| 5 Maji Varrezat e Dėshmorėve |
| Monday, 05 May 2008 | |
|
Gjithsesi Bashkia ka rregulluar dhe lyer brëndësinë e varrezave, duke i kthyer ato në gjëndje më të mirë. Si Prefekti dhe Bashkia, por edhe Qarku kanë vendosur kurora në varrezat e dëshmorëve dhe e kanë inspektuar edhe ndërtimin e saj në Bardhaj, ku për gati 15-të vite vazhdojnë të digjen plehra. Kurse forcat e majta dhe veteranët janë mbledhur në sallën e Këshillit të Qarkut ku kanë foluar për dëshmorët dhe heronjtë e luftës antifashiste. Në këtë vit ra në sy akoma më shumë ndarja në majtas djathtas të kësaj dite dhe për më tepër tymi dhe djegia e plehrave akoma në këtë varrezë dëshmorësh, përbën edhe një nga mungesat e moralit qytetar tashmë prej kohësh në respekt të varrezave dhe të vetë zonës përreth.Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka e ka pranuar këtë situatë aspak normale dhe ka deklaruar se ajo do të ndryshojë me ndërtimin e “Landfieldit” të Bushatit. Por në fakt ky investim është në faza tepër të largëta përfundimi dhe me sa duket deri sa ai të përfundojë, e gjithë zona e Bardhajve dhe e varrezave të dëshmorëve të të ketë tym dhe flakë. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |