| Profesor: Qamil Gjyrezi |
|
| Wednesday, 13 February 2008 | |
TRANSMETIMI I DHUNES NË TVTransmetimi i skenave me dhune ne TV,eshte i lidhur me nje seri faktoresh sociale,kulturor dhe mbi te gjitha psikologjik.A ndikon per te keq psikologjikisht transmetimi i skenave te dhunshme,te kthyera ne art apo marresi,(publiku) eshte i afte ti perjetoje pozitivisht?Prandaj sot zhvillohet nje debat shume i madh per transmetimin e skenave te dhunshme nga psikologet,sociologet dhe shoqeria civile.Termi “Media“ është bërë për njerëzit i përditshëm dhe i natyrshëm. Ai po shndërrohet në një term, i cili i përket simbolikës së kohës sonë. Shkencëtarët e komunikimit i përcaktojnë mediat si “masazh” i domosdoshëm në botën moderne. Aktualisht termi “Media” po provon një “fat” të çuditshëm. Nga njëra ana konstatohet një shtrirje e madhe e vëllimit të termit gjer në kufijtë e pafundësisë, nga ana tjetër vërehet një tendencë e tkurrjes së tij. Termi përcakton shpesh vetëm mediat elektronike dhe ngushtohet rastësisht në median më të përhapur, televizionin. Në fakt spektri të cilin përfshin termi “media” është shumë i madh. Gazetat, televizioni, kompjuteri janë media. Teleskopi, veglat optike janë gjithashtu media, por njëkohësisht edhe dylbitë, ëngjëjt dhe profetët vlerësohen si media. Duhet shtuar se kur flitet per media në të gjitha versionet, nuk gjejmë ndonjë paraqitje sistematike të termit. Megjithatë që prej kohëve antike ka patur diskutime për kuptimin e shkrimit, simbolikës dhe njohurive njerëzore, gjithashtu ka patur tendenca për kuptimin e kalkulimeve dhe kombinacioneve mediale, të cilat u bënë burim i rëndësishëm për “maqinat ruajtëse” moderne (Computer). Një pozicion të rëndësishëm në termin “media” ka “ekrani i vogël, ose televizioni”. I përhapur në katër anët e globit, nga “ekrani magjik” merren mesazhe të të gjitha fushave. Ngjarje aktuale ose të kaluara, lajme, reklame, filma, fenomene shoqërore, politike dhe ekonomike konsumohen në 24 orë nga miliona telespektatorë. Krahas mesazheve pozitive përballemi dhe më ndikime negative, të cilat janë në diskutim të vazhdueshëm nga shoqëria civile, p.sh. siç është interpretimi i sekuencave me dhunë në TV. Diskutimi mbi ndikimet e mundëshme të interpretimit të dhunës ka një histori të gjatë. Çështja se sa njerëzit ndikohen prej interpretimeve me “figura verbale ose jo verbale” është diskutuar që në kohën e antikitetit nga Platoni dhe Aristoteli. Baza e diskutimit konsistonte në idenë që: “A mund të mësojë njerëzimi, të mbrohet duke parë skena që për atë konsiderohen si të dhunëshme” ? Pikëpamja e parë konstatonte se interpretimi i dhunës transmetonte ndikim të dëmshëm tek spektatori, pasi këto interpretime mund të mësojnë teknikat dhe përligjin dhunën dhe agresionin. Por kishte edhe mendim të kundërt, i cili konstatonte se marrësi nga shikimi i fenomenit mund te mësojë, të reagojë, pra të vetmbrohet. Në lidhje me termin “Dhunë” kemi dy përcaktime: dhunë direkte dhe dhunë indirekte, ose dhunë e interpretuar dhe e fokusuar në TV. Dhuna direkte personale ndryshon nga dhuna indirekte dhe pikërisht TV, trajtohet shpesh si faktor i dhunës indirekte. Si përfundim sekuencat me dhunë duhet te transmetohen në momente, ambjente dhe situata të përshtatshme. Në fakt sot shoqëria civile zhvillon një diskutim të mprehtë me mediat dhe kompanitë e filmit dhe operatoret televiziv. Qëllimet për komercializëm e abuzime kritikohen intensivisht nga shkolla, feja dhe shoqatat joqeveritare. Ndikimi i dhunës dhe fenomeneve të saj është i lidhur dhe me një seri faktorësh ndikues, ku veçohet bekgraundi kulturor, rrethi shoqëror dhe familjar, cilësitë personale të atij që e shikon dhe natyrisht situata dhe koha kur shikohet. Prandaj TV,si media duhet ti kushtoje nje vemendje te vecante skenave me dhune te cilat duhet te diskutohen ne fillim nga specialistet e mediave, se cilat duhet te transmetohen duke patur gjithmone parasysh ndikimin pozitiv ose negativ tek publiku i moshave dhe kulturave te caktuara. Shkurt 2008.Qamil Gjyrezi. |
| Mėsojmė dhe argėtohemi |
|
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423. |
| Giffoni Film Festival |
|
Shkoder Tetor 2008 |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |