo gjë mbas debateve dhe replikave të shumta. Të vdekurit janë Tom Ulaj rreth 22 vjeç dhe Gjergj Shotaj 21 vjeç, kurse i plagosur ka mbetur Ardjan Narkaj i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës. Policia është nisur në këtë vënd rreth 40 km larg qytetit të Koplikut dhe nga Shkodra janë nisur po ashtu dhe autoblinda megjithse tashmë çfarë kishte për të ndodhur kishte ndodhur, dhe nuk kishte asgjë për të rrezikuar apo kërkuar në mënyrë konkrete. Policia ka gjetur dy trupat e të vdekurve dhe ka filluar ekspertizat dhe nga njofimet e para afër tyre janë gjetur shumë gëzhoja dhe një armë. Megjithatë deri në orët e pasdites së ditës së nesërme, nuk ka pasur një komunikatë zyrtare apo një të dhënë të vetme nga policia, duke u treguar kështu se është një institucion tepër i ngadaltë dhe jo kaq transparent me mediat dhe publikun. Të dy të vrarët janë banorë të fshatit Bratosh, kurse i plagosuri është nga Kastrati një fshat tjetër në afërsi të Bratoshit. Policia nuk shpjegon asgjë pse është gjëndur i plagosuri në fshat atë mbrëmje dhe në se ka folur me viktimat apo është pjesmarrës në gjakderdhje po dhe a mund të jetë edhe i implikuar në ngjarje. Ajo që dinë deri tani banorët është se krismat kanë qënë të shumta dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur dy prej bashkëfshatarëve të tyre. Në fakt aty ka pasur një përplasje me armë dhe si ndër filma, tre vetë kanë qënë të shtrirë për tokë, duke mos ditur në se e kanë pasur me njëri tjetrin apo ka pasur ndonjë rrethanë tjetër vrastare. Motivet nuk dihen dhe fshatarët nuk arrijnë të tregojnë një të tillë. Vetë kryetari i fshatit Kastrat Nik Pelaj, ndjehet shumë i tronditur dhe deklaron se krisma armësh janë dëgjuar shpesh herë, por jo si në këtë natë e cila la në tokë dy të vdekur dhe një të plagosur. Duke qënë të mësuar me krisma, kemi ndjenjur në një farë qetësie, por në televizor kemi parë emrat e bashkëfshatarëve dhe të plagosurin tjetër. Megjithatë për motivin Pelaj deklaron se “nuk di asnjë lloj shpjegimi” dhe uron që të mos ndodhë më një tragjedi e tillë vrastare. Në fakt në fshat askush nuk flet dhe patjetër diçka e rëndë sillet rreth motivit të vërtetë. Nga media të ndryshme është dhënë si skenar i vrasjes dyluftimi midis dy të vrarëve dhe mbetja pa dashje e të plagosurit, por policia nuk ka bërë asnjë prononcim dhe me sa duket janë të tre që kanë pasur probleme dhe armët mund të jenë shkrepur nga të gjitha anët, pavarësisht kush ka vdekur dhe kush ka mbetur gjallë. Gjithsesi policia dhe ekspertët po punojnë intesivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |