Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Opinione arrow Qamil Gjyrezi: Universiteti ,promotor i zhvillimeve kulturore
Qamil Gjyrezi: Universiteti ,promotor i zhvillimeve kulturore E-mail
Sunday, 09 March 2008
 Universiteti ,promotor i zhvillimeve kulturore dhe qytetare dhe karakteri psikologjik i kulturës.

Universiteti,krahas statusit te tij edukues,kerkimor dhe shkencor e akademik,ku edukohen,përpunohen dhe persosen dijet,duhet te jete edhe nje qender e madhe dhe e rendesishme,ku projektohen politikat zhvilluese lokale kombetare dhe rajonale.Gjithmone bej fjale, një qender e projektimit te projekteve zhvilluese ekonomike,politike,sociale dhe kulturore,projekte te cilat duhet te jenë të lidhura ngushtë me projektet e zhvillimit te qytetit dhe rajonit ne te cilin ndodhet edhe universiteti.Universiteti i Shkodres e ka statusin për të qenë,jo vetem per qytetin e Shkodres por edhe per zonen e veriut e me gjere.Njekosisht universiteti i Shkodres duhet te punoje shume per te pasur rendesi dhe bashkepunim gjithashtu edhe ne zonen e Adriatikut duke u kthyer ne celes dhe pike referimi per integrimin ne kete zone.

Ne te gjithe boten e zhvilluar krahas institucioneve perkatese akademike e strategjike qe punojne per zhvillimin,universitetet jane qendra te cilat kane nje rol shume te rendesishem ne kete fushe pasi posedojne kapacitete zhvilluese progresiste.
Qendrat studimore universitare kane nje rol te madh ne perpilimin e politikave te se ardhmes.Psh ne ShBA krahas institucioneve perkatese te zhvillimit nje rol te madh luajne edhe universitetet amerikane te cilat kane projektuar projekte afatshkurtera dhe afatgjata deri ne 140 vjet ne vendin me te perparuar te globit.
Roli i profesoreve dhe studenteve eshte gjithmone i pranishem dhe i rendesishem ne përpilimin e politikave te fushave te ndryshme.
Krejt e kunderta ndodh ne vendet me pak demokraci e ne tranzicion ku roli i universiteteve nuk eshte shume i forte si pasoje e grupeve te caktuara te interesit dhe i qarqeve te cilat nuk ju intereson dhenja rendesi universitetit si ne planin lokal dhe kombetar.
Jo vetem qe universiteti ka fuqi te medha zhvilluese dhe intelektuale, por dua te sjell nje shembull shume interesant,ku ne Sh.B.A universitetet edhe shpronesojne per qellime te rritjes se kapaciteteve te tyre.Kjo tregon rendesine qe kane universitetet ne zhvillimin e nje qyteti ose rajoni te caktuar.
Universiteti duhet te kete nje rendesite vecante ne projektet lokale te zhvillimit krahas atyre rajonale se pa zhvillim lokal nuk ka as zhvillim rajonal e me gjere.
Pa zhvillim lokal mundesia per te bashkepunuar dhe komunikuar me te tjeret eshte e vogel.
Ne kete kontekst universiteti duhet te jete partner i fuqishem i qeverisjes lokale.Duke patur kete status universiteti ka mundesi te projektoje politika ekonomike,sociale dhe kulturore.
Projektimi i politikave kulturore dhe marrja pjese e universitetit ne kete fushe rrit ndjeshem numrin dhe cilesine e aktiviteteve.
E pare ne aspektin strategjik zhvillues,kultura konsiderohet si zemra e zhvillimit.
Nje shembull shume interesant dhe zhvillues jane kolonite e artisteve në SH.BA,te cilat kane nje rol te madh ne te gjithe zhvillimet kulturore dhe bejne lidhjen nepermjet qeverisjes vendore dhe universitetit.
Ne keto organizata te fuqishme per artin dhe kulturen ne pergjithsi nje rol shume te rendesishem kane studentet te cilet bejne ne fazen e pare te projektit, identifikimin e nevojave te komunitetit te artit dhe kultures.
Identifikimi i nevojave nga studentet merr nje rendesi te vecante pasi ato kane dhe gjenerojne aftesi te medha testuese dhe investiguese.Gjithashtu eshte i rendesishem edhe fakti qe ato jane larg grupeve të interesit ne kete fushe dhe kane ide te reja dhe nje mentalitet gjithmone kerkues dhe progresist.
Pra keto koloni artistesh,ose komisioni i artit dhe i kultures quhen ndryshe shoqata pseudo qeveritare per artin dhe kulturen.Keto shoqata ne ndryshim nga shoqatat jo qeveritare kane nje nje pseudo varesi me qeverisjen lokale.Keshtu realizohet lidhja qeveri lokale,universitet, shoqeri civile.
Krahas projekteve te qeverise lokale keto shoqata per artin dhe kulturen ,me nje menyre te vecante funksionimi,jo vetem qe rrisin numrin dhe cilesine  aktiviteteve,por jane ne gjendje gjithashtu te kordinojne e te bashkepunojne projektet e tyre me qeverine lokale sic thashe me lart.
Duke e konsideruar kulturen si element tradicional,shpirteror,te domosdoshem per nje shoqeri te caktuar ,konsiderimi i kultures si pjese e zhvillimit ekonomik i jep asaj natyren zhvilluese dhe bile fitimprurese.
Psh ,prej te ardhurave te aktiviteteve kulturore ne vendet e zhvilluara,jo vetem qe rriten buxhetet e institucioneve ,por parat e fituara nga kultura perdoren per nje fushe tjeter te zhvillimit ,e qe tek ne ndoshta eshte e parakohshme per aresye objektive e subjektive e mbi te gjitha korruptive e protagoniste.
Prandaj reformat e verteta ne kulture tek ne dhe ne rajonin tone jane te domosdoshme e qe sjellin shume zhvillim e ekonomi.
Kam mendimin qe nje projekt i tille qe ben nje bashkepunim te tille qeveri lokale dhe universitet duhet te perhapet ne te gjitha universitetet ne vendin tone e me gjere ne te gjithe rajonin tone i cili eshe ne nje faze ndyshimesh te medha me qellim integrimin ne B.E.
Projekti i kesaj organizate të madhe per artin dhe kulturen fillon me identifikimin e nevojave.Ne fillim punohet me studentet e universitetit duke organizuar takime e diskutime me anetaret profesioniste dhe jo profesioniste te komunitetit te artit me qellim rritjen e numrit te te anketuarve gjithmone me synimin rritjen e numrit te pjesmarreseve ne debat dhe rritjen e numrit te aktiviteteve.Psh Shkodra duhet te kete 200 dite ne vit aktivitet së paku,e për më teper per artin e kulturen pasi i ka te gjitha mundesite dhe nje konceptim i tille do te bente te mundur realizimin e nj kalendari vjetor ose te nje aktiviteti vjetor pasi kultura duhet te jete prioritet ne kete qytet per zhvillimin dhe ekonomine.
Po sjell nje rast te nje menaxhimi shume me vlera sic eshte rasti i koncertit te Madones ne Budva ku perdoren 5 milion euro per koncertin dhe fitohen te gjitha duke i rritur rendesine Budves.Ne kete ndermarrje rol ka qeveria lokale,biznesi dhe padiskutim komuniteti i artit,pra publiku prej te gjithe vendeve te botes qe paguan per koncertin.
Ose rasti Dubrovnikut ,ku ka nje aktivitetet vjetor per kulturen dhe marrin pjese te gjithe aktoret,qeveri lokale, qendrore,biznesi,universiteti etj.
Duke bashkepunuar me studentet dhe universitetin qeveria lokale krijon lidhje me ate pjese te shoqerise e cila ka shume dije dhe gjeneron projekte te cilat sjellin bashkepunim universitet qeveri lokale.Nepermjet identifikimit te nevojave te artit dhe kultures qeveria lokale arrin te krijoje nje ide me te qarte per te ardhmen e zhvillimit ter kultures ne qytet.
Pikerisht per fillimin e ketij projekti mendoj te bashkepunoj me qeverine studentore rektoratin,dhe dekanet perkates. Ne fillim per organizuar nje grup fillestar qofte edhe vullnetar me studente te psikologjise,puneve sociale dhe administrim biznesit per te komunikuar me aktoret e artit e kultures ne qytet.Identifikimi do te behet me ane te analizes SWOT.
Duhet sqaruar qe ky organizem eshte nje institucion me status konsultativ,bordi emerohet nga kryetari dhe keshilli i bashkise.Gjithmone i rendesishem ne kete projekt mbetet fakti i perfshirjes se studenteve te universitetit.
Ky projekt shume i madh qe ben lidhjen qeveri lokale universitet eshte mbeshtetur fuqishem nga ish kryetari i bashkise Shkoder, sot rektori i universitetit Z.Haxhi.Ky projekt eshte pjese se strategjise se zhvillimit te rajonit te Shkodres 2005 2015 dhe eshte pjese e prioriteteve te kesaj strategjie.Njekosisht per kete projekt ka ndihmuar Peace Corps te cilin e kam kordinur edhe une deri ne fazen e Fish projektit.







Karakteri psikologjik i kultures per zhvillimin.

Kultura lot nje rol te rendesishem edhe ne psikologjine e njeriut,ne krijimin e nje sistemi psikomotor,i cili eshte baza e te vepruarit,sjellurit, konceptuarit dhe mbi te gjitha i te menduarit qe eshte baza e te gjithe veprimtarise njerezore.
Zhvillimet kulturore ,pra kultura eshte nje element i fuqishem psikologjik i cili sjell sic thashe me lart te menduarit pozitiv dhe ate kreativ.Pjesmarrja ne art e kulture prodhon edhe inteligjence me te shendoshe mbasi te dyja ndikojne ne permiresimin e inteligjences e qe sjell nje performance produktive njerezore ne te gjitha fushat e zhvillimit.
Per kete fenomen do ti drejtohem Karen Hornit ,nje psikologe amerikane,qe thekson faktorin kulturor qe ndikon shume ne formimin e njeriut dhe ne karakterin e tij ,faktori social ia jep njeriut ato fuqi krijuese qe do ti realizoje gjate jetës.
Rreth kësaj cështjeje Fromm ,thekson rëndësinë e faktorit moral dhe atij social si fuqi kreative e njeriut.
Ngjashëm me të vepron edhe H.Stak Sullivan.Sipas tij ,personaliteti është formë e perhershme e përsëritjes së raporteve ndërnjerëzore që gërshetohen mes veti dhe ia përcaktojnë njeriut jetën dhe sjelljen.
Prandaj kultura krahas elementëve të tjerë ndikon fuqishëm në psikologjinë njerëzore.
Kultura jonë nëpërmjet menaxhimit të saj duhet të kthehet në një element që krahas atyre politikë socialë dhe reformues të japë shanse për të ardhmen tonë në B.E.
Për të qenë realist kultura e jonë kombëtare mbetet barrë e identitetit tonë dhe është një dertyrë e jona shumë e madhe për ta kthyer atë në celës për të hyrë në Europë,e që kërkon një punë të madhe ,përkushtim ,profesionalizëm,mbështetje financiare dhe projekte të qarta.
Prandaj është e domosdoshme që universiteti të kthehet në promotor të zhvillimeve kulturore ,pasi i ka të gjitha burimet njerëzore e intelektuale dhe akademike,sëbashku me pushtetin lokal, organizatat jo qeveritare dhe aktorët e tjerë të mundshëm që duan të kontribojnë në këtë fushë me rëndësi jetike strategjike.


 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 29°C
Mes.: 31°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 11 km/h
Drejtimi: 230°
Barom.: 1013.9 mb
SW
Vizitore: 1217226

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page