| Meta në Grishë |
| Sunday, 04 May 2008 | |
Besi BekteshiMeta në Grishë: Sali Berisha është kampion i korrupsionit në të gjithë kontinentit. Meta: Edi Rama është nënkontraktori i Berishës në puç Rama ka dhënë votat për Berishën për ta betonuar si Kryeministër ndërkohë që ai ka vrarë njerëz në Gërdec, në saj të korrupsionit. Koplik---Ilir Meta kreu i LSI-së ka qënë në Grishë të Malësisë së Madhe në konferencën rinore të LRI-së për këtë zonë. Të rinjtë malësorë kanë qënë të shumtë dhe përveç kreut të LSI-së ka qënë edhe Sokol Axhemi dhe kreu i furumit rinor Elsa Xhixha. Në takimin shumë entuziast të bërë në Grishë, mjaft nga të rinjtë kanë përcjellë entuziazmin e moshës dhe besimin te partia e tyre se është pikërisht ajo që po ndjek një rrugë e cila patjetër do të kurorëzohet me sukses dhe integrim. Aty u tha se te kjo alternativë shikohet fundi i politikës së vjetër që ka mbajtur peng përgjatë këtyre viteve politikën në Shqipëri. Takimin e ka përshëndetur edhe kreu i LSI-së Ilir Meta i cili ka thënë se “rinia e Shqipërisë është ajo që po i kundërvihet dhunimit të vullnetit të popullit shqiptar”. Meta pastaj ka deklaruar se: Vullneti i popullit shqiptar është dhunuar në mënyrë më të pandershme dhe të pa turpshme nga Sali Berisha, por edhe nga edhe nga “nënkontraktori i tij në puç” Edi Rama në natën e 21 prillit. Pastaj për kryeministrin Berisha kreu i LSI-së Meta tha se “është bërë kampioni i korrupsionit në kontinent”. Sali Berisha për korrupsion, ka vrarë edhe njerëz atje në Gërdec ka akuzuar në Grishë të Malësi së Madhe Ilir Meta dhe ka shtuar se “Edi Rama shkon dhe i jep votat për ta betonuar atje si Kryeministër” dhe sëbashku me të, duan ti marrin sovranitetin popullit shqiptar. Kjo gjë nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë ka thënë ai sepse ka LSI dhe LRI dhe ka Shqipëri. Në 10-të maj shqiptarët do të kuptojnë se përveç dyshes Rama – Berisha ka edhe edhe një alternativë tjetër të fuqishme që është ajo e “Lëvizjes Socialiste për Integrim” e cila do të bashkojë shqiptarët që me vullnetin e tyre të lirë, do ti japin votën e tyre të lirë në zgjedhjet e vitit 2009. Në fakt organizimi i LSI-së dhe LRI-së në rrethin e Malësisë së Madhe ka pësuar një rritje të vazhdueshme dhe ajo që të bën përshtypje është pjesmarrja e shumë të të rinjve, por edhe e strukturave të plotësuara të partisë që drejton Ilir Meta dhe që tani nuk janë një parti e rangut të vogël, por me një autoritet në rritje edhe në rrethin problematik si për PS-në dhe për PD. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |