Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Projekte arrow THIRRJE PĖR PROJEKT PROPOZIME
THIRRJE PĖR PROJEKT PROPOZIME E-mail
Tuesday, 23 October 2007
THIRRJE PĖR PROJEKT PROPOZIME

Fondacioni “Soros” fton organizatat e shoqėrisė civile tė marrin pjesė nė konkurrimin pėr tė shtjelluar nė projekt-propozime temat e mėposhtme:

1. Identifikimi i grupeve humbėse nga integrimi dhe vlerėsimi i humbjeve/kostove;
2. Teknikat e pėrfshirjes sė grupeve tė interesit nė hartimin e legjislacionit dhe politikave pėr zhvillim;
3. Monitorimi i kalimit tė instrumentave tė administrimit tė territorit nė pushtetin vendor;
4. Monitorimi i strategjive tė zhvillimit nė nivel vendor;
5. Si duhet konceptuar reforma nė drejtėsi;
6. Marrėdhėniet shoqėri civile-biznes – Praktikat mė tė mira lokale dhe rajonale;
7. Filantropia nė Shqipėri – realitete dhe sfida;
8. Manaxhimi i sfidave qė rrjedhin nga ndryshimet strukturore e sasiore nė arsimin e lartė publik e privat;
9. Praktikat mė tė mira nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė tė margjinalizuarve – Diseminimi i tyre.

Gjatė pėrzgjedhjes, do tė kenė pėrparėsi:

- aplikuesit qė kanė pasur pėrvojė nė projekte tė ngjashme;
- projektet qė konceptohen e implementohen midis dy a mė shumė organizatave qė shtojnė vlerė apo plotėsojnė njėra tjetrėn;
- aplikuesit qė kontraktojnė grupe ekspertėsh me pėrvojė e reputacion;
- aplikuesit qė kontribuojnė me 25 pėr qind nga fondet e veta.
- Pėrjashtohen nga konkurrimi organizata qė aktualisht janė tė angazhuara nė zbatimin e projekteve tė financuara nga OSFA.

Buxheti i kėrkuar nga OSFA nuk duhet tė kalojė shifrėn prej 40,000 usd dhe duhet tė jetė organikisht i lidhur me aktivitetet.

Formulari dhe lista e dokumentave shtesė mund tė shkarkohen nga interneti nė: www.soros.al ose tė tėrhiqet nė sekretarinė e Fondacionit Soros.

Pėrvecse nė letėr, njė kopje e propozimit duhet tė dorėzohet edhe nė formė elektronike. Afati i paraqitjes sė dokumentave ėshtė deri mė 26 nėntor 2007, ora 12:00.

Fondacioni Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė
(Fondacioni Soros)
Rruga "Pjetėr Bogdani", Nr.23
Tel: 04/234621/234223/235856
Fax: 235855
Tiranė


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 8°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 16 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1008.1 mb
NNE
Vizitore: 1496644

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page