|
Wednesday, 22 February 2006 |
Thelbi i Projektit
Thelbi i ProjektitIdeja e Qyteteve Krijuese ka të bëjë me krijimin e kushteve që u mundësojnë anëtarëve të një komuniteti të mendojnë, planifikojnë dhe veprojnë në mënyrë krijuese duke shfrytëzuar burimet lokale si vlerë bazë. Për rrjedhojë, kryesisht fokusohet në kulturën organizative të një vendi, sa e hapur apo e mbyllur është ajo, sa transparente, sa funskional është bashkëpunimi mes OJF-ve dhe pushtetit lokal apo si mundësohet ndërtimi i kapaciteteve të aktorëve. Argumenton se në shekullin e XXI kultura e kreativitetit dhe sipërmarrjes është një nga çelësat për adresimin e problemeve dhe mundësive.
Vizioni i “Qyteteve Krijuese në Shqipëri” synon të frymëzojë qytetarët e Shkodrës të jenë krijues në zgjidhjen e problemeve dhe zbulimin e mundësive. Ne mendojmë se duke shfrytëzuar burimet kulturore vendase do të maksimizojmë vetë potencialin e tyre. Kjo dmth të mendojmë se si e shkuara rezonon të tashmen dhe mund të bëhet përcaktuese edhe e së ardhmes dhe të vlerësojmë nëse egzistojnë potenciale, pjesë e kulturës vendase, që mund të gjenerojnë zhvillim të atillë që t’i tejkalojë aspektet negative të së shkuarës dhe të tashmes duke u mundësuar qytetarëve përmbushjen e aspiratave për të krijuar jë të ardhme më demokratike, më të fortë ekonomikisht dhe më të shëndetshme. |