Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder
Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder
Wednesday, 30 April 2008
Besi Bekteshi
Kërpi i Shkrelit, lëndë për të shtuar volumin e canabisit.
Nikolin Bala Drejtori i Policisë së Shkodrës, lëshon akuzën bombë ndaj kultivatorëve.
Shkodër—Në një mbledhje në prefekturën e Shkodrës dhe në prani të prefektit Maxhid Cungu, është zhvilluar një takim me temë kryesore, pikërisht lëndën kaq shumë të dyshueshme të kërpit që mbillet në Shkrel.
Kjo lëndë e ka bërë disa herë policinë e Shkodrës të turpërohet dhe biles të penalizohet, sepse ajo këtë bimë e ka shkulur nga rrënjët dhe ka eleminuar disa mijra rrënjë të kultivatorëve fshatarë që janë të organizuar në një shoqëri prodhuese.
Ka pasur gjygje dhe shumë artikuj, por edhe shumë përpjekje të policisë për ta vërtetuar se lënda është një drogë e plotë.
Qarku i Shkodrës duhet të hiqet nga harta e kultivimit të drogës, doli në mbledhjen ku ishin shumë kryetarë komunash dhe drejtorë të drejtorive të rëndësishme, pjesë e prefekturës së Shkodrës.

Ishte prezent edhe Drejtori i Policisë së Rendit Nazmi Kotarja dhe kordinatori i Prefekturave në MB-me Milazim Sadrija. Por personi  tërësisht kundër kultivimit të kërpit u pa qartë se ishte Nikolin Bala kreu i DPQ-së së Shkodrës.
Ai pasi deklaroi rënien drastike të mbjelljeve në parcela të drogës dhe të çuarjes së 18-të fermerëve përpara drejtësisë tha: Këtu aludohet se me anën e një shoqate e cila nga verifikimet e bëra rezulton se nuk ka asnjë lloj kontrate dhe asnjë lloj dërgese ose kalimi për llogari të firmave të ndryshme qoftë për brënda por dhe jashtë vëndit, të arsyetonte kultivimin e kësaj bime.
Unë po ju them hapur se nuk është ndonjë sekret i madh se kjo lëndë apo bimë narkotike që kultivohet dhe quhet Kerp, përdoret nga këto persona si përzierës për të shtuar volumin e canabisit.
Kjo deklaratë bombë tashmë ka shtuar edhe hilet që kultivatorët e drogës dhe sidomos canabisit i bëjnë blerësve dhe me anën e Kërpit ato mashtrojnë me volumin e drogës nga që canabis dhe kërpi janë identikë për nga pamja dhe përmbajtja. Dallimi i vetëm është se Kërpi në Shkrel nga analizat e fundit  përmban THC mbi 01 përqind, çka e bën atë një bimë rreptësisht të ndaluar.
Por edhe Fredi Sterkaj si kryekomunar i Shkrelit deklaroi se nuk ka gjetur mbështetjen e tatim-taksave të Shkodrës për këto kultivues të Kërpit.
Ai nuk kishte një informacion zyrtar rreth aktivitetit të shoqatës së fermerve të Shkrelit, që merren me Kërp.
Nga Drejtori i Bujqësisë Guri Beshi është deklaruar se sot në Shkrel ka 3.2 ha të mbjellë nga 33 fermerë, kurse dikur ka pasur mbi 15 ha. Ai sqaroi se duhet një kontroll tepër i rreptë që Kerpi të mos përdoret si përzierës i kanabisit.
Në debat u tha se nuk lejohet më importi i farës së Kërpit, por po aty doli se fermerët tashmë e kanë krijuar këtë farë dhe fuqizuar dhe përshtatur atë, kështu që nuk kanë shumë nevojë për import. Në takim u kërkua se duhet përmirësuar kuadri ligjor i cili të ndalojë kultivimin e kërpit dhe kjo do ti jepte fund edhe problemeve me ngatërresat e  tij me canabis dhe sidomos përzierjen me të, për të shtuar volumin e drogës.
Në fakt tashmë është e ditur se Kërpin e kanë përdorur për një veprim të tillë dhe këtë gjë po e kontrollojnë edhe vetë kultivuesit e drogës së mirëfilltë të cilët janë të interesuar si për cilësinë, por edhe për të shtuar prodhimin. Nga burime të  mjediseve që kultivojnë Kërp, sasia e kësaj bime nuk shkon për industri, por e blejnë individë që nuk kanë lidhje me proçeset e përdorimit industrial të Kërpit. Gjithashtu ky prodhim i përpunuar dhe kontrolluar ka kohë që nuk eksportohet jashtë shtetit.

Besi Bekteshi

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page