Intervista
Intervista me monsinjor Klaudio Ēelin! | Intervista me monsinjor Klaudio Ēelin! |
|
| Thursday, 31 January 2008 | |
|
Radio Shkodra me 21 mars 1991: “Intervista me monsinjor Klaudio Çelin!” Per kete shkrim mu ba shkas shkrimi me titullin “Memorie” ne gazeten Culturaclubteftatashkokoco: http://groups.yahoo.com/group/culturalclub-teftatashkokoco/message/2659 : Dit te paharrueshme mbas nji diktature te tmerrshme dhe pafundsisht te gjate sa me tu duke e perjetshme. Zor se sot mbas 17 vitesh ato qe atehere ishin 10 vjeçar mund te kujtojne ndonji gja nga ajo kohe, nga ajo kohe ku asnji nuk mbeti pa u cenue, as edhe vete ish kryeministri Mehmet Shehu, ish bashkepunetori ma i ngushte i diktatorit Enver Hoxha ne te gjitha krimet pa perjashtim. Takimi me çdo te huej ishte ne ate kohe nji rrezik per jeten, sepse mund te akuzoheshe te pakten per agjitacion e propagande dhe bashkepunim me anmiqt e “Popullit” dhe te “Partise”- rrezultati burgu. Ardhja ne mars 1991 e Nane Terezes se ndalueme nga osman-komunisti Enver Hoxha si dhe takimet e Saje me popullin e thjeshte ishte nji prove qe Liria aqe shume e pritun kishte fillue. Ajo u takue edhe me te shoqen e diktatorit Nexhmie Hoxhen me te cilen bisedoj per paqifikim dhe ecjen perpara te shqiptarve pa asnji lloj dallimi besimi apo pikpamje. Ne ditet dhe muejt e viti 1991 Ajo ne zbatim te parimit kristjan “Te dashnise ndaj njeriut si krijese e Zotit” (apo Allahut-queje si te duesh) hapi se pari ne Durres e mandej ne Shkodre, Tirane dhe gjetke “Shtepijat” e Saje te Bamirsise pa ba asnji lloj dallimi fetar te besimit kristjan apo te besimit muhamedan, pa asnji dallim ne se kishin qene komunista apo antikomunista, qytetar apo fshatar etj. Dhe kete e bante pa vue asnji lloj kushti ose pretendimi as direkt dhe as indirekt. Ketu ka qendrue forca e madhe e Saje, e Kesaje grueje shtatvogel me nji zemer te madhe, e Kasaje shqiptarje qe lindi ne nji familje shqiptare patriotike kosovare te shprengulun fillimisht ne Maqedoni, nga nji babe patriot te mbytun me helm nga serbet per veprimtarite e tija patriotike, dhe nga nji nane te devotshme. Kjo familje ma vone u shperngul ne Shqipni. Kjo grue shqiptare i bani nder ne bote popullit shqiptar. Ardhja e Saje u pasue me ardhjen e monsinjor Klaudio Çelit ne Shkoder me 21 mars 1991. Krejte rastesisht une qellova aty kur Ai filloi celebrimin e meshes ne “Pallatin e Sportit” ish “Katedralen e Shen Shtefnit” te quejtun nga populli “Kisha e Madhe”. Entuziazmi i te gjithve pa perjashtim e pa dallim ishte i papershkrueshem, aqe ma teper qe tehu i diktatures komuniste ishte drejtue kryesisht mbi popullsine, mbi intelektualt e sidomos mbi klerin katolik shqiptar, si pjesa ma e pabindun ndaj mohimit te parimeve europiane te “Te drejtave te njeriut” qe shkeleshin ne menyre flagrante dhe ne menyre te vazhdueshme gjate asaje diktature. Mjafton te permendim vetem faktet qe mbas vitit 1967 ne Kushtetute besimi fetar u quhej krim ndaj shtetit. Edhe fakti tjeter se gjykimet e te pandehunve, te rrahun, te torturuem shtazerisht, dhe te papregatitun juridikisht baheshin pa avokat mbrojtes. Ndryshe nga e gjithe bota. Njeriu ishte krejtesisht i pasigurte dhe i pambrojtun. Tmerr. Pallati i Sportit, dikur Katedrale, ishte mbushe plot e perplot. Nji entuziazem i papare si shej i rilindjes se demokracise ne Shqipni, me gjithese ende ishin ne pushtet komunistet e vjeter. Nderkohe shkova tek drejtori i Radio Shkodres Gezim Podgorica, te cilit i tregova per kete ngjarje te veçante ne Shkoder, qe meritonte te tranzmetohej ne “Lajmet e ores 13.30”. Gezim Podgorica, nji djale shume simpatik, rrjedh nga nji familje muslimane shkodrane, nga ato familje shkodrane muslimane qe kan ruejte gjithmone traditen e raporteve te miqesise dhe te respektit reciprok me familjet shkodrane katolike. Gezimi ishte antare partie dhe njikohesisht edhe gazetar i zoti, i emnuem rishtazi nga Komiteti i Partise si drejtor i Radio Shkodres ku e gjithe redaksia perbahej nga komunista. Ai nuk bante pjese ne kategorine e komunistve fanatike, sepse ai kishte ne damart e vet traditat e nji familje te mire shkodrane, me frymen e tolerances, me frymen e ekuilibrit, jo me fryme ekstremiste komuniste apo te antishqiptarizmes osmane. Per ate kohe ishte nji ane shume pozitive te ishte nji drejtor i tille. Dhe asht pikrisht per keto cilesi te tija qe une mora guximin ate dite ti propozoj ati intervistimin e monsinjor Klaudio Çelit dhe tranzmetimin e kesaj interviste ne Radio Shkodra. Gezimi e priti shume mire propozimin tim dhe thirri menjihere gazetarin e ngarkuem per lajmet antarin e partise Ramadan Bigzen. Ai me ngarkoi mue ti bajshe intervisten përfaqësuesit te Selisë së Shenjtë monsinjor Klaudio Çelit dhe Ramadanin e ngarkoi per aspektin teknik. Nderkaq mesha kishte mbarue dhe monsinjor Klaudio Çeli gjindej ne oborrin e madh te Katedrales i rrethuem nga publiku. Neve te dy arritem ti afrohemi dhe une e intervistova. Ai u tregue i gateshem per te dhane intervisten. Gjate intervistes se Tij nder te tjera ai foli per mohimin e lirise se ndergjegjes dhe i uroi popullit shqiptar nji te ardhme ma te mire me nji demokratizim te vazhdueshem. Ai shtoi se do ti referonte Papes Gjon Palit te Dyte emocionet e tij per ndjenjat e besimtarve ndaj besimit. Intervista u tranzmetue nga Radio Shkodra ne oren e Lajmeve te ores 13.30. Kjo ishte ngjarja e pare dhe pa preçedent mbas ndalimit te gjate qe kishte ba diktatura komuniste. Kjo ishte njikohesisht edhe nji prove e pamohueshme se ne gjakun qe rrjedh ne damart e shkodranve, te shkodranve te mirefillt, ekziston respekti dhe miqesia reciproke pamvarsisht nga besimi apo pikpamja politike. Kjo asht forca e madhe e pashterrshme e shkodranve. Paul Tedeschini, 31.01.2008 |
| Mėsojmė dhe argėtohemi |
|
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423. |
| Giffoni Film Festival |
|
Shkoder Tetor 2008 |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |