Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Black Box arrow Kapet në kufi, trafikanti Zviceran
Kapet në kufi, trafikanti Zviceran E-mail
Friday, 02 May 2008

2maj-08 / Kapet në kufi, trafikanti Zviceran i automjeteve luksoze.
53 vjeçari mbas tetë makinave të trafikuara dhe shitura në Shqipëri, bie në dorën e policisë kufitare të Hanit të Hotit.


Hani i Hotit

Shkodër—Ka rënë në pranga edhe një tjetër trafikant i makinave luksoze por me shtetësi të huaj. Në pikën doganore të Hanit të Hotit shtetasi Roland Butikofer nga Svicra dhe rreth 52 vjeç është ndaluar nga policia kufitare dhe shumë shpejt është akuzuar për trafik të mjeteve motorrike në vëndin tonë.
Ky shtetas është identifikuar si një prej të huajve që ka ardhur shpesh në vëndin tonë dhe ka hyrë kryeisht nga Hani i Hotit më makina të luksit dhe pastaj është larguar nga Shqipëria me anën e aeroportit të Rinasit.
Svicerani ka sjellë në këtë mënyrë tetë automjete të shtrënjta dhe të prodhimeve të fundit dhe kjo tentativë ka qënë e fundit. Dyshimet për këtë shtetas të huaj edhe në Shqipëri kanë qënë tepër të mëdha dhe policia, por edhe “Interpoli” si te ne dhe jashtë, janë marrë tashmë seriozisht me këtë zviceran që sillte makina dhe ikte pa to në vëndin e tij. Me sa duket dosja e tij është plotësuar edhe në vëndin e tij dhe kështu pasoja ka qënë hyrja e 53 vjeçarit nga Hani i Hotit dhe ndjekja e tij deri në momentin kur ai qetësisht ka dashur të hyjë në vëndin tonë me automjetin e nëntë, pikërisht si me të gjithë të tjerët.
Mirëpo policia e ka prangosur dhe po vazhdon hetimin edhe për persona të tjerë që me siguri janë të implikuar në bashkëpunim me 53 vjeçarin nga Zvicra.
Ky lloj trafiku nga Zvicra është e sigurtë tashmë se nuk ka lidhje vetëm me vëndin tonë, por dhe me vënde të tjera në Ballkan dhe kryesisht me Malin e  Zi, Kosovë dhe Maqedoni pa përjashtuar Bullgarinë.


Muriqan

Vjedhjet apo manipulimet me asiguracionet  të makinave në perëndim, po arrijnë të kenë një trafik të jashtëzakonshëm dhe kjo gjë është bërë një problem për të gjitha policitë kufitare dhe ato të brëndëshme në këtë vënde.
Problem i madh janë në këtë kohë, jo shumë vetëm bashkëpuntorët shqiptarë dhe vjedhjeve e trafikut të makinave, por sidomos shtetasit e huaj që arrijnë të bëhen trafikantë të sigurtë nga që kontrollet për to janë dukur si më të lehtë. Por me “Interpolin” dhe kamerat dhe lidhjen online të policive të ndryshme dhe asaj tonës si dhe në një bashkëpunim më të ngushtë që nga fillimi i vitit në Muriqan dhe Hanin e Hotit, janë prangosur tre shtetas të huaj si trafikantë të makinave të luksit.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419535

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page