Intervista
Interviste me Gilman Bakallin | Interviste me Gilman Bakallin |
|
| Monday, 19 November 2007 | |
1. Raportet në KLD po ndryshojnë në favor të pozitës. Keni ju një koment për këtë?Duke gjykuar nga ndryshimi i fundit në strukturën e KLD-së (zgjedhja e z. Kreshnik Spahiu si nënkryetar i saj; kurse ardhja e z. Alibeaj nuk mund të merret fort në konsiderate në lidhje me atë që nënkupton pyetja juaj, pasi ai zëvendëson një minister drejtësie me të njëjtin vokacion politik) nuk më rezulton të kemi ndonjë ndryshim cilësor në raportet e pushtetit brenda KLD-së, i cili do të ishte në favor të pozitës. Të paktën në aktivitetin publik të z. Spahiu nuk kam konstatuar ndonjëherë elemente militantizmi apo preferenciale ndaj pushtetit aktual. Gjithsesi ai ka tashmë një post drejtues dhe mbetet për t’u parë nëse do ta ruajë pavarësinë që kërkon detyra e tij. 2. Në KLD-në aktuale të paktën një anëtar (që i ka mbaruar mandati tashmë, por që nuk është zëvendësuar), është me dosje të hapur penale. Sa shanse ka që në KLD të mos përsëriten arbitraritete të këtij lloji? Nuk mund të spekullojmë qysh tani në lidhje me shanset që KLD të jetë e paprekur nga anëtarë me dosje të hapura penale…Nëse z. Spahiu e ka seriozisht me rritjen e autoritetit të drejtësisë në vend, atëherë shanset janë (duhet të jenë) praktikisht zero. Të shohim… 3. Ju dolët nga grupi juaj parlamentar në mënyrë mjaft demonstrative, duke denoncuar klanet dhe mungesën e plotë të demokracisë e të rregullave të saj në mënyrën se si po qeveris sot pozita. Duke qenë deputet i pavarur, keni shansin t’i shihni dhe thoni gjërat jashtë konteksteve dhe koniukturave. Keni një opinion për klanet brenda PD-së, lidhur me rastin e fundit të dorëheqjes Rusmali? Termi klan më duket krejtësisht i papërshtatshëm! Brenda PD-së ka thjesht njerëz, të cilët mundohen ta rrisin pushtetin e tyre politik dhe ekonomik me gjitha format: me nepotizëm, me korrupsion, me emërime apo edhe duke u munduar të bëjnë për vete mbështetës brenda grupit parlamentar. Për klan nuk mund të flitet, pasi aleancat brenda për brenda grupit janë tepër të paqëndrueshme dhe të rrëshqitshme. Z. Berisha është tepër i fuqishëm për të lejuar krijimin e klaneve brenda grupit demokrat. Është e vërtetë që ka herëpashere grupime në grupin e PD, të cilat krijohen si mbështetje apo refuzim ndaj një personi apo fenomeni, por ato janë krejtësisht fluturake. Ju kujtohet besoj grupimi brenda PD, i cili deklaronte në formë simbolike apo konkrete mbështetjen e z.Topi si kandidat për president. 4. Po flitet shumë për reformën në drejtësi, por askush nuk e ka artikuluar se ku konsiston kjo reformë. Thuhet se reforma nuk duhet identifikuar me emrin e Sollakut, por ama votuesit nuk dinë asgjë më shumë sesa ky emër. Cili është mendimi juaj për reformën? “Reforma në drejtësi” në Shqipëri është dhe mbetet me sa duket edhe për një kohë të papërcaktuar një togfjalësh që duhet futur mes thonjëzash. Në fakt të tilla janë të gjitha reformat e ndërmarra deri tani: thjesht ndryshime drejtuesish, apo stafesh. Premtimi për reformën në drejtësi konkurron denjësisht me premtimet se qeveria do të sigurojë drita 24 orë pa ndërprerje për shqiptarët, me premtimet se të gjitha shkollat do të pajisen me internet brenda 2008, me premtimin se ish- të përndjekurit do të dëmshpërblehen apo me premtimin se do të ketë reformë zgjedhore apo me premtimin se shqipatrët do të pajisen me karta identiteti para zgjedhjeve 2009 etj, etj. Si mund të kem një mendim për reformën në drejtësi, kur nuk ka ende një rresht të shkruar diku nga dikush. A nuk e kuptojnë ato që pretendojnë reformë në drejtësi se nuk mund të ketë reformë në drejtësi me këtë nivel varfërie në vend? Po na dhjesin cdo ditë mbi kokë me cdo vendim dhe emërim që bëjnë dhe duan të na mbushin mendjen me cdo kusht që po bëjnë reformë!!! Nuk i ha më kush këto llogje! Shqiptarëve u duhen reforma që e trondisin sistemin aktual të drejtimit me themel dhe jo thjesht ndryshime në administratë. Viktima “Sollaku” nuk mund të shërbejë aspak si garanci se do të ketë “reformë në drejtësi”. 5. Dje Kreshnik Spahiu ka thënë, teksa u shpreh për kontributet që do të japë, se “Brenda një kohe të shkurtër besimi dhe mbështetja e publikut ndaj sistemit të drejtësisë do të rriten në vlera disa herë më të larta në raport me vlerësimin për pushtetin politik”. Është një deklaratë që ka nevojë për “përkthim”. Si e përktheni ju? Deklarata e z. Spahiu më duket shumë optimiste dhe e ngre në një nivel shumë të lartë pritshmërinë e shoqërisë në lidhje me atë cka ai premton. Në mënyrë implicite në deklaratën e z. Spahiu manifestohet gjykimi i tij negativ për pushtetin politik aktual, gjykim, të cilin e ndaj edhe unë me të. Pres fakte! |
| Mėsojmė dhe argėtohemi |
|
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423. |
| Giffoni Film Festival |
|
Shkoder Tetor 2008 |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |