Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Projekte arrow LAJMËRIM I FONDACIONIT SOROS
LAJMËRIM I FONDACIONIT SOROS E-mail
Tuesday, 22 January 2008
osfaLAJMËRIM I FONDACIONIT SOROS
THIRRJE PËR PROJEKTE NË KUADRIN E PROGRAMIT TË GRANTEVE TË VOGLA

Programi i granteve të vogla pranë Fondacionit Soros synon zhvillimin e bashkëpunimit me OJF-të shqiptare dhe grupe të ndryshme qytetare.
Për vitin 2008, programi ka për objektiva:

    Të mbështesë pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrje;
    Të inkurajojë dialogun qytetar dhe mendimin kritik/alternativ për opsionet qeverisëse të vendit;
    Të ndihmojë për forcimin e kohezionit social me synim kryesor ndihmë për grupet e margjinalizuara.

Prioritet do të kenë projektet që do të ndikojnë në drejtimet e mëposhtme:
 
    Pjesëmarrje qytetare në përpunimin e politikave dhe të vendimmarrjes në nivel qëndror dhe vendor;
    Rritje e transparencës dhe monitorim i praktikave të qeverisjes;
    Rritja e aksesit të qytetarëve në informacionin e institucioneve publike;
    Gjallërimi i dialogut qytetar për pavarësinë e pushteteve, pavarësinë e medias dhe për garantimin e lirisë së shprehjes;
    Përmirësimi i statusit të minoriteteve, romëve dhe egjiptianëve, shtresave të margjinalizuara, fëmijëve dhe grave në nevojë, etj.

Në këtë program janë të ftuar të aplikojnë organizata joqeveritare që punojnë me komunitetin, grupe pune dhe institucione që veprojnë në këto fusha. Përparësi të veçantë do të kenë organizatat me seli në rrethe; shoqatat me antarësi dhe bazë komunitare, si dhe subjektet qe përfaqësojnë grupe të margjinalizuara.

Shuma e financuar për çdo projekt do të jetë deri në 7500$.

Dokumentat e aplikimit mund të shkarkohen nga faqja e internetit: www.soros.al ose të merren në sekretarinë e fondacionit.
Aplikantët duhet të vënë në dispozicion edhe versionin elektronik të propozimit të tyre.
Propozimet që nuk do të paraqiten në formën e kërkuar  do të skualifikohen automatikisht.

 
Forma e aplikimit dhe dokumentat e tjera të nevojshme duhet të dorëzohen në një zarf pranë Zyrës së OSFA-s, Programi i Granteve të Vogla, deri më 28 shkurt 2008 në adresën e mëposhtme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
(Fondacioni Soros)
Rr: “Pjetër Bogdani”, 23/1, Tiranë
Tel: + 355 4 234621/234223/235856
Fax: + 355 4 235855
www.soros.al


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 95%
Shpejt.: 18 km/h
Drejtimi: 50°
Barom.: 1009.1 mb
NE
Vizitore: 1496183

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page