Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Universiteti me mjediset e kthyera në “fusha plehrash”
Universiteti me mjediset e kthyera në “fusha plehrash”
Sunday, 04 May 2008
universit3maj-08 / Besi Bekteshi
Universiteti me mjediset e kthyera në “fusha plehrash” në mes të auditoreve dhe konvikteve.Shkodër---Aty ku dikur ka qënë një kënd i fushave të volejbollit dhe basketbollit dhe ku anash ka auditoret më të mëdha të unuversitetit, por edhe konviktin e tij, tani është një fushë e vërtetë plehrash që nuk po i bën përshtypje askujt në këtë institucion akademik në Shkodër. Nuk është hera e parë që ky mjedis i kthyer në vënd grumbullimi të plehrave, kritikohet nga media jo vetëm për neglizhencën që tregohet dhe turpin universitar që përfaqëson,k por edhe për lejimin që kjo hapsirë dikur sportive tashmë lejohet të mos shfrytëzohet, sëpaku për qëllimin e dikurshëm.Konviktorët hedhin të gjitha mbeturinat e tyre në mes të këtij sheshi midis ndërtimesh akademike. Nuk i bën askujt përshtypje se nga dritaret e dy auditorëve shikohen plehra dhe këpucë, apo tesha të vjetra për të mos thënë edhe pisllekqe të tjera akoma më të ndyta. Pemë të prera dhe plasmase në to, dyer të bllokuara nga plehrat dhe anësitë e mureve plot me pislleqe, nuk arrijnë të shkojnë në sytë dhe veshët e administratorëve. Kjo gjëndje nuk është formuar tani, sepse ka kohë që ky mjedis universitar është një qëndër infenksioni dhe turpi të vazhdueshëm, por të habit fakti se pse nuk i shkon askujt mëndja që këtë mjedis jo thjesht ta pastrojë, por ta transformojë në dobi të universitetit të Shkodrës.
Nga burime të ndryshme merret vesh se rektori Artan Haxhi e ka kritikuar shumë këtë ndyrësirë të formuar në mes godinave të universitetit, por edhe pse ka dhënë urdhër, asgjë nuk është bërë.
Po të ishte e vërtetë kjo, atëherë kemi të bëjmë me një kundërvënie të hapur autoritetit më të lartë që “Luigj Gurakuqi” ka, dhe që është vetë rektori.
Kjo gjë do të ishte e pafalshme dhe një kohësisht për tu marrë seriozisht nga rektori i porsazgjedhur i Universitetit të Shkodrës.
Askush nuk do ta pranonte këtë pisllek dhe fushë plehrash në mes të universitetit, por ja që në Shkodër këto gjëra akoma “bëjnë vaki” edhe pse drejtuesi i institucionit kritikon dhe e merr vesh diçka të tillë.
Tanimë është e tepërt të themi se durimi ka një kufi dhe natyrisht koha e gjatë që ka kaluar, e justifikon kritikën dhe ashpërsinë e trajtimit të gjëndjes së pa pranueshme.


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 21 km/h
Drejtimi: 30°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page