Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Protestė masive
Protestė masive
Monday, 05 May 2008

protestaefabrikessekepuceveBesi Bekteshi Protestë masive në fabrikën e re të këpucëve.Punëtoret “pushtojnë” oborrin dhe kërkojnë pagat e tyre.
Administratorët nuk dalin dhe nuk pronocohen.Shkodër—Sot është zhvilluar një nga protestat më masive të punonjësve në Shkodër dhe aspak e organizuara nga sindikatat që kanë më se tre vite që nuk kanë mundur të kryejnë një të tillë.Janë qindra gra punëtore në një nga fabrikat e reja të këpucëve të inaguruara jo shumë kohë më përpara nga Kryeminsitri Sali Berisha.Punonjëset kanë bllokuar si ambjentin e jashtëm dhe atë të brëndëshëm dhe kanë deklaruar se “është hera e parë që ndodh kjo gjë”.Në fakt puna është paralizuar dhe qindra gra, kanë protestuar duke kërkuar pagat që nuk ju janë dhënë. Gratë kanë deklaruar se janë me qera në shtëpi dhe shumica e tyre në gjëndje të keqe ekonomike dhe mungesa e pagës po i shkatërronte.


 Ato kanë thënë se lekët nuk po i marrin, ndërkohë që sigurimet i paguajnë e nuk kanë se çfarë të çojnë fëmijëve në shtëpi. Në punë “na bartasin sa mundin” kanë thënë gratë, por rrogat nuk ka i japin dhe ne nuk mund të durojmë më këtë gjë. Në fakt ka rreth dy muaj që nuk po shpërndahen rrogat dhe po sipas grave edhe kushtet e “fabrikës së re” të inaguruar  nga vetë Berisha nuk janë aspak të përshtatëshme.  Në prestari është puna më e rëndë kanë deklaruar gratë, nga hekurat e dritareve dhe kemi fëmijët pa bukë një shumicë prej nesh.
Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të na rregullojnë problemin tonë, kanë thënë njëzeri gratë, por deri në orën 15-të të drekës asgjë nuk ishte në vijë për pagat e tyre. Shumica e grave në këtë orë i janë drejtuar zyrave të përgjegjësve të fabrikës, por ato nuk kanë dalë jashtë dhe as mediave nuk ju janë përgjigjur.
Në nëntor të 2007-tës Berisha e ka inaguruar këtë fabrikë si një investim i madh dhe ka premtuar ndihmë për bisneset e reja. Në fakt nën zë është marrë vesh se fabrikantët e këpucëve kanë akoma pa rregulluar një gjobë e vënë nga KLSH-ja në qindra mijra euro, dhe me sa duket këtu është edhe zanafilla e pagave të pa dhëna. Tashmë problemi nuk është vetëm financiar, por edhe social, dhe nga dikush në botën e bisnesit shkodran ka thënë se ky mund të jetë “reaksion zinxhir” në bisneset e mëdha të gjobitura të Shkodrës.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 5°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1023.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page