Pesha e fjalės dhe burat e fjalėve. Opinion / Besi Bekteshi
Nė raportet qė individi ka me shoqėrinė, njė nga mė tė zorshmit dhe mė tė vėshtirėt nė perceptim dhe analizim ėshtė, fjala e nxjerrė nga goja dhe mbrojtja e saj si qėndrim dhe e vėrtetė.
Tashti koha moderne qė po jetojmė, po na transformon edhe vėrtetėsinė e fjalės sė thėnė dhe po transformon edhe qėndrimin mbi fjalėn e nxjerrė nga goja, qė si finale ka njė tė vėrtetė qė pikėrisht fjala duhet tė paraqesė.
Janė dy momente tipike tė qėndrimeve nė fjalė, tė dy ndodhive tė cilat kanė pasur ashpėrsi reaguese nė saj tė fjalės sė thėnė dhe nė nivele tė larta jo vetėm publike, por edhe politike dhe gazetareske.
Pra njė deputet, burrė nga jugu dhe pėr mė tepėr minoritar, njė ish minister dhe padyshim njė gojtar i zoti, nė njė tė pėrditshme pėrdor krahasime dhe bėn audiencė mediatike, duke fyer njė parti shqiptare me fjalėn b
nė shqip dhe jo nė greqisht.
Nė mjediset e kuvėndit, por jo nė sallė, njė koleg i tij, burrė nga veriu dhe malėsia, anėtar i grupit parlamentar tė partisė qė ishte fyer publikisht nė shtyp, i kėrkon arsyen e fyerjes dhe jo vetėm tė partisė, por kryesisht tė tijėn. Fjala shkon deri nė atė pike, sa pėr ti dale zot pikėrisht asaj, sipas dėshmitarėve janė pėrdorur edhe goditjet.
Nė television dhe nė njė nga programet mė tė ndjekura opinioniste dhe politike, njė burrė nga veriu akuzon pėr njė shtėpi tė falur njė burrė tjetėr nga jugu dhe nė live i akuzuari i kėrkon me force dhe nervozizėm deri nė shkumbim dhėmbėsh, qė veriori ti dilte zot me fakte fjalės.
Padyshim qė personalisht, irritimin deri nė grushte dhe nė njė nxemje jashtė etikės qoftė televizive, qetėsisht nuk mund ta pranoj. Por njerzisht, absolutisht mund tė kisha vepruar njėsoj apo mė keq se sa dy njerzit tė cilėt kanė reaguar ashpėrsisht, kur nga fjala ju ėshtė prekur dinjiteti dhe kur personat qė e kanė lėshuar atė fjalė, nuk i kanė dale zot asaj, me kuptimin nė daē shqiptar apo ballkanas, si verior dhe jugor.
Ne e kemi tepruar me lėshimin e fjalės dhe kemi harruar se nė botėn e qytetėruar mund ta lėshojnė fjalėn, por janė tė ndėrgjegjėshėm dhe patjetėr e dine mire, se duhet ti dalin zot me domosdo asaj qė kanė nxjerrė prej goje. Aty ka gjykata, drejtėsi dhe sidomos ka dinjtet dhe moral qytetar. Te ne jemi herėt ti kemi kėto dhe me sa duket, do tė kalojė kohė e gjatė pa i pasur kėto vetrregullime tė ndėrgjegjes qytetare dhe moralit qytetar nė pėrgjithėsi.
Ndoshta zoti Solis nuk e di, por burri jo vetėm nė veri tė Shqipėrisė, por sidomos nė krahinėn e origjinės sė zotit Doshi lidhet prej fjale. Pėr mė tepėr i del zot fjalės qė ban e nxjerr prej gojet . Atė fjalėn e rėndė pėr partinė e tij, njė malėsor nuk e ka fyese thjesht pėr partinė. Por e ka shumė fyese pėr veten e tij, sepse ėshtė pjesė e rėndėsishme e saj. Kėshtu qė kur ti thash i ka mbetur vetėm b
nė dorė, mė e vogla gjė qė ai kėrkon me gojė nė fillim ėshtė qė tė sqarohet si i ka mbetur, dhe pse i ka mbetur b
nė dorė.
Pėr mė tepėr kur zotėria qė la lėshuar batutėn e bukur nė shtyp, i deklaron tė fyerit kur tė duash dhe ku tė duash.
Kuptohet qė mekanizmi i autokontrollit dhe vetmbrojtjes ėshtė vėnė nė punė dhe mė pas forca fizike ka reduktuar punėt nė maksimumin e mundėshėm, duke pėrjashtuar logjikėn.
Por edhe njė verior akuzon me fjalėn e lėshuar nė publik shqiptarin tjetėr nga jugu dhe vetėm akuzon, nuk i tregon atij vėrtetėsinė e akuzės dhe megjithse nuk ndodhi rrahje nė live u paraqit njė situate e rėndė e cila nxorri jashtė kontrollit jo emisionin, por tė fyerin, megjithė qėndrimin stoic dhe tė qetė deri nė dyshim nė tė vėrtetėn, tė akuzuesit verior.
Tashmė politika jonė e ka mėsuar popullin e saj tė shajė, dėrrmojė, fyej dhe shkatėrrojė individin, klasėn e vet, institucionet, popullin, kombin, shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithėsi prej kėtyre njerėzve tė pa edukate qė lėshojnė fjalė ne erė dhe qė kujtojnė se bėhen interesant dhe tė drejtė, se e kanė nxjerrė njė batutė nga goja.
Tallje dhe fyerje nė tė gjitha drejtimet, pa asnjė kontroll, kur nė shumicėn e rasteve nuk tregohet e vėrteta si me fjalė edhe me foto apo ēfarėdo sistemi vėrtetimi.
Kjo gjė ėshtė bėrė njė modus-viventi dhe mbasi i kemi thėnė kriminel njė personi nuk e kemi problem ti japim dorėn dhe ai nuk e ka problem tė vazhdojė ti jape dorėn akuzuesit tė ashpėr. Nuk ka bėrė asgjė tjetėr kjo punė por ka bashkuar kriminelė me jo kriminelė dhe i riciklon ato pėrditė duke i dhėnė qytetari tė pamundurės pėr tė mbikaluar mbi moralin.
Vetėm nė Shqipėri ėshtė e zakonshme tė fyesh tjetrin pa vėrtetim, kriminel dhe hajdut dhe mbas disa kohėsh apo aty pėr aty tė harrosh apo bėsh sikur harron dhe ta pėrqafosh, ose tė pish njė kafe. Ti shtrėngosh tė anatemuarit dorėn edhe sidomos pėr idealin e madh qė zakonisht ėshtė pushtetmbajtja, kjo ėshtė e moralshme nė Shqipėri.
Kėtė gjė shpikėsit e demokracisė moderne shqiptare e quajnė moral, sepse medemek largon kacafytjen dhe luftėn.
Po ashtu, kur akuzohet apo tallet me fjalėn dhe me persona kur nuk paraqet fakte dhe kur fjala ka peshėn e fyerjes, sidomos pėr personin apo identitetin e mundėshėm qė tė del pėrpara. E shan individin me nėnė, me motėr, me far e me fis, e krahason me sende, kafshė dhe me organe tė turpshme tė trupit tė njeriut dhe pret pastaj, qė i akuzuari tė jetė pa tamth dhe me lepurin nė bark, pėr tė mos reaguar.
Nė Shqipėri nuk ka peshė fjala dhe nuk ka pėrgjegjėsi mbi tė, apo nė tė.
Nė Shqipėrinė moderne tė 2007 nuk ka shumė burra tė cilėt nė ēdo moment i japin peshė fjalės dhe i dalin zot asaj. Sot ka bura qė shahen dhe linēohen me njeri tjetrin duke u shkatėrruar moralisht dhe politikisht dhe nuk ju ndodh asgjė me fytyrėn e tyre dhe sidomos me ndėrgjegjen e tyre.
Dalin tė nesėrmen pa asnjė problem dhe pa asnjė ndrojtje nė publik tė qeshur dhe tė gėzuar. Ka prej tyre qė dalin edhe me krenarė, sepse janė futur nė klubin e tė sharėve dhe tallurve qė ka marrė pėrmasa tė llahtarshme. Kėnaqen me makinėn dhe sekretaren e bukur, si edhe me pagesėn dhe udhėtimet jashtė.
Harrojnė gjithshka dhe e kanė kthyer nė moral epitetin kriminel, hajdut, i korruptuar dhe nė gjithfarė formash tė krahasimit fyes.
Po ashtu janė edhe ato qė epiteti ju vendoset dhe nuk reagojnė, nuk bėjnė zė apo medemek nuk e kanė mėndjen apo e anashkalojnė njė fyerje tė rėndė. Nuk reagojnė kur ju thuhet spiun apo hajdut e i korruptuar qė ka vjedhur miliona. Nuk reagojnė se kanė dy mėnyra arsyetimi tė nisura nga qėnėsia. Kur je me tė vėrtetė i tillė, nuk reagon sepse je. Kur nuk je, nuk reagon, sepse ndoshta tė pėlqen qė tė tjerėt tė besojnė se je nė klubin e spiunėve dhe kjo ėshtė tepėr e lezetshme.
Pra ka ndodhur qė tashmė nuk pėrbėn moral mė pesha dhe rėndėsia e fjalės.
Ky ėshtė edhe fundi i moralit shoqėror dhe fillimi i degradimit tė plotė tė identitetit shoqėror, qė nuk toleron bashkimin e tė mires me tė keqen nė krijimin e lėkurės qytetėruese shqiptare.
Maskarenjtė duan me patjetėr qė tė gjithė tė jenė si puna e tyre dhe tė gjithė tė jenė me peshėn e korrupsionit apo moralit tė prishur. Nė kėtė rast ato kanė tė sigurtė, jo vetėm mbijetesėn, por edhe sundimin politik.
|