|
Besi Bekteshi
Rama tur në fshatrat e Shkodrës. “Nuk kemi ardhur t’ju kërkojmë votën”
Rama: Këtu ka “fukarallik dhe maskarallik”
Socialistë e demokratë, duhet të jemi solidarë me njëri tjetrin.
Shkodër---Në turin e tij “Dialog me Shqipërinë” lideri socialist Edi Rama është ndalur në fillim në komunën e Gurit të Zi dhe banorëve ju ka deklaruar se “nuk kemi ardhur t’ju kërkojmë votën por të bashkëbisedojmë me ju. Rama ju ka thënë atyre se “sëbashku do të bëjmë të mundur gjërat që sot duken të pa mundura” sepse kemi ardhur të lidhim fjalët me veprat.
Unë jam i bindur ka thënë Rama se kemi një pengesë që është e brëndëshme te secili prej nesh. Kjo ka vazhduar Rama për të kapërcyer hendekun që ndan socialistët e thjeshtë nga demokratët e tillë dhe kjo në emër të problemeve dhe halleve që janë të përbashkëta. Ka 17-të vite që socialistë dhe demokratë vuajnë njësoj ka deklaruar ai. Këto janë mungesa e dritave e ujit dhe vaditjes e ndihmës për bujqësinë dhe mungesa e shkollës apo spitalit dhe të gjitha këto janë të përbashkëta ka vazhduar Rama.
Guri i Zi
Por Kryesocialisti Rama ka shkuar edhe në komunën e Postribës që njihet si një nga bastionet antikomuniste dhe ku mbas viteve 44-45-së janë pushkatuar dhjetra persona nga regjimi komunist mbas lëvizjes antikomuniste të këtyre viteve. Rama në këtë vënd ka thënë se “ e njoh mirë historinë e trevës tuaj dhe kuptoj arsyet pse Postriba ka një ndjenjë të fortë antikomuniste”. Varfëria, papunësia dhe mungesa e shpresës është tipari i zonës përgjatë 17-të viteve, por edhe e qeverisjes së pa aftë që vjen te ju si përfaqësuese e së djathtës.
Në këtë mënyrë duhet një politikë e re përtej të djathtës dhe të majtës ka nënvizuar ai. Rama edhe në Postribë ka përmënduar pamundësinë e qytetarëve që jetojnë në fshat për të vaditur tokën dhe të marrin prej tokës atë prodhim të nevojshëm për të jetuar normalisht. Kjo është e kushtëzuar nga një politikë e vjetër që na ka ndarë në dysh, na ka vënë kufi mes nesh, nga një politikë e vjetër që na ka ngritur një mur dhe na ka kthyer me kurriz nga njëri tjetri. Por ne duhet të jemi me fytyrë nga njëri tjetri dhe duhet të jemi solidarë me njëri tjetrin ka përfunduar ai.
Postribë
Kurse në Velipojë Edi Rama ka bashkëbiseduar si me banorët e atje dhe me të rinjtë për t’ju shpjeguar atyre vizionion e ri të PS-së dhe njëkohësisht për të dëgjuar dhe mësuar edhe problematikën e vëndit apo edhe problemet akute që mbizotërojnë në zonë. Kësaj rradhe në turin e tij në Shkodër Edi Rama e ka përmënduar shumë pak për të mos thënë aspak, emrin e liderit demokrat dhe kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Velipojë
Mbas dite Rama ka pasur një takim në kinema “Millenium” me struktuarat e partisë dhe më vonë është mbledhur në një festë me familjen socialiste të Shkodrës në qëndër të qytetit në “Grand Hotel Europa”.
Një nga batudat e rastit të deklaruara në turin e tij është ajo e shprehur në Gurin e Zi ku Rama tha: Ne fitorja nuk na duhet për të gjunjëzuar kundërshtarin, por për të gjunjëzuar varfërinë dhe papunësinë, por kryesisht për të gjunjëzuar të gjithë këtë fukarallik dhe të gjithë këtë maskarallik të madh, dhe kudo. “Fukaralliku i njerzve dhe maskaralliku i shtetit” tashmë bashkëjetojnë kudo, ka deklaruar në fund ai.
|