| Bernardin Palaj |
|
| Tuesday, 04 March 2008 | |
Arjeta Ferlushkaj: Bernardin Palaj-poet në fletët e pakta të studiuesve
Më 8 dhjetor 2007 u bënë 60 vjet pa shkrimtarin, folkloristin, muzikologun dhe etnografin dukagjinas Bernardin Palaj. Me këtë rast ia kemi për borxh këtij njeriu pak fjalë përkujtuese, pasi, po të shprehemi me fjalët e shkrimtarit dhe studiuesit Alfred Çapaliku “Palaj mori në popull diçka pastaj i ktheu atij gjithçka”. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të hulumtojë Bernardinin poet, por më së shumti të paraqesë një “shtrirje gjeografike” të tij ndër shkrimet e studiuesve. Bernardin Palaj na ka lënë gjithsej 5691 vargje poetike (përjashtuar poezinë “Kosova e robnueme“ dhe një pa titull kushtuar Koliqit). Nuk duhet vënë në dyshim se ky numër do të ishte rritur edhe më, nëse ai s’do e “frenonte” veten. Bernardini nuk e la të lirë frymëzimin e lindur prej poeti, sidomos atë epik. Arsyeja ishte “mos me dhanë përshtypjen që donte të matej me Mjeshtrin e Madh (Gjergj Fishtën-shën.im-A.F.)”. Se sa potencial kishte ai në epikë, pos´ vargjeve që ka lënë, e dëshmon edhe vetë Fishta kur thotë “mund t´ma kalojë edhe mue“. Në shpërthimet e tij të para poetike, Palaj është maskuar nën pseudonime jo gjithmonë të njëjta. Në poezinë e parë “Prej burgut të jetës”, ai fshihet nën pseudonimin Kukël Lapaj. Më pas, emrin e tij do ta gjejmë të fshehur pas Costandinus e Viator. Në qarqet letrare, sidomos në rang kombëtar, Palajt nuk i njihen vlerat e meritat ashtu siç duhet, pavarësisht se ai konsiderohet si një ndër ata shkrimtarë të viteve ´30 që e nxorën letërsinë shqipe nga monotonia e temave dhe e formave . Alfred Çapaliku, i vetmi që ka hartuar një monografi mbi Bernardin Palaj, me të drejtë vë në dukje se përhapja e botimeve të Palaj nëpër organe të ndryshme shtypi të asaj kohe do të sillte si pasojë mungesën e interesimit të studiuesve, por edhe lexuesve për vlerat e krijimtarisë së dukagjinasit Palaj. Por jo vetëm kjo. Ashtu si mjaft shkrimtarë të tjerë klerikë, duke nisur që nga Fishta etj., mospërfshirja e tij ndër libra antologjie apo studimorë ishte e qëllimshme. Përpjekjet e Koliqit për hulumtime rreth poezisë së Palajt janë cilësore, por sporadike. Atij i mjaftoi vetëm cikatja e disa krijimeve të Palajt për t´i dhënë një „vend të ndershëm” në letërsinë shqiptare. Këto i botoi nëpër faqe gazetash e revistash duke mos vonuar të sinjalizojë lexuesin dhe studiuesin: Bernardin Palaj ishte talent i lindur dhe nuk meriton të lihet në harresë. Jo më kot revista prestigjioze “Shêjzat” e ka pasur gjithnjë në gji të vet Bernardinin, kjo falë Koliqit, Gradilones etj. Te kjo revistë mori shtysën Angela Cirrincione për të mbledhur krijimtarinë e Palajt. Është pikërisht vepra e kësaj studiueseje të huaj, që do të na kujtojë se ne kemi një Bernardin, një djalë me prejardhje malësore, që di të shkruajë bukur poezinë epike dhe lirike, por që është edhe fort i dashuruar mbas pasurisë së gjuhës popullore e folklorit shqiptar. Në vitin 1969, 22 vjet pas vdekjes së Palaj, ajo boton “At Bernardin Palaj. Vepra. Vëllimi I. Poezi.“, ku ka përfshirë gati gjithë krijimtarinë e tij poetike. Kjo vepër u bë referentja bosht për studiuesit e tjerë, që u kujtuan për Bernardin Palaj. Këtu ata patën mundësi të njihen me vargjet e poetit, por edhe me analizën e shkurtër, megjithatë me vlerë, që i bën Cirrincione poezive të Palaj. Në shkrimet e studiuesve që janë marrë me Palajn, disa prej tyre e “mitizojnë”, disa janë më objektivë, veçanërisht kur i referohen poezisë “Valët e një shpirtit”. Isak Ahmeti, shqiptar nga Kosova, në librin e tij “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia” i anashkalon disa dukuri të poetikës së Palajt që nuk janë shumë të arrira artistikisht. Dukuritë më të spikatura do t’i rreshtojë Ernest Koliqi në shkrimin“Bernardin Palaj dhe një poemth i tij i pakryem”. Për “Valët e një shpirtit” Koliqi vë në dukje përpjekjen e poetit për të shkrirë dy idetë: lavdinë ilire dhe ngadhënjimin e krishtërimit, por që nuk ia del; metrikën jo të duhur si dhe titullin e papërshtatshëm “…valët e një shpirtit nuk i përshtatet si titull nji hartimi epik”. Edhe Çapaliku dhe Cirrincione, tek ecin nëpër vargjet e Bernardinit, në përgjithësi ia pranojnë ndonjë zbehje frymëzimi, sepse, siç shprehet studiuesja italiane “…edhe dielli nuk shkelxen, nuk nxenë, nuk ndritë në të gjitha orët e ditës me të njajtën forcë ngrohësie e drite.” Sipas një mendimi përgjithësues të studiuesve, në krijimtarinë poetike të Palajt nuk ka ndonjë rrëfim të karakterit personal. Alfred Çapaliku mendon se “…ajo [për poezinë “Vorreve të flamurit”-shën.im- A.F.] për herë të parë e të fundit në të gjithë poezinë e Palajt, e deklaron hapur heroin lirik, gati si në një monografi”. Ndërsa Cirrincione bindëse pohon se “asnjena ndër veprat e tija ka karakter biografik.” Në ishtë më së pari poet a folklorist, mendimet janë të ndryshme. Koliqi dhe Çapaliku i lënë vend të parë folkloristit, pasi ishte pikërisht “vepra e tij si folklorist [që] e brumosi[…] prodhimin letrar”. Për Cirrincionen dhe I. Ahmetin, më së pari nga të gjitha, Palaj është poet “i pajisun me të gjitha ato kërkesa që lyp vepra e artit, i hapun ndaj të gjitha pamjeve të jetës,[…] intuitiv dhe depërtues, me një shije shumë të hollë”. Studiuesit vërejnë, se pavarësisht ndikimeve të Palajt nga autorë të ndryshëm (Fishta, Carducci, D`Annunzio etj.), pa harruar dhe popullin-poet, krijimi që del nga pena e Bernardinit është i ri, përfundimisht i pastër për të mbajtur veç emrin e tij. |
| Mėsojmė dhe argėtohemi |
|
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423. |
| Giffoni Film Festival |
|
Shkoder Tetor 2008 |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |