Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Lidhja Quku-Mjeda
Lidhja Quku-Mjeda E-mail
Wednesday, 26 March 2008

Nga Arjeta Ferlushkaj: Lidhja Quku-Mjeda- nje fatalitet me fat

Bisede me studiuesin, i cili tashme mban emrin mjedolog. Me shume se 30 vjet "bashkejeton" me njeriun dhe personalitetin Ndre Mjeda.


Fati i rastesive

Mentor Quku nuk ka studiuar letersi. Ai ka studiuar ne shkencat natyrore. Qe ketu lind pyetja: po cfare eshte kjo lidhje kaq e ngushte me Mjeden? Kush apo cfare e nxiti?

Kur ne shkolle te mesme Quku ka pasur mesues Fadil Podgoricen apo Jup Kastratin, kuptohet qe Mjeda do te vinte deri tek nxenesi i ri me gjithe madheshtine e tij. Kjo i le mbresa te riut Quku. "Ketu eshte fillimi i kontakteve episodike me Mjeden"- pohon ai. Rastesia vazhdon.

Shkendija qe do te sjelle fatalitetin me fat te ritakimit Mjeda-Quku eshte viti 1974. Ne kete vit, Akademia e Shkencave organizonte nje simpozium per kontributin e rilindesve ne letersine per femije. Ne ate kohe Quku merrej me letersi per femije, i shtyre nga nevoja edukative si prind, fillimisht, per t’u marre pastaj me gjere. I ndodhur ne kohen e sidomos ne vendin e duhur (mesues ne Barbullush) per te bere kete zgjedhje, Quku vendos te prezantohet ne simpozium me Ndre Mjeden. Per kete kumtese punoi thuajse nje vit te tere.

"Ne fillim me duhej te njihesha me njeriun Mjede perpara se te njihesha me kontributin e tij ne letersine per femije. Ne kete rast, une zbulova nje Mjede te ri, zbulova krejt afeksionin tim per ate cka ai ishte e cka ai kishte bere. Pikerisht ketu ndodhi lidhja ime e perjetshme me te".

 

Nxenesi i Mjedes

 

Kjo lidhje deri ne palce, keshtu e quan Quku, i detyrohet nje prirjeje e deshire qe ai ka: te jete nxenes i Mjedes. Ka shume pika takimesh mes ketyre dy njerezve. Quku thote se une jam i projektuar brenda Mjedes. "Mjeda ka qene atdhetar i zjarrte. Jo vetem e ka dashur vendin e tij por edhe ka punuar per te. Gjithe jeta e tij eshte si nje himn per kombin, per lirine dhe integrimin e vendit. Edhe te paret e mi me kane ushqyer me ndjenja te tilla atdhedashese. Kjo ishte e para gje ne te cilen e gjeta veten tek ai.

Kontributin e tij ne albnanologji, ne shkencen ne pergjithesi, ai ia dedikon jo vetem talentit te tij por edhe punes kembengulese. Ne kete kendveshtrim e kam pasur udheheqes Mjeden. Tendenca e tij per te qene nxenes i perjetshm, perputhej me prirjen time po te njejte. Kjo eshte pika e dyte e perbashket, per te vijuar me tej, edhe me gjate."

Guxim, liri

Duke ekzistuar kjo lidhje kaq e ngushte Quku-Mjeda, natyrisht i pari ka mesuar nga i dyti. I pyetur se cilat koncepte te jetes ka marre nga Mjeda, Quku pergjigjet:

"Mjeda ishte nje njeri, i cili kishte pricip guximin, lirine. Te guxosh-meson ai. Ai deshironte te ishte i lire, i pavarur nga kornizat e kohes, kanunet. Ai eshte nje shpirt i paster, gati-gati naiv, i hapur, teper i sinqerte. Guxon shume, por kur e ka pare se ka qene larg shekullit te vet, eshte terhequr. Ndaj mendoj se me temperamentin, talentin dhe gjenialitetin e tij, ai e tejkaloi shekullin e vet. Shekujt me vone do ta cojne ate ne piedestal, ashtu sic i takon.

Mjeda ka qene njeri i vecante e une kam pasur fat qe kam rene ne kontakt me te, qe e kam udheheqes sepse ai me ka bere te lumtur ne dy menyra: me shembullin e tij dhe me metoden e tij se si njeriu te behet i lumtur."

Eseistike me kaq vellime!

Edhe vete Mentor Quku e pranon se pyetja: pse kaq shume vellime? i eshte bere nga shume vete. Ai tregon:

"Kur projektova punen per Mjeden, e projektova deri ne detajet me te mundshme. Por, cfare eshte me e rendesishmja, kerkoja te ndryshoja metode. Me perpara, te gjitha monografite jane bere ne kete menyre: lindi, u shkollua, shkroi kete-ate, vdiq. Kaq. Gjithcka si formule. Ketu une kam dashur te jap menyren time te te punuarit, ashtu si e konceptoj une punen shkencore. Kam lexuar shume dhe kam vene re se shkenca nuk behet me receta. Shkenca duhet te bazohet mbi hipotezen, dyshimin, pavaresisht vertetesise se tyre, sepse vetem hipoteza e con shkencen perpara. Ne shkencen tone, kete dukuri, e kam hasur rralle.

Keshtu, une kam punuar me retrospektive e prespektive, jam kthyer e rikthyer, kam bere debate, kam kundershtuar e argumentuar, kam dhene versione te reja, kam pranuar gabime qe une vete i kam bere ne librat e meparshem pasi mund te kem gjetur nje dokument qe ka hedhur poshte hipotezen qe kam ngritur njehere. Eshte njerezore te gabosh, por shkencetaret e sotem nuk e pranojne debatin, gabimin.

Duke ndjekur nje metode te tille pune, natyrisht qe mbushen shume faqe. Ka raste kur jap krejt dokumentin. Per dukuri te ndryshme, pasi qe kam dhene mendimet e te tjereve, jap mendimin tim, ose kundershtoj mendimet qe jane shprehur. Me pas ia le ne dore lexuesit. Ne kete menyre une krijoj nje raport me lexuesin dhe studiuesit e ardhshem. Hap shume dilema e nderkohe mbyll shume te tjera. Vepra ime eshte eseistike. Aty ka edhe faqe te bardha.

Gjithashtu, Mjeden e kam konceptuar si produkt te epokes se vet. Ne kete menyre, nuk merrem vetem me Mjeden por me perpara merrem me ate ambjent ku ai gjendet. Nje shkak tjeter eshte se ne ato faqe nuk eshte vetem Mjeda por edhe Mentor Quku. Ja pse jane kaq shume vellime sepse te gjitha keto qe permenda kerkojne shume faqe.

Tendenca ime eshte te rrudh tekstin sa me shume sepse i perkas shkolles se Mjedes, te jesh sa me i ngjeshur. Asnje fjale me shume. Por une nuk e shoh Mjeden ne vetvete, nuk jam fanatik i tij. Mjeden e kam mik. Mjeden dua ta ndricoj sepse eshte i pandricuar."

Nje pune qe i takon nje akademie

Mentor Quku i ka premtuar lexuesit projektimin e Ndre Mjedes ne 10 vellime (ne mos edhe me). Nuk jane pak. Ai eshte i vetedijshem per ate qe ka marre persiper dhe se kjo pune zakonisht behet me grupe njerezish. Por, ai po ia del me se miri te kryeje kete detyre edhe i vetem. Premton kryerjen deri ne fund. Kur ia permend pergjegjesine qe i ka ngarkuar vetes, menjehere permend Mjeden dhe mbushet me energji. Kjo i jep force per te ecur para pa u ndalur dhe me vetebesim te madh.

Quku shpreh rezervat e veta per akademine dhe akademiket. Ai eshte i pakenaqur nga puna qe (nuk)behet prej tyre. Sipas tij, "duhen bere me shume projekte per kerkimet shkencore qe akademia mos te mbetet kaq prapa dhe duhen studiuar dukurite me ne thellesi e jo te shihen vetem ne siperfaqe, sic po bejne me se shumti."

Nje ide origjinale

Vellimi i 7-te i titulluar "Bashkekohesit" eshte nje ide origjinale e autorit. Jo vetem per thyerjen e rendit te vellimeve por edhe per permbajtjen e librit. Pervec te tjerave, ne kete liber autori ka dhene intervistat e disa njerezve krejt te thjeshte per faktin e rendesishem sepse, ne nje menyre a tjeter, ato kishin pasur lidhje te drejtperdrejt me Mjeden. Ketij fakti Mentor Quku i kushton rendesi te vecante sepse: "Mjeda i vertete gjendet te populli i thjeshte."

Shtysa kryesore ka qene gjuha: "Gjithcka nis me gjuhen e Mjedes. Ai ka nje gjuhe shume te pasur dhe kete e ka njohur vetem ne kontaktin shpirteror me njerezit e thjeshte. Mjeda eshte me pare misionar i vendit te vet. Ai nuk beri poezi moralizuese. Ai shkruante per te dalur nga vetmia e tij sepse ka qene nje shpirt i vetmuar por ne te njejten kohe ka qene shume afer popullit te vet. Kjo eshte kontradiktore por vetem njerez te medhenj si Mjeda realizojne keto kundershti. Sa i shkeputur nga realiteti, i ndryer ne boten e vet, aq edhe i lidhur me popullin. Kjo eshte arsyeja qe kam shkuar te keto njerez te thjeshte, kam qene i detyruar sepse duhej pare si ishte projektuar Mjeda tek keto njerez.

Duke mbledhur materiale per Mjeden ne Tirane, Vjene, Vatikan etj, kam vene re se ato qe jane thene neper relacione e dokumente, jane si prapaskene ne krahasim me ato cfare gjen tek njerezit e thjeshte ne vendin e te cileve ka jetuar."

Poeti Quku

Mos kerko te dish kur shkruaj per te- pergjigjet ai. Ai eshte i detyruar te punoje kohe pa kohe per Mjeden. Ka nje crregullsi te jashtezakonshme. Ketu e quan veten poet sepse ky angazhim eshte pak edhe ceshtje frymezimi. Nese idete i vijne naten, atehere duhen shkruar. Nata eshte koha me produktive sepse vetem atehere kur jam vetem, truri im ben nje pune selektive. Kjo eshte pak e veshtire te behet ne kohen kur jam para dhjetera dokumentesh. Kohe pa kohe e vend pa vend. Ne shtepine e tij e gjen Mjeden kudo. Aty ka cdo gje qe eshte thene e nuk eshte thene per te. Quku shenon ne shkrimet e tij edhe rastet kur Mjeda nuk eshte permendur, ne kohen kur eshte dashur te permendet. Gjithcka shenon.

Mjeda eshte i pranishem edhe ne bisedat mes miqsh. "Pervec bisedave serioze, edhe batutat qe behen, domosdo kane Mjeden brenda"-thote Mentori.

Mirenjohje!

E kemi menduar, dikush edhe ia ka thene. Te gjithe duhet t’ia themi kete fjale Mentor Qukut.

Per te kjo eshte mbeshtetja me e madhe. Ai pohon se ka kontakt me njerez nga me te ndryshmit, jo domosdoshmerisht te lidhur me letersine, te cilet shfaqin interes per librat e tij dhe e pergezojne. Por eshte edhe ana tjeter e medaljes. Quku ka ndjere edhe paragjykime te tilla, per te cilin atij, nuk i takon te merret me studime te kesaj natyre apo ne tentativa per te sfumuar punen e tij. "Por une nuk merzitem-thote me buze ne gaz,- kam marre mesim prej Mjedes te shikoj para. Ai thote: sa me e madhe te jete pengesa, aq me e furishme eshte vala qe shkapercen. Keshtu qe, une marr edhe me shume force per ta cuar deri ne fund kete projekt sepse jam ne gjysem te rruges."

Por edhe vete Quku ndjen detyrim te kete mirenjohje per te gjithe ata qe e ndihmojne ne kete pune te madhe e jo pak te lodhshme. Gjithcka ia detyron prinderve, familjes se tij, miqve e dashamireve. Ai falenderon edhe Mjeden sepse duke u marre me te ka gjetur lumturine. Mentor Quku kete e pohon shume i bindur.

Ky projekt i ka kerkuar mjaft mund, sakrifica, fond financiar etj. Te gjithave iu gjen zgjidhjen sepse, sic pohon vete, kur deshiron te besh dicka, e ben dhe nuk ndalesh para asnje pengese. Por pengu i tij i madh eshte se nuk punohet sa duhet ne ndritjen e figurave te tilla si Mjeda apo ndonje tjeter. "Ia vlen qe energjite e kombit te harxhohen per keta njerez qe kane bere emer ne bote sepse jane keta qe na perfaqesojne si komb."

Pas vellimit te fundit....

Mos e pyet Mentor Qukun ne vjen serish Mjeda edhe pas 10 a me shume vellimeve per te!

Duket sikur tashme nuk mund te shkeputet nga ai, udheheqesi Mjeda. Ne planet e tij perfshihet nje projekt tjeter. Behet fjale per nje album fotografik per Mjeden. Ai ka shume foto te tij por qe ne gjendjen aktuale, nuk jane te publikueshme. Ka shprese ne teknologjite e reja per t’i bere ato te pranueshme per botim. Eshte shqetesuese per Qukun se foton me te hershme nga Mjeda e kemi kur ai ka qene rreth 40 vjec dhe eshte nje foto ne grup. Pret vazhdimisht fotografi nga miq e dashamire dhe i mbledh me kujdes te gjitha.

Ky optimizem dhe vullnet i mire e kane sjelle ketu ku eshte sot.

* * *

Deri tani, Mentor Quku ka botuar keto vellime te Mjedes:

Mjeda 1: Rinia (1866-1888)

Mjeda 2: Albanologu (1888-1899)

Mjeda 3 (vellimi i pare): Atdheu (1899-1912)

Mjeda 7: Bashkekohesit

 

 

Shkoder, 25 mars 2008

 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 29°C
Mes.: 31°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 11 km/h
Drejtimi: 230°
Barom.: 1013.9 mb
SW
Vizitore: 1217198

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page