|
Besi Bekteshi / Kultivuesit e Kėrpit i pėrgjigjen akuzave tė policisė. |
|
Friday, 02 May 2008 |
|
“Ne jemi të ligjshëm” dhe kemi fituar nga dëmi i shkaktuar nga policia rreth 120 mijë dollarë dëmshpërblim.Policisë i thuhet: Merruni me hashashin dhe jo me kërpin.Segmente të pushtetit lokal dhe qëndror duan të na godasin.Shkodër—Mbas deklaratave të Drejtorit të Policisë së Shkodrës Nikolin Bala të bëra në mbledhjen e prefekturës mbi “kërpin” i cili përdoret si shtues në canabis, janë prononcuar edhe kultivuesit dhe shoqata e “Kërpit” në Malësi të Madhe. Për më tepër se në Prefekturë kanë kërkuar “nxjerrjen” jashtë ligjit të mbjelljes dhe kultivimit të kërpit dhe futjen e këtyre kultivatorëve pothuaj baraz me kultivuesit e paligjëshëm të drogës apo më mirë të themi të canabisit. Në fakt ka reaguar kreu i shoqatës “Partneritet për Zhvillim” Martin Pëllumbi që ka thënë se: Nuk është mirë të merren me kërp, sepse kanë shumë me çfarë të merren dhe unë mund të them se mund të merren me ndalimin e kultivimit të hashashit.
Kërpi thotë ai, lejohet me ligj dhe detyra ime si kryetari shoqatës është të jap informacion të vazhdueshëm për parcelat e kultivuara se ku janë dhe numurin e bimëve të mbjella dhe qëllimin e përdorimit. Unë ju ja kam bërë sa më të qartë punonjësve të policisë dhe specialistave të antidrogës sëbashku me ato të bujqësisë se “kërpi mbillet në kushte krejtësisht ligjore”. Unë kam ligjin që lejon kultivimin e kërpit dhe ky ligj është i dalë nga Parlamenti i Shqipërisë thotë Pëllumbi dhe shton se mbas tij, kemi një udhëzim të Ministrisë së Bujqësisë dhe nga ajo e Brëndëshme dhe se shoqata zbaton me përpikmëri të gjitha këto udhëzime dhe ligje. Pikërisht në rrethin e Malësisë së Madhe ky kultivim i kërpit është tepër rigoroz me ligjet e shtetit dhe këtë gjë ka vërtetuar dhe kreu i shoqatës në fjalë.
Në këtë zonë deri sot janë 50-të fermerë që kanë mbjellë këtë bimë në një sipërfaqe prej 3.2 ha. Ndërkohë që edhe për disa kohë kjo sipërfaqe do të arrijë në 5 ha. Por Pëllumbi duke ju referuar mendimeve dhe ato çfarë u thanë në prefekturë ka sqaruar se kanë një interesim të madh për kërpin dhe asgjësimin e tij policia dhe të tjerët. Kjo ka sjellë harrimin e hashashit apo canabisit me të cilin nuk ka kurrfarë lidhje shoqata e partneritetit dhe me bashkëpunimin britanik. Ne kemi fituar 120 mijë dollarë pas ndërhyrjes krejtësisht arbitrare në vitin 2003 të policisë e cila asgjësoi rreth 550 mijë rrënjë kërpi dhe duhet të bindet gjithkush ka thënë Pëllumbi që do të fitojmë kundra ndërhyrjeve të një anëshme dhe qëllimshme të disa segmenteve të pushtetit lokal dhe qëndror.
Kreu i shoqatës ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtuesit e bujqësisë dhe drejtorisë së policisë dhe atyre të antidrogës apo prefekturës për të vërtetuar se nga ana e tij dhe shoqatës nuk ka shkelje të ligjit.
Të gjitha veprimet bëhen për të goditur padrejtësisht dhe politikisht drejtuesit e shoqatës “Partneritet për Zhvillim” ka thënë kreu i kësaj shoqate.
Historia e përplasjeve të policisë me kultivuesit e kërpit dhe sidomos shoqatën e tyre, është e vjetër dhe me të vërtetë mbas rrafshimit dhe shkatërrimit të disa parcelave të kërpit dikur nga policia kjo e fundit është gjobitur dhe gjygjet i kanë fituar kultivuesit. Ato kanë pasur edhe ndihmën dhe asistencën e huaj në këtë fitore, por tani është përsëri policia që denoncon dhe deklaron se kërpi shërben për të shtuar hashashin dhe pikërisht për këtë gjë nuk duhet lejuar të mbillet.
|