Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Velipoje MAJ 2008
Velipoje MAJ 2008
Monday, 05 May 2008

prishjet_ne_velipojeBesi Bekteshi - Velipoja nën sulmin e ndërtimoreve.Prishen ndërtimet e reja të kompleksit “Fishta”.
Edhe këtë vit plazhi 140 mijë banorësh pa kanale të zeza dhe të bardha dhe pa përfundim të ujësjellësit.
Shkodër—Në qoftëse përpara disa ditësh pritej sulmi mbi 67 ndërtime të cilat ishin paralajmëruar për tu prishur dhe që në fakt dështoi nga që nga Tirana nuk erdhën fadromat dhe mjetet e mëdha shkatërruese sëbashku me inspektorët, sot papritur ato kanë ardhur dhe me anën e  disa makinerive të mëdha të parat ndërtime që kanë shkatërruar janë ndërtesat e reja disakatëshe të kompleksit “Fishta”.
“Ndërtimorët” e Tiranës dhe forcat e rendit të DPQ-së së Shkodrës kanë hasur në një rezistencë të lehtë të disa personave punonjës dhe të administrimit të këtyre ndërtimeve të mëdha dhe kanë shoqëruar dy prej tyre në komisariat duke i marrë në makinat e policisë. Por nga Shkodra dhe po nga Velipoja kanë qënë prezent edhe shumë të tjerë pronarë të cilët kanë bërë sehir, por edhe kanë pasur hallin e disa ndërtimeve të tyre më të vogla në plan për tu prishur.


Nuk kanë qënë as administratorët e Velipojës dhe Kryekomunari i cili ka qënë në një takim të tij jashtë plazhit në atë kohë.
Mbas dështimit të dikurshëm me mos ardhjen e “ndërtimorëve” për të bërë punën e tyre në Velipojë, të gjithëve ju krijuar idea se në prag të zezonit turistik tashmë prishja e ndërtimeve pa leje do të harrohet. Por kjo nuk ka ndodhur, dhe “matrapikët” gjigandë kanë dërmuar ndërtimet më të mëdha dhe investimet disa milionëshe në euro të firmës “Fishta” dhe e gjithë kjo duket kanë qënë edhe për të marrë vesh pronarët më të vegjël për ndërtimet e tyre të cilat do të prishen.
. Nga shumë prej këtyre pronarëve është marrë vesh “idea” se aksioni kombëtar do të nisë dhe mbarojë në Velipojë dhe kjo gati është quajtur një persekucion për këtë zonë të veriut. Gjithsesi ajo që dihet qëndron në faktin se shumë ndërtime afër bregut të detit janë lajmëruar se do të prishen. Nuk kuptohet mirë se si katër ndërtime gjigande me një sipërfaqe trualli prej dhjetra mijra metra katror  të firmës në fjalë janë marrë përsipër të investohen, duke marrë me mënd se prishje e tyre është e afërt. Gjithsesi ndërtimorët janë marrë me kompleksin “Fishta” dhe jo me ndonjë prishje gjetkë sot në Velipojë.
Nga ana tjetër Velipoja me këto ndërtime të prishura në këtë zezon do të duket si një shesh xhirimi të filmave që trajtojnë temën e bombardimeve në luftë dhe natyrisht pastrimi dhe rregullimi i tyre do të jetë shumë zor të stabilizohet.
Kur ju është kërkuar “ndërtimorëve” nga Tirana diçka më tepër ato kanë refuzuar dhe i kanë drejtuar gazetarët të marrin të dhëna në Tiranë për këto prishje dhe këtë aksion të mëngjezit të datës 5 maj.
Kurse Velipoja në fakt është ajo që ka qënë edhe për shkak të mungesës së madhe të kontrollit mbi ujin e pijshëm dhe të kanalizimeve të ujrave të zeza apo gropave septike dhe ato në rërë.
Janë 1000 ndërtime pa leje në Velipojë dhe shumë të tjera të fshatit. Por plazhi nuk ka një planimetri dhe ndërtim të kanaleve të ujrave të zeza. Përdorimi i gropave në rërë dhe në disa raste të betonuara tashmë dihet që është një mungesë për kontrollin e ujit të pijshëm i cili në 80 përqind të rasteve nxirret me një thellësi katër metrash në rërë mbas 200 metrave nga bregu i detit. Banjo publike nuk ka, dhe ndërtimet e shumta nuk kanë asnjë lidhje me kanalizime normale dhe të kontrolluara po  normalisht.
Rëra në afërsi të bregut për rreth 2 km është pastruar, por në brëndësi të Velipojës dhe në ngushticat e saj rrugore, papastërtitë janë të shumta.
Në fakt zezoni ka një ndryshim, sepse ka një rrugë gjatësore të ndërtuar, por asgjë më tepër edhe akoma më keq se shetitorja e premtuar në qëndër si një investim i madh dhe në përfitim të komunitetit nuk është me hapin e duhur dhe akoma do shumë punë për të përfunduar.
Mungesa edhe e përfundimit të ujësjellësit që ka vite me vonesë e plotëson këtë kuadër më së miri edhe pse një pjesë e këtij investimi është afër fshatit turistik në veri që kalon me kapacitetet e tij 140 mijë banorët duke u barazuar me Shkodrën si kryeqëndrën e veriut.
Pra një sasi e tillë njerzish, pa kanale të ujrave të zeza, pa ujësjellës të përfunduar, pa kanalizime të ujrave të bardha dhe me vetëm 35 kilovolt sistem të tensionit të lartë, bën përshtypje të mëdha dhe është rast unikal edhe në Shqipëri.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 5°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1023.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page