Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Black Box arrow Tragjedia
Tragjedia E-mail
Thursday, 06 March 2008
Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona, 8 nga e njejta familje ndersa nga viktimat jane edhe dy binjak te moshes 3 vjece Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Sipas njoftimit te policise se Tiranes, ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije. Policia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05’ te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.  Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t’ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin. Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave. Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant ”Liqeni” per te kaluar ne bregun tjeter. Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç’ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj. Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant ”Liqeni”, ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.
Te mbijetuar jane shtetasit
Beqir Sinani,
Luena Behar Spahiu,
Romina Pellumb Hysa,
Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant ”Liqeni”).
Rezultojne te mbytur nga kjo tragjedi shtetasit
Pellumb Hysa
Majlinda Hysa
Alban Hysa
Aurela Osmani
Halil Osmani
Hatixhe Osmani
Eljo Osmani
Alket Osmani
Ida Osmani
(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake)
Thelleza Spahiu
Arlind Spahiu
Afrim Dibra
dhe 2 persona me mbiemer Blamo
Operacioni i kerkim – shpetimit perfundoi ne oren 03.00’, duke bere te mundur nxjerrjen nga liqeni i 16 – trupave te mbytur.
................................
Tragjedi te ngjashme me ate te nates se mbremeshe ne Liqenin e Farkes kane ndodhur disa here ne liqenin e shkodres ne po përmendim vetem disa raste, duke lene menjane raste kur ne ujerate e liqenit me te madhe ne ballkan jane mbytur me pak se 3 persona
1 maji i vitit 1995, kur 8 femije dhe drejtuesi 40 vjecar i varkes, humben jeten nga permbysja e mjetit lundrues ne mes te Liqenti te Shkodres. Ne varken e vogel, ne fakt, kane qene 16 femije te cilet jane nxjerre per shetitje nga vendi i quajtur Bregu i Ranes deri ne fshatin piktoresk Zogaj, pra mes permes Liqenit. Ne rrugen e kthimit ka nisur nje ere e forte dhe duke marre parasysh edhe mbingarkesen, varka eshte permbysur. Nga kjo tragjedi i 1 majit 1995, shpetuan 7 femije, nderkohe qe per nxjerrjen e trupave jane dashur plot 6 dite. Nje tjeter ngjashmeri, eshte se thuajse te gjithe personat ne bordin e varkes, kane qene kusherinj mes tyre. Gjithashtu, me 8 shkurt te vitit 1996 ne oret e para te mengjesit, humben jeten ne ujrat e Liqenit te Shkodres 3 persona te cilet po transportonin mallra per tregeti drejt Malit te Zi. Ata jane nisur nga Bregu i fshatit Shegan ne Malesine e Madhe, dhe per shkak te mbingarkeses me mallra, varka me te cilen po kryenin transportin eshte permbysur pak pasi eshte larguar nga bregu. Ne fakt, ne varke kane qene 6 persona por vetem 3 prej tyre kane shpetuar. Edhe ne kete rast, gjetja e trupave ka vonuar per rreth 1 jave. Rasti i trete eshte mbytja ne Liqenin e Shkodres te 4 gjahtareve ne vitin 2002. ata kane dale per te gjuajtur ne afersi te fshatit Shtoj, por jane perballur me eren e forte qe ka permbysur mjetin e vogel lundrues. Duke mos futur ne kete bilanc disa raste tjera me nga dy persona te se njejtes familje
 ............................
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 9°C
Mes.: 9°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1011.9 mb
VAR
Vizitore: 1418683

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page