Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow LRI-ja mbush gropat
LRI-ja mbush gropat
Thursday, 24 April 2008
24prill-1 / Besi Bekteshi
LRI-ja mbush gropat e rrugës në tregun e qëndrës së Shkodrës.
Shkodër—Një grup të rinjsh të LRI-së me shpenzimet e tyre kanë demostruar se arrijnë të mbushin gropat e pa fund të një prej tregjeve të qëndrës së Shkodrës. Në fakt “Zdralej” është lagja ku qytetarët e Shkodrës bëjnë pazerin e përditshëm dhe është gjithashtu një treg i madh ku degradimi urban dhe infrastrukturor është në kulmet e tij pej vitesh.

Gropa dhe plehra të shumta ka në këtë treg i cili në të vërtetë nuk është aspak larg qëndrës së qytetit dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.
Në fakt të rinjtë e “Lëvizjes për Integrim” me lekët e tyre, kanë siguruar një sasi zhavorri dhe një makinë dhe me lopata kanë filluar të mbushin disa prej gropave të këtij sheshi dhe rruge në tregun e “Zdrales”.
Arlind Mitku si një nga aktivistët e LRI-së ka thënë se kjo lëvizje rinore po i tregon të gjithë qytetaëve që me aq mundësi sa kanë po mundohen ti lehtësojnë sadopak qarkullimin në këtë rrugë të rëndësishme të Shkodrës.
Këtë ndërhyrje vërtetë simbolike, aktivistët e LRI-së e kanë arsyetur edhe si protestë ndaj Bashkisë së qytetit të tyre që po sipas tyre nuk po mban premtimet dhe afatet e shpallura për riparimin dhe përfundimin e rrugëve.
Ato kërkuan investime edhe në pika të tilla të rëndësishme kur asfalti ka ardhur krejtësisht afër.
Një aktivist tjetër Heridon Hardolli ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka që nuk po mban premtimet dhe ka deklaruar se po gënjehet, sepse infrastruktura e Shkodrës është në gjëndje të keqe.
Në po sensibilizojmë publikun dhe Bashkinë kanë thënë të rinjtë e LRI-së, sepse tashmë degradimi i rrugëve sidomos në tregjet dhe pjesët urbane shumë të qarkullueshme është i pa pranueshëm.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 8°C
Mes.: 4°C
Lag.: 66%
Shpejt.: 26 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1020.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page