Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Krapi i Liqenit
Krapi i Liqenit
Friday, 02 May 2008

Besi Bekteshi

Policia Bashkiake e Shkodrës, kthen krapin e gjallë në liqen.Masa të rrepta për të mos lejuar shfarosjen e krapit në liqenin e Shkodrës.

Shkodër—Megjithse në këtë muaj është ndaluar me ligj gjuetia e krapit në liqenin e Shkodrës përsëri peshkatarë të pa ndërgjegjshëm dhe abuzivë, kanë vazhduar ta gjuajnë atë, edhe pse është në kohën e shumëzimit.
Sot ka qënë policia e Bashkisë së Shkodrës e cila ka gjetur disa kg krap akoma të gjallë në një nga rrugët kryesore të Shkodrës i cili ishte zënë dhe po shitej në mes të ditës. Policia Bashkiake ka gjetur në dy enë të mëdha plastike rreth 50 kg krap i freskët dhe për  më tepër i gjallë, i cili po tregtohej në Xhabije nga një tregtar peshku në rrugë dhe pa kushte shitje.

Në fakt policia përveç sekuestrimit ka marrë enët ku krapi po vazhdonte të ishte i gjallë dhe ka shkuar në molon e liqenit dhe në mënyrë demostrative e ka kthyer peshkun e zënë abuzivisht, në vëndin e tij të “banimit” që është liqeni i Shkodrës. Kështu e gjithë sasia e gjallë prej 50 kg e krapit ka përfunduar jo në tavolinat e qytetarëve, por në liqenin e Shkodrës prej nga ishte zënë.
Shefi i policisë Bashkiake të Shkodrës Baniamin Nako ka deklaruar se ne po vazhdojmë kontrollin në pikat e shitjes së peshkut dhe sot në hyrje të qytetit gjetëm këtë sasi peshku krap dhe duke qënë i gjallë, ne po i japim një mesazh të gjithë subjekteve që tregtojnë këtë peshk, se jemi të vendosur të zbatojmë ligjin. Vetë tregtari i peshkut të kapur dhe të gjallë deklaroi se këtë sasi krapi, ja kishte blerë peshkatarëve të Zogajve me një sasi prej 20 mijë lekëve të reja. Nga kjo llogari u pa qartë se peshkatarët në këtë zezon krapin me shumicë e tregtonin me 400 lekë të reja kg dhe natyrisht tregtarët e pakicës as që bëhet fjalë se e tregtojnë me rreth 200 lekë më tepër jo vetëm për fitim, por edhe për ngritjen e çmimit që ka pësuar ky peshk sidomos në këtë periudhë të kohës.
Nako ka thënë se për periudhën në fjalë, duhet të angazhohen edhe struktura të tjera dhe jo vetëm policia bashkiake. Ai ka deklaruar se nuk mund të merren masa vetëm në teritorin e Bashkisë së Shkodrës, por ato duhen marrë edhe në të gjithë liqenin e Shkodrës. Pikërisht kjo frazë e tij prek në thelb problemin, sepse edhe pse po kontrollohen pikat e shitjes në Shkodër, nuk arrihet të kontrollohet gjuetia. Pastaj dhe liqeni i Shkodrës ka shumë vënde ku asnjë polici nuk është e zonja të kontrollojë. Ka shumë vënde në anësitë e liqenit përveç Zogajt dhe Shirokës, por edhe nga ana e Koplikut dhe Bregu i Ranës që vazhdon gjuetia e krapit dhe kjo është një e keqe e madhe për qytetin dhe të gjithë periferitë e tij.
Nga burime të sigurta të cilat bazohen në peshkatarët e liçensuar, merret vesh se abuzivët po punojnë më shumë dhe kryesisht gjuetia po bëhet natën, por asnjë herë ajo nuk është ndalur dhe në këtë mënyrë ato 50 kg peshk i gjallë krap, kanë qënë me fat, sepse tonelatat e zëna në mënyrë abuzive të gjitha përfundojnë në pjata dhe për fat të keq edhe kilogramë të shumë kërkuara të putarkave që janë në kohën e shumimit të krapit.
Sasia e vërtetë e pakësimit të krapit nuk dihet, por peshkatarët deklarojnë se tanimë krapi po kthehet në një gjë të rrallë në liqenin e Shkodrës.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 6°C
Lag.: 70%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1023.0 mb
NE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page