Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Figura arrow Ferid Bala
Ferid Bala E-mail
Friday, 02 November 2007
Pedagogu reformator i kantos dhuron fonoteken personale.
Ferid Bala eshte pedagog reformator i kantos,pasi ai jo vetem qe krijoi klasen e kantos ne shkollen artistike „P.Jakova“,por ai me aftesite e tija muzikore dhe intelektuale e reformoi ate.Sot jemi ketu,pasi profesor Feridi i ka dhuruar fonoteken e tij personale bibliotekes se qytetit. Prandaj dhurimi i fonotekes nga prof Bala,perben nje akt qytetar qe duhet vleresuar,per aresyen e thjeshte se kjo fonoteke tashme nuk do ti sherbeje vetem Feridit,por te gjithe qytetit, kumunitetit ne pergjithsi .Dhurimi i fonotekes nga prof.Bala tregon gjithashtu nje akt qe duhet vleresuar gjithashtu ne planin intelektual e social.Psikologu i madh Alferd Adler,vlereson njeriun si qenje socilale.Ai ve ne plan te pare interesin social. “Duke qene njeriu social,merr pjese ne komunitet dhe kontribon per komunititetin.“
Eshte pikerisht edhe ky nje prej motiveve qe e shtyre prof Balen,qe ta dhuronte,Fonoteken e tij nje institucioni social kulturor sic eshte biblioteka e qytetit.
Sot ne boten e mediave moderne, ka mundesi te pafundme per tu informuar per pothuajse per cfare do lloj fushe,gjithashtu  edhe per ate te muzikes.Sot kemi me mijera Site, ku mund te degjojme autore te ndryshem dhe informohemi per ta.
Megjithate media qe i ka dhuruar,bibliotekes prof Bala,ka vlerat e saj te padiskutueshme ,pasi eshte seleksionuar nga dora dhe mendja e nje mjeshtri,e nje pedagogu reformator ne fushen e muzikes duke patur edhe autoresine e tij.Krahas autoresise,ne kete fonoteke prezantohen edhe shijet e nje profesionisti dhe nje intektuali te qytetit tone qe kerkon te kontriboje akoma ne zhvillimet social kulturore te qytetit.
Karen Horni,nje psikologe amerikane,theksonte me force faktorin kulturor dhe moral qe ndikon shume ne formimin e njeriut dhe ne karakterin e tij.
“Ajo thonte se faktori social i jep njeriut fuqi krijuese,qe do ti realizoje“.
Eshte pikerisht ky konstatim qe ka luajtur nje rrol te rendesishem ne te gjithe punen e vepren e prof.Feridit.Jane pikerisht faktori kulturor dhe moral,krahas atij social qe ndikuan ne formimin dhe krijuan identitetin e prof.Bales.Gjithashtu edhe rrethi familjar dhe shoqeror ndikuan fuqishem ne formimin e tij.
Ishin pikerisht keto elemente qe e shoqeruan Prof .Balen ne misionin e tij ne fushen e edukimit,duke bere qe ne periudhen qe punoi ne Shkollen artistike, te ishte nje prej pedagogeve me te shquar bile edhe ne planin kombetar duke konkuruar me dinjitet me arritjet me te mira per kohen.Prof.Bala krijoi klasen e kantos e cila nxorri artiste te vertete te cilet konkurruan me vone jo vetem ne skenat e vendit,por edhe ne ato me dinjitozet e Europes.
Prandaj dhurimi i kesaj fonoteke merr vlera te vecanta pasi eshte perzgjedhur nga dora e nje artisti dhe mjeshtri te kantos.
Edhe Erich From,theksonte rendesine e faktorit moral dhe social ne jeten e njeriut si fuqi kreative.Po ashtu Sullivan e percaktoi personalitetin si forme te perhershme te perseritjes se raporteve ndernjerezore qe gershetohen mes vetit dhe ja percaktojne njeriut jeten e sjelljen.
Me qellim iu referova ne punen time psikologeve te medhej,pasi eshte pikerisht prof.Bala qe jo vetem ne fushen e muzikes eshte nje person i nderuar, por ai ka vlera  edhe ne fushen e edukimit,pasi ai perfaqeson edhe nje pedagog krijues i cili gjate gjithe punes se tij ishte edhe nje njeri me virtyte te larta morale dhe sjellje kulturore dhe sociale duke qene jo vetem pedagog kantoje por edhe nje mjeshter i nderuar ne rrafshin pedagogjik duke ndikuar ne fomimin psikologjik dhe estetik te studenteve te tij te kantos.
Gjate punes me studentet,prof Bala pati te beje me ate elementet te rendesishem te njeriut sic eshte zeri i tij. Zeri i njeriut verbalizon me elememte jo verbale sic eshte tingulli ate cfare njeriu ndjen,formimin  e tij e ne fund perfaqeson psikiken njerezore.Me ane te zerit dallohet dhe percaktohet qarte karakteri i njeriut.Zerit ne forme simbolike shpreh shume me teper nganjehere se fjale te tera,e kam fjalen per tingullin njerezor.Zeri kerkon nje kujdes te vecante pasi ka te beje me stadet e zhvillimit te personalitetit dhe individualitetit.
Zeri i njeriut eshte nje element i persosur terapeutik,per te  relaksuar dhe permiresuar crregullime te caktuara psikike.
Pikerisht ne kete kontekst,puna e mjeshtrit te kantos ka drejtim jo vetem,muzikor por lot nje rol te fuqishem edhe ne planin psikologjik. Mjeshtri i zerit duhet te njohi shume mire edhe procesin fizologjik dhe mbi te gjitha psikiken.Me ane te zerit njeriu jep emocione te papershkruara.Zeri i kengetareve ndikon ne krijimin e emocioneve te mrekullueshme tek degjuesi gjithashtu ka edhe elemente terapeutik.Muzika dhe zeri i njeriut eshte perdorur si kure qe ne periudhen antike.
Duke kuptuar dhe ndjere shkelqyer rendesine e zerit njerezor,prof Bala si mjeshter zeri,me formimin shkencor qe ka, argumentoi dhe prezantoi ne klasen e tij shembuj konkrete te qendrave te krijimit te zerit dhe tregonte studenteve qarte rruget e format qe prodhohej zeri dhe tingulli.Pandaj Ferit Bala nuk ishte vetem nje padagog shume i mire kantoje por edhe nje njohes i patologjise se shprehjes dhe nje terapeut i shkelqyer muzike.
Duke perfunduar po i referohem edhe nje here nje analisti te famshmem,qe thonte se nuk eshte Gete qe krijoi Faustin,vec arketipi (para ideja) e Faustit krijoi Geten.
Prandaj dal me konkluzionin qe nuk eshte Feridi qe krijoi dhe reformoi klasen e tij ne fushen e kantos,por jane sistemi i arketipeve(para idete), studentet dhe puna e tij shume e mire ne fushen e artit te te kenduarit dhe se fundi dhurimi i fonotekes se tij personale bibliotekes se qytetit dhe aktiviteti i tij kulturor,moral dhe social qe krijuan prof.Balen dhe qe krijojne cdo individ ne fushen e tij.


Qamil Gjyrezi.

 

L A J M E R I M E

Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 23°C
Mes.: 23°C
Lag.: 71%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 70°
Barom.: 1013.2 mb
ENE
Vizitore: 1197639

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page